Java 28, e shtuna zbret në fushë dy vendet e para

Dita

Me garën për titull më të hapur se kurrë e shtuna e javës së 28 të Kategorisë Superiore do të zbresë në fushë dy pretendentë për titull. Në “Zeqir Ymeri”, Kukësi do të presë Vllazninë, në sfidën numër 6 ndërmjet këtyre dy skuadrave këtë sezon. Në 5 takimet e tjera midis kampionatit dhe Kupës, verilindorët kanë fituar 4 ndeshje dhe barazuar një, barazim që ka ardhur në sfidën e kthimit në Kupë.

Kampionët e dimrit vijnë pas fitores së pastër 4-0 ndaj Flamurtarit në shtëpi dhe ndaj shkodranëve nuk priten surpriza. Kuqeblutë kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe integrimin e elementëve të rinj që do të jenë e ardhmja e ekipit. Nga “Zeqir Ymeri” në stadiumin Skënderbeu me 3 orë diferenca skenari duket i njëjtë.

Kampionët presin Elbasanin një skuadër të lehtë në letër dhe që duket e dorëzuar në garën për mbijetesë duke menduar për sezonin e ardhshëm. Në 5 sfidat e fundit ndërmjet tyre të luajtura për dy sezone të veçanta, korçarët kanë marrë maksimumin edhe pse 4 prej këtyre sukseseve kanë ardhur me rezultatin minimal 1-0. Për këtë sfidë trajneri Mirel Josa duhet të heqë dorë nga tre futbollistë, Renato Arapi, Tefik Osmani dhe Aco Stojkov, çka detyrojnë drejtuesin e stolit të arnojë mbrojtjen. Megjithatë kampionët nuk priten të kenë shumë punë në mbrojtje pasi kjo sfidë parashikohet të ketë një drejtim.

Mbrojtja më e mirë e kompeticionit edhe pas kësaj jave pritet të jetë ajo e Skënderbeut pavarësisht mungesave të shumta. Sfida e tretë e së shtunës është ajo në “Niko Dovana” ku Teuta pret Flamurtarin në një sfidë shumë të rëndësishme për vendasit. Vlonjatët duken të dorëzuar dhë pa asnjë objektiv në javët e mbetura edhe pse kuqezinjtë dëshirojnë të luajnë për të rifituar tifozët të cilët janë ftohur me ekipin nga paraqitjet e javëve të fundit. Por për djemtë e detit kjo sfidë është shumë e rëndësishme duke parë që Apolonia ka një përballje të vështirë me Tiranën dhe diferenca me fierakët në përfundim të javës mund të jetë edhe më e madhe.

Share This Article
1 Comment
  • Vllaznia shkon me ballin lart ne Kukes per te kerkuar humbjen e katert me krenarine qe karakterizon superligen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *