Pjerini dhe kthesa në jetën e tij

Dita

Deputeti Pjerin Ndreu ka reaguar pas raportimeve se ai është hequr nga grupi i Miqësisë SHBA-Shqipëri për shkak të të kaluarës kriminale. Ndreu, ish-zyrtar policie, thotë se që kur ka kapur 17 kg drogë në nëntor të vitit 2003, nuk ka gjetur qetësi.

“Nëse dikush vërteton një rast të implikimit tim në një rrjet kriminal apo ngjarje kriminale unë dal publikisht përjetë nga politika! Nëse gjen dikush një tregtar apo qytetar që të ketë ndarë qoftë njëherë një lekë me mua në vendet ku kam punuar unë në policinë e shtetit, apo të ketë bërë një kompromis kriminal unë e bëj zgjidhjen menjëherë! E bëj këtë prononcim se dikur në Nëntor të 2003 në një operacion policorë të drejtuar nga unë, u sekuestruan 17 kg drogë në një autobus në Vorë që i përkiste dikujt me pozitë të lartë.

Që atëherë nuk kam pasur qetësi se ai grup kriminal s’ka lënë gjë pa bërë e pa shpifur ndaj meje! Por e bëj edhe se disa komentues ditkan shumë për mua se qenkam i pasur, se paskam vjedhur, se paskam vrarë etj..! E sfidoj cilindo individ apo institucion shtetëror që të gjejë prova dhe unë e di pozicionin se ç’duhet të bëj. Në jetën time nuk di të ketë rekorde kriminale dhe nuk ka për të pasur kurrë! Nuk me komplekson askush me këto histori që gatuhen në disa kuzhina të fëlliqura!” shkruan Ndreu në FB. Një fjalë e urtë popullore thotë që’ me të thatin digjet edhe i njomi”, mos u habit që ti Ndre të jesh i njomi.

Share This Article
11 Comments
  • Zoti Pjerin Ndreu, respekt per ju dhe punen tuaj, qe keni bere gjithe keto vite.
    Ju sugjeroj, qe te arrini te kuptoni, se nje projekt shume i rezikshem i Serbise, ka filluar te inplementohet ne Shqiperi.
    Projektuesi eshte sigurimi i fshehte serb, zbatuesi eshte agjenti i tyre sali berisha.
    Cfare eshte ky projekt ugurzi?.
    Me ngjarjet e fundit Doshi + berisha, si iniciator, Serbia po synon te fuse ne lufte veriun me jugun e Shqiperise.
    Mbasi nuk ja arriti me planin serb, ku berisha e quante Vloren dhe vlonjatet greke, qe indirekt i thoshte botes, se kufiri grek eshte ne Vlore, tani po perdor miopine dhe budallallekun e Doshit, oer ti thene veriut te Shqiperise, se qeveria Rama eshte antiveriore dhe “faktet” jane, te gjithe deputetet e veriut, pi i quan kriminele.
    Zoti Ndreu, mos bjer ne rrjeten e seksereve te spiunazhit serb, me zbatues berishen.
    Ju zoti Ndreu, jeni oerfaqesues i veriut, qe si perfaqesuesit e jugut, perfaqesoni nje shtet, nje komb.
    Le te mundohet serbia me saliun, te fuse armiqsine, por sdo tja arrijne, panvaresisht se ndonje si Doshi, se kane intelektin, te shikojne me larg se hunda e tyre.
    Rrini i qete zoti Pjerin Ndreu.

    • Keta te Veriut i perpunon Sali Berisha sa here te doje.
      Me kujtohet kur Topi krijoi Parti, dhe 2 nenkryetaret ishin Tropojane. Gjinushi i tha me tallje, Parti me Tropojan do besh ti Topi? Atyre njehere ju thote Mirmengjez Berisha, dhe te ikin, shkojne tek Berisha.
      Mua me duket qe Pjerin Ndreu eshte tjeter brum, qytetar Shkodran. Por me sa duket qenkam gabuar…..
      Edhe Pjerini pret fershellimen e Berishes, si Kadeli e disa te tjere ….

  • na thuaj ndonje emer o shef pjerini, jo per gje , po sa per kuriozitet………apo dhe ti vellai leprit.

  • PMetin Ndreu,eshte Nje Kuader I pergatitur,qe ka dhene resultate teMira ne punen e Tij Si ne polici,por dhe ne zgjedhjet e pergjitheshme Si krye tar I partise socialists te Tiranes.Meqenese ka skill se te larte qarqe te ndryshme mundohem ta sulmojne me disa Informacionin te pa verteta te marre nga njerez te pa formuar qeduan te eresojne te vertetat.Fakti eshte qe PJerini eshte sulmuar nga ish MInistri Igli Tosk nje bashkepuntor I negushteI Fatos nanos ne ate kohe Kryeminister I shqiperise. E verteta eshte kjo Igli Toska dhe Fatos Nano deshin fushe te lire veprimi per tu pasuruar nepermjet droges.Kapja e droges nga PJerini Ndreu u kthue ne nje bumerang per te.Prandaj sot mereni Ju me te .Mos u terhiq PJerini Ndreu,Je person qe pak njerez I dine blerta e tja.

  • Nuk behet shtet me veriore, jane ose te inkriminuar, jo sistematike, dinake dhe shume fodulle…
    Njerez te zgjuar por….

  • Shqipëria është e të gjithëve dhe shtetin e ndërtojnë të gjithë. Nuk ka aftësi rajonale gjeografike, por vetëm aftësi, përkushtim, moral, personal.

  • O Pjerin,po ti o burre qe te behesh i besueshem nga une ,duhet me konkretishte,une nuk di se cfare ke ti ne mendje,kush eshte personi ose grupi qe te sulmojne …skane emera keta ..

  • Pjerin mendoj se ti duhet te tregosh emrin e atij qe thua se eshte drejtuesi i nje grupi kriminal , neqoftese do te vazhdojme keshtu te flasim pa emra nuk ka zhvillim , perparim etj.Sot kerkohet te dale ne shesh e verteta pa te verteten ky vend nuk ka zhvillim por vetem degradim .Kryetari i partise tende cdo dite thote mjaft me genjeshtra te dale e verteta per cdo rast dhe percilin do qofte qofte e hidhur dhe e embel.

  • Pa na trego perse i nxorre koburet me Kosenin ne sy te Ministrit Spartak Poci , ti Drejtor kufiri ai tjetri Drejtor i Policise ne Elbasan?

  • PO KERKONI QE TE THOT EMRA , PER CFARE ARSYE TI THOT EMRAT VETEM PER TI HAPUR PROBLEME VETES APO TE KERKOJ AZIL POLITIK NEPER BOTE, NUK E KUPTONI QE JETOJME NE SHQIPERIN E KORRUPTUAR KU NUK KA DREJTESI, FLITET PER NJE FUNKSIONAR TE LARTE, DHE FUNKSIONARET E LARTE NE SHQIPERI NUK PREKEN, NE 25 VJET DEMOKRACI KA DIKUSH TE ME THOTE SE NDONJE POLITIKAN APO MINISTER KA BER DHE NJE BURG DITE PER TE GJITHA NGJARJET QE KANE NDODHUR NE KETA VITE, QE NGA VRASJET E SHKODRES, QE NGA 97,NGJARJA E GERDECIT, 21JANARI, KUR FLITET PER NGJARJE ME FUNKSIONAR TE LARTE NE SHQIPERI ASKUSH NUK GUXON TE DENONCOJ NGJARJET SEPSE DO KENE VETEM PROBLEME, SI DESHMITARI I KOMISARIT LAME QE DUHET TE ISHTE NE FSHEHTESI TE PLOTE, DHE CFARE DOLI?!PERFUNDOI ME EMER DHE MBIMER DHE FOTOGRAFI NEPER FAQET E GAZETES, DREJTESIA NE SHQIPERI NUK FUNKSIONON ,DHE MOS I KERKONI KETIJ ZOTERISE QE TE JAPI EMRA SE DO TI SHKATERROHET JETA ME GJITH FAMILJE, DO TA CONI EMIGRANT POLITIK NEPER BOTE,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *