Oktapodi serb në Shqipëri

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Akoma nuk po e kuptoni se shërbimet sekrete serbe po luajnë kartën e fundit që u ka mbetur për të destabilizuar edhe njëherë Shqipërinë e bashkë me të edhe Kosovën? Një ndërhyrje e tyre nga jashtë është absolutisht e pamundur dhe për këtë qëllim kanë aktivizuar përsëri klanin agjenturor me në krye kryeagjentin Sali Berisha i cili përditë e më shumë po bëhet qartësisht i lexueshëm që po kërkon destabilizimin përfundimtar të Shqipërisë e Kosovës me qëllim ndarjen e kësaj të fundit sipas planeve të Serbisë. Të gjitha sa po ndodhin me opozitën e sotme janë thjesht shkëndija për t’i vënë flakën Shqipërisë. Po qe se qeveria aktuale nuk i thërret ndërgjegjes kombëtare për të demaskuar këtë tradhtar dhe për t’i prerë të gjitha tentakulat e oktapodit serb në Shqipëri, situata ka për të precipituar tmerrësisht shpejt dhe tragjedia e 1997-ës ka për të qenë si lodër kalamajsh në krahasim me atë që i është përgatitur Shqipërisë këtë radhë. Të bashkohemi të gjithë nën moton se o do ta bëjmë sot kombin shqiptar të denjë për t’u radhitur përkrah popujve të qytetëruar të Europës, o nuk ka për t’u bërë kurrë dhe do t’i nënshtrohemi ligësisë e tradhtisë berishjane që na ka shkatërruar këto 25 vjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *