Këto kohë në media po përmendet emri i Gjergj Bojaxhiut si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Dy ditët e fundit ai është bërë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale. Bojaxhiu ka hedhur një album fotosh në Facebook me titullin “Pasionet e mia”.
Në to tregohen fotot në majën e Everestit, duke ngjitur një shkëmb, në majën e Tujanit duke parë Tiranën dimërore, takimi me ambasadorin e SHBA Arvizu pas kthimit nga Everesti; pritja që iu bë grupit të alpinistëve shqiptarë në Rinas, pas kthimit nga sfida e radhës për 100-vjetorin e Pavarësisë etj, etj.
Na shfaqet një tjetër Gjergj Bojaxhi, me mjekër dhe atlet. Në fakt ka dashur të thotë ndoshta se edhe kandidimi për Tiranën është i vështirë, por eksperienca e tij, do ta çojë drejt majës. Të shohim. Fillimisht Bojaxhiut, do t’i duhen 7000 firma të qytetarëve të Tiranës që KQZ ta regjistrojë si kandidat për zgjedhjet e 21 qershorit.

i ngjan ACOS mo qerrata,……babain e ke flori djale.keni qene familje e shkelqyer ne tirane.si stavri, smilda irma , sava. respecte.
Per Gjergj Bojaxhiun, panvaresisht se nuk e njoh, kam patur nje pershtypje shume te mire, si administrator dhe si politikan, qe ishte per pak kohe.
Jane largimi i ketyre njerezve, si Bojaxhiu, Oketa dhe te ndonje tjetri, qe nuk mund te beheshin loja e kriminelit berisha, qe i dhane PD, disfaten e sigurte.
Mendimi im eshte qe zoti Bojaxhiu, te konsultohetvedhe me Edi Ramen, me kryesine e PS, pse jo edhe me LSI, ka shume mundesi qe mazhoranca ta marrin ne konsiderate synimin e zotit Bojaxhiu, si nje kandidat fitues, per mazhorancen.
Por natyrisht nje kryebashkiake grua, do te sillte nje risi te shkelqyer, per imazhin e Shqiperise, ne bote.
Mir e keni Horr mendimin per grua kryebashkiake Por problemi qedron ndryshe se te gjitha grat qe jane ne parlament jane te dhena pas donzhuanit Berisha Qe keshtu imazhi mbetet per Salen dhe jo per Shqiperin Ketu po tradhetojne burrat dhe jo grat qe e kane ne natyre
Eshte nje djale qe rrezaton qytetari .Eshte shume lart duke e krahasuar nivelin e tij me pjesen tjeter te te ashtuquajturve politikane.Do ta firmosja pa dyshim kerkesen per rregjistrim ne KQZ. Eshte nje person qe te imponon rrespekt dhe te bind per aftesite e tij.
SHUME PROFESIONAL, gjithnje me ka lene pershtypjen e nje njeriu te pergjegjshem, teknicien dhe jo te nje politikani qe ben demagogji. Per Tiranen do ishte nje fat qe te kishte nje kryetar bashkie si Gjergj Bojaxhi.