Deputetë, ose veproni, ose shkoni

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Zotërinj parlamentarë e qeveritarë, veproni ose shkoni! Nëse një grusht horrash bllokojnë Parlamentin e gjithë shtetin, bravo u qoftë dhe juve haram një milion votat. Populli ju votoi për të mbajtur premtimet, për të bërë shtet, luftuar krimin e vënë drejtësinë në rolin që duhet.

Opozita po kërkon dekriminalizimin e Parlamentit në vend që ta kërkonit ju. Bëjeni nëse nuk jeni të lidhur me krimin. Përse nuk i paditni e nxirrni para drejtësisë shitësit e detit, ata që ngritën piramidat, që bënë ’97-ën, ’98-ën, Gërdecin, 21 janarin, që greqizuan Jugun, ata që vodhën e shkatërruan pasuritë kombëtare, rrugën e Kombit etj.? Një milion votat konsumohen shpejt po s’i respektuat.

O veproni, ose shkoni se nuk ju votuam për gjatësi, por për të bërë shtet, ligj e drejtësi. Mos vallë nuk besoni akoma se jeni pozitë? Komandanti, Manëz.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *