Zbardhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri‐ Kosovë

Dita

Qeveria shqiptare ka publikuar sot axhendën e mbledhjes me qeverinë e Kosovës, që do të zhvillohet ditën e neserme në Pallatin e Kongreseve, në orën 11:00.

Sipas axhendës në orën 12:20 do të ketë një konferencë për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa.

Ja axhenda:

Ora 10:40

Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve

 Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.

(Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes do të mundësohet me regji qendrore. Do të keni frekuencat përkatëse ose marrja e sinjalit audio/video do të jetë pranë Pallatit të Kongreseve)

 

Ora 11:00

Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

(Pjesa e fjalimeve e hapur për mediat do të mundësohet me regji qendrore. Do të keni frekuencat përkatëse ose marrja e sinjalit audio/video do të jenë pranë Pallatit të Kongreseve. Fotoreporterët e akredituar do të jenë brenda Pallatit të Kongreseve)

 

Ora 12:00     

             Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

(Do të mundësohet me regji qendrore. Do të keni frekuencat përkatëse ose marrja e sinjalit audio/video do të jetë pranë Pallatit të Kongreseve. Fotoreporterët e akredituar do të jenë brenda Pallatit të Kongreseve)

 

Ora 12:20

Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

(Do të mundësohet me regji qendrore. Do të keni frekuencat përkatëse ose marrja e sinjalit audio/video do të jetë pranë Pallatit të Kongreseve. Gazetarët dhe fotoreporterët e akredituar do të jenë në ambientet e konferencës për shtyp.)

 

*Në Pallatin e Kongreseve do të mundësohet një hapësirë për gazetarët shqiptarë dhe kosovarë.

 

Share This Article
2 Comments
  • Rama kerkon te ndertoje parasen mbi mut!Po su la e u fshi vatani,nuk pret miq o lum mejdani!

    Po su la e u fshi vatani,
    nuk pret miq o lum mejdani. Ti vertet je shume i larte e gjerat nuk i shikon,
    Nderto nje here shtepin e pastaj dil ne ballkon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *