I shte folur se dita e djeshme do të ishte një e premte me fenomene të rralla natyrore, ku mes të tjerave do të mbizotëronte eklipsi diellor, por në fakt rezultoi më shumë se kaq.
Një fenomen tokësor ua mori krejt vëmendjen, ngjarjeve të qiellit. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar pikërisht dje, të premten arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi sipas saj kanë inskenuar të gjithë ngjarjen e atentatit të dyshuar ndaj Doshit. Edhe këtë herë mandati për një arrestim të bujshëm është dhënë ditën e premte, ashtu siç edhe ka ndodhur disa herë të tjera, kur janë ndaluar persona të njohur.
E premte ishte edhe kur prokurori Ramadan Troci, lëshoi urdhrin e arrestimit ndaj Ardian Fullanit, në atë kohë Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Edhe me arrestimin e Shpëtim Gjikës, urdhri i ndalimit u dha ditën e premte dhe ai kaloi disa orë në polici dhe më pas në spital. Duket se prokuroria i përcakton ditët e fundjavës për urdhrat e ndalimit për personazhet e njohura me qëllim që edhe populli të ketë me ç’të merret gjatë ditëve të pushimit 🙂

Me kujtohet debati i famshem per bllokimin e votimit te tre ligjeve nga ish opozita e majte, ligje qe me ne fund u votuan para zgjedjeve parlamentare te qershorit 2013. Nje nga keto ligje ishte dhe ligji per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte, perfshire dhe deputetet. Nuk e di pse duhet te votohet per heqjen e imunitetit te ketyre deputeteve, kur ligji ne fjale i ve keta deputete autamitikisht para drejtesise, njelloj si gjithe qytetaret e tjere.
Se ai ishte nje pretendim kote I Pd atehere.Ata tre ligje ishin jystifikimi I deshtimit ,se ne praktike nuk kane asnje rendesi.Ligji nuk del dote mbi Kushtetuten.
Imuniteti eshte nga themelet e kushtetutes.
jemi ne hall…..si do shkoi kjo pune.