Pse arrest për të dy? Përgjimi brenda dhomës së Prokurorisë që implikon edhe Frrokun

redaktor

Prokuroria e Përgjithshme i drejtoi Kuvendit një raport me 7 faqe, ku argumentonte pse kërkonte arrestimin e të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ndërsa kishin inskenuar atentatin nga “vrasësi” i paguar Durim Bami.

Sipas argumenteve të organit të akuzës, në raportin që dje e kanë pasur në dorë edhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe vetë të dyshuarit, shpjegohen përgjegjësitë e secilit prej të akuzuarve.

Në dokument thuhet se “ka qenë nipi i deputetit Tom Doshi, i cili e ka prezantuar me Durim Bamin”. Pra deputeti e ka njohur 36-vjeçarin nëpërmjet nipit të tij dhe më pas e ka detyruar të japë dëshminë e regjistruar në video.

Për këtë shkak ndaj Doshit janë ngritur 3 akuza, “kallëzim i rremë”, “deklarim i rremë para prokurorit” dhe “kanosja për deklaratë të rremë”. Sipas Prokurorisë, Doshi ka dhënë deklaratë të rreme para prokurorit për atentatin që rezultoi i sajuar.

Bami akuzohet se është përfshirë në këtë situatë, megjithëse me dëshminë e tij ndihmoi hetimet.

Por akuza më e rëndë ndaj Bamit është fakti se ai ka pasur njohje me deputetin Mark Frroku dhe në dëshmi e ka mohuar. Gjithashtu deputeti Mark Frroku akuzohet për deklaratë të rreme në Prokurori, pasi ka thënë se nuk e njeh Durim Bamin, por nga dëshmitë, fotot dhe përgjimet e kryera rezulton se ai e njeh të arrestuarin.

“Qëndrimi i deputetit Frroku u kundërshtua nga kamerierët e lokalit “Antika” në pronësi të Tom Doshit, të cilët kanë deklaruar se kanë parë ulur në tavolinë disa herë deputetin Frroku, bashkë me Doshin dhe Bamin”.

Prokuroria i ka treguar disa foto Bamit ku shfaqej me deputetin Frroku, pasi kishte deklaruar se nuk e njihte dhe i arrestuari ka thënë më pas se e njihte vetëm si fytyrë, por jo si emër. Kjo ka rënduar pozitat juridike të të dyve.

Por një tjetër fakt që renditet në raport, është përgjimi në dhomën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë ballafaqimit sy më sy, pa prezencë të prokurorëve, të Tom Doshit dhe Durim Bamit. Pa ditur se dhoma kishte përgjues, ata kanë biseduar.

“Ti e di që unë nuk kam lidhje në këtë ngjarje. Këtë e dimë unë, ti dhe ai”, ka thënë Bami ndër të tjera, një detaj që provon se personi i tretë është pikërisht Mark Frroku.

Ky detaj përmendet në raportin e dërguar edhe në Kuvend. Bami është shprehur gjithashtu se: “Doshi më kërkoi që të gënjeja. Ministri Tahiri më kërkoi të bëja deponimin, por nuk e bëra se e dija që ishte gënjeshtër

Share This Article
16 Comments
  • I pari qe eshte regjisori i kesaj skenari, eshte Frroku me Dritan Priftin.
    Koordinimi eshte bere me Berishen.
    Toma eshte i trashe dhe u fut derr ne thes ne kete loje te ndyre qe krijoi Frroku per te bere rremuje te shpetoje vellane nga Burgimi Perjetshem.
    Aty te ngordhi bashke me vellane, dy kriminele qe vrane Komisarin Lamaj.

  • Ketyre u thone ; shejtan budalla. Keta do denuar per kercenime dhe tradheti ndaj shtetit shqipetar. Me vine mire qe shteti nuk u mashtrua nga kjo djallezi tinzare dhe me vjene keq qe opozita u mashtrua kaq lehte nga disa akuza pa fakte. Shteti ta coje deri ne fund kete ceshtje se ka mbeshtetjen e popullit kurse opozita duhet te gjeje sa me shpejt politikane te kupoles drejtuese se po vazhdoi keshtu do ta mbylle dyqanin.

  • Saliu dhe Luli vrane dhe vodhen dhe nuk i thirri njeri ne prokurori e jo me te arrestohen .
    Ndersa keta te dy arrestohen menjehere se paskan genjyer ?????

  • U KA DHENE RUSIA AZIL POLITIK,

    ATJE DO SHTYHEN DERISA “TE BIEN GJAKRAT”

    E PASTAJ DO TE VIJNE PRAPE PER NJE MISION TE RI.

  • KOALICIONI I KOKAINES DHE DROGES LIKE-RAMA PO I “SHKRIN” SHPEJT 1 MILION VOTAT E KESAJ ALEANCE FAMEKEQE.

    Fatkeqesia e kesaj situate eshte se opozita aktuale shqyptare eshte po aq e KRIMINALIZUAR sa aleanca e Like Floririt me Doshet dhe Frroket e Evdinit. Vetem po te kujtosh vrastaret dhe kusaret opozitare Sali Berisha dhe Lulzim Basha, Aleate te djeshem te Like Floririt me gjithe banditet e tyre me pushtet, mjafton te kuptosh se Koha komuniste e Qepes e Enver Hoxhes nuk do te ike as me hir dhe as me pahir nga vendi yne i mallkuar nga Zoti dhe i harruar nga Bota.

  • Sajesa eshte e stisur nga SB,ky me Agron Kuliçaj, i cili pasd Hajdarit ka marre ne dore tritolet reale dhe fallco dhe drejtohen nga SB per destabilizimin e vendit.Eshte e çuditeshme si nuk po dergohet ne gjykaten e Hages,pasi drejtesia jone nuk e ben dot nje gje te till,se e komandon Saliu.Vonesa do te jet me pasoja per vendin.Rama s’vepronte dot pa Meten “Per Saliun kam debulese”,Nishanin e kam shok..”.?? Po tashme qe Saliu don ta haj mish..Si do veproi ??

  • Nëse ka fjale ” të pergjuara ” vetem prej Bamit që tregojne se eshte e sajuar,kjo eshte nje prove aq e vertete sa dhe videoja “Doshi” . Nëse pretendohet se Bami ka genjyer në video atëherë dhe biseda mes tyre është e manipuluar nga prokuroria .Doshi nuk do ishte aq toc sa të fliste në prokurori për ” akuzë të sajuar “

  • SKANDAL I PA PARE DHE DEGJUAR

    asnjehere me pare ne jeten time. Lexojeni me kujdes piken “2.2.2” te kerkeses se Adriatik Llalles per arrestimin e dy deputeteve, Doshi dhe Frroku. Gamimet jo vetem ortografike por edhe gjinore jane te Llalles. Nga leximi del qe Bami paska edhe shtepi ne plazhin e Durresit (?). Mjafton te rilexoni deklaraten e gangsterit Tahiri, apo edhe ate te vete Doshit, i cili deklaron se “…Bami ndodhet ne shtepine e Doshit ne Gjiun e Lalezit…”.

    I vetmi argument i drejte dhe i bazuar ne fakte eshte kerkesa per arrestimin e deputetit Mark Frroku per deshmi te rreme dhe kontrollin e baneses se tij, ku do gjeje me siguri kater muret mbase edhe me dritare te shkulura.

    E gjithe kerkesa e Llalles eshte bazuar ne deshmite e imponuara nga “te interesuarit” per ti dhene rrjedhen e desheruar ketij akti kriminal te porositesit per vrasjen me pagese te deputetit Tom Doshi.

    Nese Xholi, Kuulluri dhe Kajana, jane perpiluesit e ketyre akt-akuzave boshe, te redaktuara nga Llalla, veprimin me korrekt qe duhet te bejne kuvendaret e zgjedhur me vote popullore eshte te leshojne urdher arresti per vete keta te kater injornte e manipulues aspak inteligjente te fakteve te bazuara ne “pergjime ambjentale” ne ambjentet e vete prokurorise, me biseda te mirespecifikuara te vena ne gojen e killerit me pagese Bami.

    Me kete tip akt-akuze eshte vulosur me te zeze edhe ai pak besim qe ndonje idioti mund ti kete ngelur ne drejtesine shqiptare te Llalleve te turnit, apo te Xholeve te dekoruar nga amerika e Donald Lu-se. Skandal i pa pare dhe degjuar me pare !

    “2.2.2 Gjithashtu, shtetasi Tom Doshi pohon se e ka pare fizikisht sasine e eksplozivit te disponuar nga shtetasi Durim Bami me qellim per te hedhur ne ere shtetasin Tom Doshi. Ai pohon, gjithashtu se kesaj sasie eksplozivi i lidhej dhe nje telefon celular (C-4 dhe nje telefon i lidhur me te). Ne muajin Tetor te vitit 2014, shtetasi Tom Doshi i ka bere foto kesaj sasie eksplozivi, e cili lidhej edhe nje telefon celular, ne shtepine e shtetasit Durim Bami, qe ndodhet ne zonen e plazhit ne Durres. Kete foto ai e ka te fotografuar ne telefonin e tij, Iphone, dhe e ka dorezuar para organit procedues.”

  • SKANDAL I PA PARE DHE DEGJUAR

    asnjehere me pare ne jeten time. Lexojeni me kujdes piken “2.2.2” te kerkeses se Adriatik Llalles per arrestimin e dy deputeteve, Doshi dhe Frroku. Gabimet jo vetem ortografike por edhe gjinore jane te Llalles. Nga leximi del qe Bami paska edhe shtepi ne plazhin e Durresit (?). Mjafton te rilexoni deklaraten e gangsterit Tahiri, apo edhe ate te vete Doshit, i cili deklaron se “…Bami ndodhet ne shtepine e Doshit ne Gjiun e Lalezit…”.

    I vetmi argument i drejte dhe i bazuar ne fakte eshte kerkesa per arrestimin e deputetit Mark Frroku per deshmi te rreme dhe kontrollin e baneses se tij, ku do gjeje me siguri kater muret mbase edhe me dritare te shkulura.

    E gjithe kerkesa e Llalles eshte bazuar ne deshmite e imponuara nga “te interesuarit” per ti dhene rrjedhen e desheruar ketij akti kriminal te porositesit per vrasjen me pagese te deputetit Tom Doshi.

    Nese Xholi, Kuulluri dhe Kajana, jane perpiluesit e ketyre akt-akuzave boshe, te redaktuara nga Llalla, veprimin me korrekt qe duhet te bejne kuvendaret e zgjedhur me vote popullore eshte te leshojne urdher arresti per vete keta te kater injornte e manipulues aspak inteligjente te fakteve te bazuara ne “pergjime ambjentale” ne ambjentet e vete prokurorise, me biseda te mirespecifikuara te vena ne gojen e killerit me pagese Bami.

    Me kete tip akt-akuze eshte vulosur me te zeze edhe ai pak besim qe ndonje idioti mund ti kete ngelur ne drejtesine shqiptare te Llalleve te turnit, apo te Xholeve te dekoruar nga amerika e Donald Lu-se. Skandal i pa pare dhe degjuar me pare !

    “2.2.2 Gjithashtu, shtetasi Tom Doshi pohon se e ka pare fizikisht sasine e eksplozivit te disponuar nga shtetasi Durim Bami me qellim per te hedhur ne ere shtetasin Tom Doshi. Ai pohon, gjithashtu se kesaj sasie eksplozivi i lidhej dhe nje telefon celular (C-4 dhe nje telefon i lidhur me te). Ne muajin Tetor te vitit 2014, shtetasi Tom Doshi i ka bere foto kesaj sasie eksplozivi, e cili lidhej edhe nje telefon celular, ne shtepine e shtetasit Durim Bami, qe ndodhet ne zonen e plazhit ne Durres. Kete foto ai e ka te fotografuar ne telefonin e tij, Iphone, dhe e ka dorezuar para organit procedues.”

  • Zbulohet e verteta perse Meta donte ta vriste Tom Doshin!Njeriu qe jo me larg se nje vit hante nje vic sot eshte katandisur ne njeriun qe jeton me nje veze.Ky baba qe shikon cdo mengjes tre femije obis qe shendoshen cdo dite dhe jan te rrezikuar nga semundje si diabeti kerkon te na mbush mendien se dobesimi ekstrem eshte nje ceshtje sportive,diete,dhe jo semundje.E gjithe beteja eshte per LSI.Ate qe di ambasadori Lu dhe Edi Rama dhe Berisha per shendetin e Ilir Metes e di edhe Dritan Prifti dhe Tom Doshi.Dritan Prifti me ndihmen e Tom Doshit po punonin per marrien e LSI.Projekti amerikan per LSI pas shuarjes se zotit koqe veza,eshte qe ajo ti bashkangjitet PS.Kjo eshte arsyeja qe Ambasadori Lu u investua fuqishem ne kete histori.Kjo eshte arsyeja gjithashtu qe e goditi Doshin ne menyren me brutale.Kjo eshte arsyeja qe Rama mbajti anen e Metes i cili eshte ne moment tranzicioni,rruges per tek portat e Shen Pjetrit.LSI -ne Rama e do ne vathen e PS pa gjel ne krye.Marrja e LSI nga Doshi dhe Prifti fillonte lojen nga e para,loje qe Meta e luajti me sukses per shum mandate qeverisje.Ky skenar vertetohet edhe nga takimi i Priftit me Gjinushin ne momentin kur skenari per te marr LSI u kuptua qe deshtoi,pasi ishte amerika ajo qe e sabotoi fuqishem.Lufta per LSI sot eshte nje beteje e nedheshme teper e eger.Metes dukshem i jan dhene garanci nga USA qe mbyllja do jete me nder dhe familia do i gezoje parate,Rames i eshte premtuar LSI si shkrirje me PS,ndersa Berishes Bashkia e Tiranes per Dhenderin.Klani Doshi -Prifti do shkaterrohet ekonomikisht,ata kan aq shum para sa qe po ja arriten ta blejne PSD e gjinushit,ne zgjedhiet e pergjithshme ata mund tja arrine te krijojne nje kopje te LSI nderkoh qe origjinali mund te jete shkrire me PS.Frika nga renia ne perseritje apo rreth vicioz do beje qe Doshi,Prifti,Frroku,Ndreu,Ndoka,e shum te tjere te klanit teper te fuqishem katolik duke perfshir edhe Gjinushi pas asaj kafeje me Priftin,te nxirren nga politika.Panariti eshte piketuar nga Amerika si personi qe do bej tranzicionin e LSI drejt shkrirjes me PS.Braho dhe Berisha do kene te njejtin fund.

  • Po zbulohen genjeshtrat dhe genjeshtaret! Po te vertetat dhe fajtoret/shkaktaret do te dalin ndonjehere?

  • Po ikin halet nje nga nje. Do zoti dhe pastrohet sa me shpejt Shqiperia nga felliqesira te tilla. Hajde… rradha…

  • Po si I behet hallit qe Dritan Prifti deklaroni ne mediat Televizive se plani i vrasjeve te dy deputeteve eshte I vertete dhe I drejtuar nga Meta. Midis te tjerash ai u shpreh se eshte nje deshmitare ne kete histori……… Pse prokurori a nuk e theret per deshmi te reme? Po Berisha qe dha deklarate te reme pse nuk thiret ne prokurori? Po BASHA qe po I nxjer njerezit antikapate ne PROTESTA me slloganin “META IK” dhe e akuzone per kriminel…..pse nuk thiret nga prokuroria, si nxites I urejtjes, dhe provokuese i situatave te NXEHTE ku mund te degradojne drejt krimit?

    PROKURORIA DUHET TA COJE DERI NE FUND KETE LOJE TE BERISHES DHE TE MOS LAJE GOJEN ME NJE KRIMINEK SI BAMI.
    KERKOHET DEKRIMINALIZIMI I PARLAMENTIT DHE KJO FILLON NGA BERISHA, BASHA, TOPALLI…… KRIM NUK ESHTE VETEM PUR VRET, POR EDHE JUR VJEDH PASURINE E KOMBIT TEND, PASI I CON NJEREZIT NE DEPRES DHE VRASJE….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *