Revolucioni i “butë”

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Nuk marr përsipër të shpjegoj fjalën “revolucion”, por jam i sigurt që duhet të kesh një pushkë në dorë dhe një popull të të ndjekë nga pas. Ky doktori ynë që mos e pastë as hasmi, nuk ka asnjërën. Njëherë që e pati, të parën vrau pa mëshirë pesë bashkëkombës të tij. Në rast se ai quan popull ata nëpunës të mjerë që i nxjerr në protesta qesharake, atij i takon të veshë këmishën e forcës sa më parë. Në fakt meqë bota është në elemente antitezë gjatë tërë kohës, dëshiroj të bëj një kompliment për anën tjetër të medaljes. Në këto 25 vjet kam jetuar në Shqipëri. Kam parë e kam ndjekur gjithçka si çdo qytetar. E pra në gjithë këto vite njoh vetëm një njeri me përkushtim për të vendosur atë që na mungon më shumë, “shtetin ligjor”. Në punën e Edi Ramës nuk përjashtohen gabime sidomos nën trysninë e qoftëlargut që ja bëmë peshqesh vetes. Personalisht unë nuk kam e as më duhet ndonjë favor. Por realiteti flet. Revolucionet, të buta e të forta, t’ia lëmë doktor Saliut me shokë. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *