Çfarë ishte Konferenca e Prevezës?

redaktor

I nderuar lexues! Konferenca e Prevezës (6.11.1879) ishte konferencë turko-greke e mbledhur për të caktuar kufirin e ri jugor mbi bazën e vijës Kalama-Selemvria që kishin rekomanduar Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit. Me t’u hapur lajmi i mbledhjes së Konferencës së Prevezës, patriotët shqiptarë mblodhën po në Prevezë kuvendin e tyre, i cili e pranoi rekomandimin e Fuqive të Mëdha për bashkimin e Tesalisë me Greqinë (deri te lumi Selemvria), por kundërshtoi kategorikisht lëshimin e Epirit (deri te lumi Kalamas). Rezoluta e Kuvendit shprehej se në rast se Fuqitë e Mëdha nuk do t’i merrnin parasysh interesat e Shqipërisë, shqiptarët do t’i kundërshtonin me armë vendimet e tyre. Si rezultat, në Konferencën e Prevezës u vendos që Greqisë t’i lëshohej Tesalia, por jo Epiri. Meqenëse qeveria greke nuk e pranoi këtë zgjidhje, pas gjashtë javësh, Konferenca mori fund pa asnjë rezultat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *