Zbulohet motivi i “vrasjeve”? Një pjesë e papërfshirë në relacionin për Kuvendin

Dita

Prokuroria duket se ka zbuluar motivin se pse është e sajuar historia e vrasjes se dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mhill Fufi dhe kush ka qene ideatori i gjithë kësaj historie.

Burime nga organi i akuzës kane bere me dije se personi qe e ka treguar këtë, ka qene Durim Bami.

Mësohet se ai ka treguar më në fund para prokuroreve se kush ka qene qëllimi i gjithë kësaj historie.

Ppor per momentin organi i akuzës nuk e ka bere te ditur këtë pjese te rrëfimit te tij, as ne relacionin e dërguar kuvendit.

Gjithçka do te behet publike pasi te kryhendisa  hetime te tjera mbi pohimin e ri të Bamit, – raporton Vizion Plus.

Bami që është tani për tani i vetmi person i arrestuar, i ka kaluar per kompetence Prokurorisë se Tiranës, pasi pas rrëfimit ai nuk është më i dyshuar per akuzën e “vrasjes se mbetur ne tentative te funksionareve publike”, por per “kallëzim te rremë”.

Avokati mbrojtjes i Bamit, Ilir Murati, tha se pas kalimit te dosjes ne Prokurorinë e Tiranës, kësaj te fundit i duhet qe brenda 10 ditësh te beje rivlerësimin e masës per Bamin.

Vetë mbrojtja do te kërkoje lirimin e tij.

 

Share This Article
35 Comments
  • Motivi dihet.Rrezimi i qeverise dhe zgjedhje te parakohshme.Dhe zgjedhjet e parakohshme do ishin rast ideal per te destabilizuar edhe njehere tjeter Shqiperine,duke i shkaktuar pasoja katastrofale imazhit te vendit dhe Integrimit Evropian te tij.

    • Sakt Labi Vlorë! Si çdo lab i zgjuar që barazohet me tre grekë për koefiçientin e inteligjencës. Nderime!

        • Klase labi , zoti Pellumb dhe horri te tre vertet klase urojm dhe shpellarin ta terheqin keta legena mbas .

      • Ore Pellumb,
        shih se mos eshte e kunderta. Kam idene se Greket
        historikishte jane shquar per zgjuarsi.
        Apo……s’ka me mire me qen Shqiptar, edhe jemi ne rregull.

        • Sallakja? Nuk është e kundërta jo! E ka thënë Pukëvili ambasadori i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës! Madje kanë thënë se një lab dhe një dibran (veç e veç) kanë koefiçient inteligjence sa pesë gjermanë. Ma ka thënë Horr Merkeli i cili e ka dëgjuar drejtpërsëdrejti nga Enxhi ! Sa për dijeni unë vetë nuk jam lab! Por them “o sa mirë me kenë shqiptar lab dhe shqiptar dibran, se “peshoj” sa pesë gjerman’ “! Faleminderit që më lexoni!

        • E ke gabim Sallako, greket jane shquar per Hile=Mashtrim dhe jo per zgjuarsi. Hileja eshte si puna e shkaterrimit e ka suksesin te menjehershem po pa dobi.

          • Ah te mjeret ne cfare na takon te lexojme prej ketyre “eruditeve” komentues. Kot per kuriozitet sa prej jush qe shpreheni me kaq “autoritet” e kane studjuar historine e Greqise qe nga lashtesi e deri me sot. Jo per gje por vete kultura europiane bazohet mbi kolonat greko-romake e jo labo-dibrane.
            Jemi ne vitin 2015 dhe ketu kemi mbetur akoma tek etnocentrizmi dhe tek kaladibrancja.

          • Ajo cka me trishton ne Greqine e sotme eshte se jane pikerisht perfaqesuesit me origjine shqiptare ne politike ata te cilet shprehin qendrimet me ekstremiste e raciste ndaj shqiptareve.
            Nga ana tjeter problemi i shqiptareve eshte ai qe bartim edhe sot, ku shume syresh e konsiderjne veten me te mire se gjithe te tjeret e mbrojne vec “livadhin” e tyre me fanatizem.
            Vetem kur te mesojme te duam e te respektojme njeri tjetrin atehere ndoshta mund te kthehemi ne nje vend normal.

  • Skenari eshte shume i qarte. Vetem ata qe i kane syte te bytha e Rames dhe e Metes nuk e shohin dot. Toma, Frroku, e te gjithe kundershtaret e fuqishem politik do mbyllen brenda deri sa te mbarojne zgjedhjet vendore, pastaj do dalin ne gjykim te lire dhe ndoshta marrin dhe pafajesine bashke me ndonje shperblim. Idea eshte qe keta kane lek me thase dhe per rrjedhoje dhe elektorat, i cili mund ti prishi pune PS-LSI ne gjithe veriun e Shqiperise. PS dhe LSI i tremben faktit se Toma mund ndikoje e madje te fitoje jo vetem bashkine e Shkodres vetem fare por edhe ate te Lezhes e kushedi se cfare tjeter me mbeshtetesit qe ka. Dhe pastaj lamtumire kualicioni i Rilindjes qe i bie te vdese pa lindur akoma. Sepse qe te denosh nje njeri me akuzen idiote te kallzimit te rreme e ta shpalosesh kete si dekriminalizim kjo eshte si te vrasesh ujkun jo se ta ka care te gjithe kopene por sepse bertet naten e te ka lene pa gjume. Te ishte gjalle Jean de La Fontaine kushedi se cfare fabulash do kishte shkruar, e jo si vjershat e revistes Fatosi nga Arbeni i Dukajve.

    • Dr .John hallall e ke godit mu ne 10 qellimin edhe doja te shtoja qe tani eshte ne loje privatizimi i albpetrolit torta me e madhe dhe kreret e ripjelljes nuk duan kundershtare per te marre torten komplet ata………!!!!!!!!!!!

  • Motivi: Flamuri i Shqiperise etnike ne stadiumin e Beogradit, qe u pasua nga qendrimi atdhetar i kryeministrit te Shqiperise, ne vatren e qelbit te Serbise, jane arsyet qe akademia antishqiptare e Serbise, te hedhe ne sulm, gjithe potencialin e agjenteve te saj, per te destabilizuar Shqiperine dhe nepermjet saj Kosoven.
    Saliu jep sinjalet, nepermjet torollakut Doshi, qe ska kuptuar asgje, nga saliu dhe del ne pah ceshtja Doshi, qe u duk se ngaterroi politiken shqiptare, por qe saliu kishte menduar, per te bere revolucionin e tij prosllav, per te permbushur detyrat e dhena nga shkiet e Beogradit.
    Por kete aksion, ja prishi Edi Rama, qe sju fut ne detaje dhe qendroi jashte kesaj loje antishqiptare, duke ja adresuar ngjarjet drejtesise.
    Saliu nepermjet manipulimeve te tij, po fut percarjen veri-jug, duke futur ne loje edhe disa figura politike te pjeses veriore, si rasti i zotit Pjerin Ndreu, per ti thene shqiptareve te veriut, se Edi Rama, po sulmon verioret.
    Eshte plan shume i rrezikshem, ndarja veri-jug, plan qe saliu u mundua ta bente ne vitin 97-98, duke i quajtur vlonjatet greke, qe indirekt i thoshte grekut, se laberia eshte Greqi.
    Cfare beri me shume esad pash toptani?.
    Kujdes, drejtesia dhe sherbimet inteligjente, kete rradhe duhet te zhdukin vatren e qelbit serb ne Shqiperi.
    Arrestoni urgjentisht sali plehre berishen.
    Doshi kete rradhe luajti rolin e torollakut, pa e ditur fundin, qe e priste, se ska tru qe te shohe me larg se hunda e tij.

    • I nderuari”Horri”. Ndaje te njejtin mendim me ju .Ne artikullin e dates 19,A kane ndikim shebimet sekrete serbe per tazirat ne Shqiperi dhe Kosove ,kam shprehur dhe une po kete mendim qe kini ju,Labi e Zaimi.Komentin tim redaksia e gazetes Dita nuk e lejoje te lexohej on line .Eshte e drejta e tyre dhe skam aspak paragjykime e te them pse .(Une e kam kuptuar dhe ska rendesi te zgjatem ).Tani po me jepet perseri mundesia ti permbledh e te shtoje se ,ngjarja e sajuar me Ko-Doshin e Frrokun,kishte qellim per te ulur prestigjine e Mazhorances se Re qe po fiton shume kredibilitet ne qarqet me te larta te aleatve tane dhe mekanizmat per tu integruar .Pa dyshim qe serbet me Salen dhe gjithe te rekurtuarit e agjentures se saje ,ne cdo qoshe te Shqiperise, u vune ne levizje per kete skenar te turpshem qe u doli bllof. Nje bllof qe eshte nje shenje e mire per ti nxjerre themelet tradhetise shqiptare .Ne komentin tim ,qe su hodh ,vija pikerishte kete ne dukje :Sherbimi sekret serb ka qene shume heret prezent gjate gjithe kohrave ne Shqiperi .
      Me habit nje fakte qe ne shqiptaret dhe te gjithe ata qe na kane drejtuar nuk kane marre nje inisjative per ti shpallur lufte te hapur ketyre segmentve armiqsore .Pa u pastruar vendi yne, nga keta elemente qe jane brenda nesh si per ne dhe Kosoven ,nuk kemi per te patur stabilitet.Eshte monenti qe, jo vetem organet e Drejtesise ,Shteti e cdo strukture e tij,ti shkohet deri ne funde kesaj loje te qelbur qe bie era Tradheti. Kjo paturpsi tu sherbeje te gjithve e sidomos organeve te sigurise kombetare qe flen gjume dhe jane te pa afte te shkaterrojne kete rrjet shekullor agjentesh ne Shqiperi . Koncepti i vetshpallur shtet demokrat nuk le hapsira per ta nenvleftsuar realiteti me tentativat per te te shkaterrua e penguar te ecesh perpara .
      Ne ,dihet boterishte ,jemi nje popull paqsore ne Ballkane me shume padrejtsi te se shkuares ,qe nuk duhet ti kalojme lehte e pa vlersuar qellimet e armiqve tradicjonal .Ne e kemi shprehur dhe e shprehim vullnetin per ti prishur barrikadat e se shkuares por ato nuk po levbizin nga istikami i tyre .Kjo pergjymosje na ka shkaterruar e po na shkaterron edhe sot ku mbeshtetja eshte si asnjehere ne arenen nderkombetare .

      • @shpatar.Me habit fakti qe Gazeta Dita nuk te ka publikuar komentin kur flet per agjenturat Serbe.Ne ka gazete ne Shqiperi kunder kesaj agjenture,ajo eshte Gazeta Dita.Ndoshta Gazeta Panorama nuk te publikon komente te tilla,por jo Gazeta Dita.Jane me dhjetra e qindra artikujt e Gazetes Dita per agjenturen Serbe ne Shqiperi.Nuk e kuptoj se perse midis rrjeshtash fut kete historine e mos-publikimit te komentit tend kur flet per agjenturat Serbe nga Gazeta Dita.Madje thua se e kupton edhe arsyen e mos-publikimit te komentit tend..A mund te na i thuash edhe ne te tjereve arsyen e mos-publikimit qe ti e kupton??Me dukesh teper Shpa-kar zoteri dhe shume pak shpatar.

  • Që kojo mersele do dilte bllof ,u kuptua qe kur Toma e beri publike. Nuk tha se do vritej vetem Toma, po do vriste dy . Një majtas e nje djathtas . E përse do t’i vriste? Kjo nuk ka dal akoma? Pse kaq inat te madh ky Meta ,sa nuk ngopej me nje po donte dy!
    Toma I besoi aq shume Bamit sa I “bleu” dhe makine . Vrasesit I blihet makine? Jo vetem makine ,po e conte edhe ne zyrat e shtetit, si person I rendesishem.
    Per mendimin tim nuk ka rendesi ne se burgosen apo jo. E rendesishme eshte qe te dalin para popullit,si TOMA. Frroku e Bami e te thone :
    1 .Cili ishte ideatori I keti inskenimi?
    2.Cili ishte perfitimi qe do kishte Toma e Frroku?
    3.Cila ishte siguria se kjo corbe e prishur do gelltitej kaq kollai. Para kane. T’u fusin nje gjobe te majme,te perjashtohen nga aktiviteti politik, te mos kene me te drejte te zgjidhen ne organe partie dhe pushteti ……. Diskrititimi moral eshte me I rende nga burgu edhe nga plumbi. Jeni treguar te dobet ,o Tom e Frrok. Aq me keq po te kini rene ne prehrin e Saliut e me e tmerrshmja po te jeni ven ne sherbim te serbit,,,,,,,

    • Nga një nderim për Horr Merkel, “Shpatar” dhe “Vëzhguesi”? Pajtohem me shumicën e ideve të tyre. Kam ndonjë rezervë të vockël por ç’rëndësi ka kur nderimin e kam me pesë yje! Tung!

  • Ti or doktor John!Pas zgjedhjeve vendore vijne ato te pergjithshmet,apo edhe atehere perseri dyshja Rama-Meta do ti rifusin ne burg Tom Doçet e Sali krimit!Po Budva qe bene punen e vet or dr.John qe me siguri edhe zotrote nuk e ke zanat doktorllekun por kerkon ta perdoresh si Saliu per kamuflim pasi tjeter kund i k marre e ei merr çeqet,(mos te te shkoje mendja per Euro por per dollare teksasi).Ndaj leri fantazite se variante te tjera do te kemi se shpejti po perseri me Mark e Toma deri sa te dalin te gjithe kafshet nga politika e ky vend pasketaj ti drejtohet rruges per demokraci pa spihuner maloke qe per nje BMW apo nje Audi 8 shesin jo vendin e tyre por edhe familjen!

  • ZOTI. dr john Te akuzosh figuren e kryetarit te kuvendit, per qellime politike, dhe te pesosh denim penal ,nuk eshte çmenduri, por zbatim Ligji.Mund te themi çmenduri per ato qe ndertojne keto akuza te rreme, per arsyet e tyre(Destabilizimin e vendit dhe pranimin e Ofertes me te mire qe te afrohet, per te qendruar gjithmone ne pushtet.

    • Cudi more niki se me 21 janar iu vu flaka sheshit per kete Kryetarin e Kuvendit apo ti ke qene i vogel atehere e nuk te kujtohet. Tom Doshi edhe atehere luajti nje rol te rendesishem per llogari te Rames. A nuk ishte destabilizues edhe asokohe?
      Meta doli pa lagur atehere, dmth. qe protestuesit qe dolen ne shesh e kishin gabim pasi sipas ligjit Likja nuk u denua.
      Destabilizimi i vendit po realizohet nga politikanet qe po qeverisin ne menyren me skandaloze. Ne zgjedhjet e 23 qershorit nuk u kujtua kush te thoshte se Shkodra u fitua fale ketyre te inkriminuarve (kujto informativen e Ambasades amerikane) por u brohorit per shuplaka etj. Tani qe qelbesirave po fillon t’ju vije era e keqe eshte e kote te ankoheni.

      • harruan qe ata qe dlon e protestuan ai kreu i kuvendit (qe eshte aq i ndershem sa edhe krishti turperohej para tij ) i quajti kokpalare te gjithe keta lepiresat pa shtylle kurrizore,,,,,,,,pty njerez legena pa seder pa karakter,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

  • Ore, cu be, ku humbi ajo deklarata e Ilir Floririt qe dy deputetet do t’i ekzekutonte porosija e dhene nga kunati i Berishes? Kete e degjuan te gjithe shqipetaret nga goja e Baba Takut, apo jo?

  • QEVERIA KA QENE SHUME INDIFERENTE NDAJ PROCESIT /JA LA HETUSISE ZBARDHE CESHTIEN OOOOOO DR JONI SHUM E KE MUNDUAR TRURIN PER TE SHKRUAR ATO BROCKULLAT E SALI TRITOLIT / ME VJEN KEQ PER JU QE 24vjet SU NGOPET ME MASHTRIMET E DR TR ITOLIT / KETO DITE SIKUR I KANE RENE PUPLAT / CA DITE U BE AKTIVIST KUNDER QEVERIS DUKE MBROJTUR ATA DEPUTET QE SKISHTE LENE FJALE NGA ME TE NDYRAT SIC DI VETEM SALA PA U THENE / AI PO NUMURON DITET /DREJTESINE E KANE MARE NE DORE NDERKOMTARET SIC VETE SALA KERKOI /TANI POPULLI DUHET TU TREGOI VENDIN MASKARENJE

    • liri,
      Ne fakt “populli” ua tregoi vendin, Ilir Meta ne krye te Kuvendit, Edi Rama kryeminister ndersa hajdutet e radhes u shperndane sipas deshires neper ministri e drejtorite e shtetit.
      Pasi u ngopem me mashtrimet e Berishes tani do te ngopemi me mashtrimet e Rames i cili ne keto dy vjet po thyen edhe rekordet e Berishes.

  • Mos fantazoni shum djema!shqiperia nuk eshte qendra as e intelegjences se planetit as e parave te ekonomis boterore.Jemi thjesht nje vend ballkanik ku gelojne intrigat,mashtrimet,spiunimet,kurthet e mendieve te liga qe punojne non stop.Arsyet e sherrit te fundit jan banale,pasi eshte vet LSI nje parti banale qe banalizon gjithshka qe ka te bej me te.Pyetja eshte:Perse Prifti takoi Gjinushin?…Pra Prifti dhe Doshi pas tij si nje njeri i fuqishem me para dhe influence paskan shikuar per nje Parti me kohe.Frika e dy te medhenjve PS-LSI qe u bashkuan kundra Doshit tashme eshte e qarte.Pas shkrirjes PS-LSI nuk duhet te krijohet nje LSI tjeter nga e para me ne krye Doshin dhe Priftin pasi jane te pakontrollueshem.Jane te njejtat intriga qe u luajten pas vdekjes se Enverit qe po luhen edhe sot.Z.Koqe Veza i cili ka nje vit e gjysem qe ben kujdes per imazhin e transformuar nga nje njeri i dhunshem ne nje njeri i qete qe flet me qetesi dhe dashuri e ka nje hall te madh!Berisha ja kapi lojen dhe ia prishi qetesine,pra dhe imazhin,por ama e mori ate qe donte.Sot Berisha nderroi mendie per Bashen Kandidat per bashkin e Tiranes!Perse?!Sepse Meta i ka dhene Ok per Dhenderin Krye Bashkiak.Loja mbaroi,Torta perseri do ndahet tresh,Rama-Meta Berisha.

  • Organizatoret: Si gjithnji UDB-ja dhe spiunet e saj ne Shqiperi qe nuk jane te pakte, duke filluar nga Sali Berisha. Kur te hapen dosjet e UDB-se atehere do te verteoni.

  • sa mbake mend o baba Ali Tomorri. xha Braho eshte plak i mencur.
    Nje dite ministri tahiri bisedoj me Xha brahon per punen e farmacise nuk shiten ilacet e skaduara, puna keq.

    Xha braho i tha ;- veri nje dinamit e mblidh mendjen, po para se ta vesh mos harro te nxjerresh baban jashte. ore

    Tahiri si Tahiri pa eksperienc………..e pyet xha Brahon gjithmone.

  • Duke qpalos ca komente te komentuesve u ndala te shpatari
    i cili ne komentin e ti shpreh ate qka ay mendon dhe Shum si ne qe sherbimi serb tashi qe me ket qeveri te re smund te loz siq futeshin Mishkoviqat dhe Damir Fazlliqat neper mes niperve te tyre Argites dhe shkelzenit dhe zhgrryheshin ne shqipri si ne token e babes tyre.
    Por ma e keqja te qeveria e rilindjes pse sarreston te tillet si berishen qe vet ish trup roja e ti Izet Haxhia po ja qet tpalarat,ashtu duhej te arrestohet edhe Lulzim Basha
    1 Per rrugen e kombit
    2 per marreveshtjen detare me grekun
    3 Vrasja e 4 demostruesve duer that ne bulevardin deshmoret e kombit,ay ishte Minister i rit e tyre.
    Esht tragjike ajo mas e mashtruar qe vrapon mbas Berishes e Lulit qe te dy te dyshuar kombtarisht.Pra drejtsia shqiptare tashi ka mandat te plot secilin ta kap dhe jep pergjegjsin qe ka, ashu ecet perpara dhe ashtu jepet besimi.

  • Kjo veper e zbulimit eshte. Shpikje e kryeprokurorit Llalla ne basjkepunim me kryeministrin e kryeparlamentarin Meta per te mbyllur kete histori qe bota mbare e ka marr vesht

  • Jemi bere per t’u qare me logori,kur deri dje shanim e mallkonim koalicionin me Meten per shkak te bemave te perhershme te tij,sot per cudi, sidomos komentuesit e dikurshem entusiaste,per shporrjen e Metes,hidhen ne mbrojtje te tij.
    -Dhe komentuesit turfullojne.
    die shanin,sot levdojne,
    s’kane busull,s’dine ku shkojne,
    tru -shpelare,s’din c’kerkojne
    kane veshe,po s’degjojne,
    kane sy,por nuk shikojne
    hane dru,e prap kendojne,
    mire ju flet,por s’te degjojne,
    e kan hak,t’i masakrojne….!
    – Popull skandaloz,pa pike inteligjence,me tru te masakruar e pa taban,sojseze e lipsare,nuk e meritoni lirine.

  • PERSE DITA NUK PUBLIKON AKT-AKUZEN ?

    E ka publikuar ne origjinal fashistoidi Bolino, e ka publikuar me korrigjimet gramatikore, gjinore dhe kuptimore edhe Panorama e vinçierit Hasanbelliu, as edhe nje rrjesht nga DITA dhe TEMA. Eshte e ndereshme te njihet edhe publiku i ketyre dy gazetave me nivelin e qelbesires dhe llumit ku ka rene e ashtuquajtura “Drejtesi” shqiptare.

    Edhe nga debatimi “pa kamera” i Doshit me Xholin e Dibres se mbushur me maqedone te shperngulur, tregon nivelin preokupues te pergatitjes se ketij “te dekoruari nga Gjyqtari i Teksasit”. Zgjidhjen qe do i jape e kuptojne edhe lypesit rome ne shkallet e kishave dhe xhamive: “…Bami e ka bere per para..” apo “…Bami eshte agjent i UDB-se…”. Te gjithe do jetojne te lumtur e te gezuar pas perralles se kriminelit-urdherues te vrasjeve me pagese, te recituar aq ndyresisht nga Llalla me koset e thartuar Xholi, Kulluri e deri tek Kajana.

    SKANDAL I PA PARE DHE DEGJUAR

    asnjehere me pare ne jeten time. Lexojeni me kujdes piken “2.2.2” te kerkeses se Adriatik Llalles per arrestimin e dy deputeteve, Doshi dhe Frroku. Gabimet jo vetem ortografike por edhe gjinore jane te Llalles. Nga leximi del qe Bami paska edhe shtepi ne plazhin e Durresit (?). Mjafton te rilexoni deklaraten e gangsterit Tahiri, apo edhe ate te vete Doshit, i cili deklaron se “…Bami ndodhet ne shtepine e Doshit ne Gjiun e Lalezit…”.

    I vetmi argument i drejte dhe i bazuar ne fakte eshte kerkesa per arrestimin e deputetit Mark Frroku per deshmi te rreme dhe kontrollin e baneses se tij, ku do gjeje me siguri kater muret mbase edhe me dritare te shkulura.

    E gjithe kerkesa e Llalles eshte bazuar ne deshmite e imponuara nga “te interesuarit” per ti dhene rrjedhen e desheruar ketij akti kriminal te porositesit per vrasjen me pagese te deputetit Tom Doshi.

    Nese Xholi, Kulluri dhe Kajana, jane perpiluesit e ketyre akt-akuzave boshe, te redaktuara nga Llalla, veprimin me korrekt qe duhet te bejne kuvendaret e zgjedhur me vote popullore eshte te leshojne urdher arresti per vete keta te kater injorante e manipulues aspak inteligjente te fakteve te bazuara ne “pergjime ambjentale” ne ambjentet e vete prokurorise, me biseda te mirespecifikuara te vena ne gojen e killerit me pagese Bami.

    Me kete tip akt-akuze eshte vulosur me te zeze edhe ai pak besim qe ndonje idioti mund ti kete ngelur ne drejtesine shqiptare te Llalleve te turnit, apo te Xholeve te dekoruar nga amerika e Donald Lu-se. Skandal i pa pare dhe degjuar me pare !

    “2.2.2 Gjithashtu, shtetasi Tom Doshi pohon se e ka pare fizikisht sasine e eksplozivit te disponuar nga shtetasi Durim Bami me qellim per te hedhur ne ere shtetasin Tom Doshi. Ai pohon, gjithashtu se kesaj sasie eksplozivi i lidhej dhe nje telefon celular (C-4 dhe nje telefon i lidhur me te). Ne muajin Tetor te vitit 2014, shtetasi Tom Doshi i ka bere foto kesaj sasie eksplozivi, e cili lidhej edhe nje telefon celular, ne shtepine e shtetasit Durim Bami, qe ndodhet ne zonen e plazhit ne Durres. Kete foto ai e ka te fotografuar ne telefonin e tij, Iphone, dhe e ka dorezuar para organit procedues.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *