Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Me sa kuptoj, PD-ja i trembet bllofit. S’ka dyshim që është brenda skenarit të filluar nga Toma. Çfarëdo preteksti të shfrytëzosh për të bërë opozitë, kjo e Tomës nuk e favorizon aspak PD-në. Përkundrazi, të lënë përshtypjen se janë dhe ata të përfshirë në këtë skandal të improvizuar me kaq bujë. Ndoshta skenarët famëkeqë kundra shqiptarëve po hasin në një ekip që deri tani i ka fituar të gjitha betejat me krimin. Kalbësirat e mbjella nga qeverisja e PD-së dita-ditës po zëvendësohen me atë jetë normale që kërkojnë shqiptarët.
Nuk është rastësi që, nga një akuzë e hedhur, të vihet në veprim tritoli, grabitjet, alarmet për bombë, ringjallja e Lazaratit, arrestimet e drogaxhinjve e thirrjet për protesta kundër qeverisë Rama-Meta. Bisha po hedh në veprim çdo segment armiqësor kundër shtetit shqiptar për të ngjallur destabilizimin e prishjen e qetësisë në prag të zgjedhjeve lokale. Pakot e rrema krijojnë një situatë që populli t’u shmanget grumbullimeve, siç janë manifestimet për fushatën para zgjedhore si dhe gjatë zgjedhjeve në ambientet e qendrave te votimit. PD-së i intereson që pjesëmarrja në këto votime të jetë sa më e ulët, mbasi ushtarët e saj janë të pandryshueshëm. Praktikat kanë treguar se në këto momente ndodhin dhe skandalet më të mëdha politike. Përveç pasojave në dëm të reformave, këto krijojnë dhe një klimë jo të favorshme për t’u integruar. PD-ja të jep përshtypjes se nuk po lë gur pa lëvizur që ne të mbetemi gjithmonë në pikën e nisjes edhe pa u shkrepur pistoli për start. Duke e ditur që e pret një disfatë e dytë, nuk dinë se si të shfryjnë vrerin ndaj kundërshtarëve dhe popullit që s’u vinë më nga pas.
Uroj që këto arrestime, të peshqve të vegjël, të na shpien tek peshkaqenët e politikës shqiptare. Hajde qoftë për hajër!
