Armina, Zeni dhe fotografi misterioz

Dita

Shkëlzen Berisha nuk e ka shumë pasion fotografinë dhe të rralla janë pozat që ai bën publike në profilet e tij në rrjetet sociale. Ndaj pas disa kohësh ai ka vendosur të ndryshojë foton e profilit në “Facebook-un” e tij.

Me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, djali i Sali Berishës ka kërkuar vëmendje me këtë ndryshim. Kjo gjë nuk kishte se si t’i shpëtonte të dashurës së tij, Armina Mevlanit, e cila i ka lënë edhe një koment ku shkruan: “Sa të mirë e ke fotografin, hahaha! Si yll ke dalë”.

Nuk e dimë nëse Armina i referohet vërtet ndonjë fotografi personal që mund të ketë i dashuri i saj Shkëlzeni, apo mos ndoshta pas “fotografit” fshihet vetë ajo? Kjo e dyta duket më e besueshme..

shkelzen-berishaaa

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *