Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Dilni kundër qeverisë… gjëja më normale dhe i bën nder demokracisë, por… jo nën hyqmin e atyre që vodhën, vranë, tradhtuan vendin me shitjen e detit… ndryshe ku ju çon mushka, keni respekt për veten, apo miratoni listën e akuzave të mësipërme? Kjo vlen edhe për mitingashët e PS-së dikur që njëherë dilnin me parulla kundër një njeriu, pastaj pasi bëheshin partnerë, me parulla pro aleancës së re… apo futeshin në grevë urie (ku hyrja dihet, dalja jo) ndërkohë që i pari i tyre jo! Nuk ecën demokracia sa kohë ekziston besnikëria e verbër partiake apo ndaj emrave të përveçëm, po ashtu ishim mirë me komandantët në monizëm. E djathta ka dhe shtëpi të tjera në vend, PD-ja tashmë është degraduar sepse po ringrohin të njëjtën supë të vjetër…
