Tsipras viziton sot Berlinin, do diskutohen reformat strukturore që i kanë kërkuar partnerët Greqisë

redaktor

Në portat e Kancelarisë gjermane kalon për herë të parë në mbrëmjen e së hënës kryeministri grek Aleksis Tsipras, si i ftuar i zonjës Angela Merkel në Berlin, një takim tepër i rëndësishëm që do të përcaktojë, sipas analistëve, fatin e problemeve që përballon Greqia.

Tsipras do të diskutojë me kancelaren gjermane një listë paraprake me reforma strukturore që i kanë kërkuar partnerët Greqisë për të zbatuar, në mënyrë që të lejojnë më pas financimin e mëtejshëm të shtetit grek.

Midis tyre thuhet se janë ndryshime strukturore në funksionimin e sistemit politik, një sistem i ri taksash nën shembullin e Gjermanisë, një plan i veçantë për privatizimet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, ndërsa do të kërkohet ndihma e Berlinit për luftën ndaj evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Sipas burimeve pranë kryeministrit grek, Tsipras do të hedhë në tryezë edhe çështjen e dëmshpërblimeve të luftës që ka hapur një seri polemikash në gjirin politik dhe mediatik të dy vendeve.

Sipas “Financial Times”, “Zonja e Hekurt” e Gjermanisë e ka ftuar kryeministrin grek në Berlin pas një letre që ky i fundit i ka dërguar asaj në datën 15 mars, ku midis të tjerash i ka zbuluar gjendjen e keqe financiare të vendit. Nëse nuk i jepet Greqisë një ndihmë afatgjatë financiare, Athina, në fund të marsit, e ndodhur para dilemës se kë do të duhej të paguante, pagat dhe pensionet apo këstin e borxhit ndaj FMN-së, do të zgjidhte të parën, shkruhej në letrën e zotit Tsipras që publikon gazeta.

Takimit të sotëm i ka paraprirë takimi i së shtunës së dy ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, që përjetojnë një nga periudhat më të këqia përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe.

Në një gjest miqësie edhe tabloidi i verdhë ‘Bild’ që ka qenë “flamurtari” i klimës negative të krijuar në opinionin publik të Gjermanisë, ka qarkulluar sot me faqen e parë të shkruar në gjermanisht dhe greqisht duke i uruar mirëseardhjen kryeministrit grek Aleksis Tsipras, por edhe duke rishikuar nga një pozicion i ri moral çështjen e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Share This Article
2 Comments
  • Mu kujtuan vitet 1600 – 1700 , kur fisniket nuk e njifnin
    Konceptin Larje ,
    DHE PARFUMOSESHIN PA U LARE ,
    KUR DJERSISnin dhe pastaj perdornin parfumin,
    mbas dhjerjes perdornin parfumin ,
    mbas shurrimit e keshtu pa u Larte kurre ,
    Banjo .- nuk e kishin degjuar kete Fjale ,

    Elisabeta e Pare e Anglise njehere Tha .

    Takova mbretin e frances qe Kunderbonte Era Cjap .,
    Une lahem njehere ne vite po keta Franceset perse nuk e bejne ?

    Sperkasnin porfumin mbi lekurat e trupit qe qelbeshin nga te Palaret

    Kjo eshte Egzakt Politika ekonomike e Eurozones .
    Po e bejne si Metafora qe thashe me larte ,
    Mut , shure e profum [ Austerita , Jo shpenzimeve te shtetit ,
    super Export , MES …………………………………………

    Provumi qe sperkasin siper eshte ,
    POLITIKA KOZMETIKE MONETARIA ,
    Qe nuk eshte ekonomia reale , per popullin ,
    por vetem per Elitat [ ” fisniket ”’ ]

    Egzistojne dy ekonmi ne bote :

    1- ekonomia reale
    [ shtepit , spitalet , Infrastukturat , Ushqimet …..]]

    2- Ekonomia monetare ,
    qe nuk prodhon Asgje , perfeç Mashtrimeve …….

    EUROGLUP :
    SHKURT

    EUROZONA ka nje Surplus Exportacioni kolosal ,
    me shume Exporton se sa Importon ,

    Dhe te ardhurat nga keto Vihen ne Kasafortat e Kursimit .
    Ku te gjitha keto ” Fantastiliardi ”’
    te kursyera ne zonen e Euros , Shtohen edhe leket ” e kollajta ” ose te ” Thjeshta ”’ qe Mario Draghi po hedhe tek Bankat nermjet T-ltro .
    e mbi te gjitha me QE ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *