Nuk ka parti të djathtë që i trajton pronarët ashtu si i ka trajtuar PD. E keqja është që ne si votues të djathtë, nuk kemi ku mbështetemi. Alternativat brenda së djathtës nuk kanë forcë deri tani. Sa për Berishën, ai do ketë përjetë votat e anti-pronarëve, pra atyre që pushtuan trojet tona dhe ai ua legalizoi. Ne si pronarë votuam për PD-në, dikur, tashmë jemi njerëz të papërfaqësuar politikisht. Për sa më takon mua, për Berishën vlen ajo shprehja e vjetër që kemi ne këtej nga Kruja: “Të bleva për burrë Jemeni, më dole groshë syqeni”
SMS në DITA në 06890 73730
