Xhelal Mziu tashmë ndodhet mes dy zjarreve. Deri pak kohë më parë ai ishte një personazh që sulmohej nga kundërshtarët e tij politik, madje edhe u arrestua nga drejtësia. Por ditët e fundit situata për të ka ndryshuar. I bindur se kishte mbështetjen e PD-së, Mziu ecte i qetë në rrugën e tij për një tjetër mandat duke nisur edhe fushatën.
Madje aq i sigurt ishte sa shpërndau çmime edhe për mediat pranë Bashës dhe gazetarët e tyre( nuk ka javë që Xhelati të mos shfaqet me një çmim në dorë në faqen e tij në Facebook, ai mund të thyej rekordin Guinnes). Por ëndrra duket se po i ndërpritet në mes. Një socialit, i konvertuar në demokrat po kërkon t’i ndërpres karrierën.
Asllan Dogjani ish-deputeti i PS-së ka kërkuar zyrtarisht të jetë kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në bashkinë e Kamzës. Këtë njoftim Dogjani e ka bërë në rrjetet sociale, por i ka shkruar zyrtarisht edhe kryesisë së PD-së. Në facebook-un e Mziut kanë nisur sulmet ndaj Dogjanit duke e quajtur një socialist që s’ka lidhje me PD. Xhelali nuk ka bërë reagime ndaj këtyre ngjarjeve, por as nuk i ka fshirë komentet që sulmojnë konkurrentin e tij.
Një prej komentuesve i kujton një këngë partizane Xhelalit duke vendosur vargjet në profilin e tij në Facebook. “Mora pushkën dola malit për atdhe, nuk e dija se armiku ishim ne”, shkruan ndjekësi e Mziut. Po ta shohim hollë-hollë, Dogjani është jabanxhi në parti, ndoshta Xhelali nuk ia ka ndjerë rrezikun.

pune katunaresh
mziu duhet te iki. Eshte i pa afte .
Po të isha në vënd të Xhelalit do të vija në mes të Kamzës paralajmërimin “Këtu ka tradhëti burraaaa..a” dhe do t’ju bija daulleve të kushtrimit! Tung zhelal.
Or Zhelal porti paske qen i but si pamuku or Zhelal.Tironcit e vjeter or Zhelal thone i fjale
Katunar surrat parure edhe me ndrru 7 lekur qytetar ti nuk bohesh kurre.Or Zhelal Bythorja bythore te ben. shif venin ku jeto katunar ke me njel gjithe jeten ska me tu heq lodra the thupra prej dore te mungon edhe cyrrlja ose tupana.
zhelali osht trim e fiton edhe i pamvarun kryetarllikun, se i bie fort lodres, jepi forca zhalal ziu
bac u kry…………