VARGJET: Tek ata urrejtja nxin pas çdo fytyre

redaktor

Arben Duka
Kur fillon muzika,
made in Lulash,
i themi – nga frika,
mbaje me avash!

Tani ky është takti,
vetëm me furi,
se i erdhi vakti,
po mendon ai!

Kur gjëmon muzika,
made in Lulash,
dridhemi nga frika,
dhitemi në gas!

Krejt i inatosur,
po na bën hata,
faqja e kremosur,
flokët me këna!

Djalka i vajisur,
me një zë të ngjirur,
luftën për të nisur,
me ngut na ka thirrur!

Supet krejt të njoma,
na hiqet kollos,
prit-o Lulkë akoma,
s’u bë deti kos!

Pale kur bërtet,
dhe një burrë – gogël,
atij që i thamë,
Halimka i vogël!

Ke një kontradiktë,
me zërin-o djalë,
se je dyzet kile,
nuk je një kuintalë!

Kur dëgjon Halimkën,
si flet për t’u ndeshur,
në kulm të mërzitjes,
na vjen për të qeshur!

Po Ristani është,
ekstra ekzemplar,
si ky nuk ka pasur,
tjetër shakatar!

Aspak nga rakia,
s’e ka – or lum miku,
po Ristua është bërë,
si Ali Komiku!

S’i prish punë rakia,
biles i bën mirë,
se aty të dehur,
janë të gjithë pa pirë!

Të harroja Bumçen,
do bëja skandal,
se është një idiot,
mbi universal!

Kemi Strazimiron,
trimin e harbuar,
që me pa të drejtë,
na e kanë grushtuar!

Nuk duhet goditur,
këtu asnjeri,
po Strazua grushtimin,
kërkon me qiri!

Dhe një Krisht të jesh,
Strazon të dëgjosh,
të kaplon dëshira,
me grusht ta qëllosh!

Poeti për dhunë,
askënd s’frymëzon,
them – kujdes me Strazon,
kur ju provokon!

Pa kur del Palokja,
ky burrec-putanë,
për një çast të duket,
se do bëjë hatanë!

Mé i trimëruar,
duket nga të tërë,
po kot të shënjuar,
Zoti s’e ka bërë!

Nuk e di se sa,
do durojë Vatani,
këto kukuvajka,
i njeh mirë Sovrani!

I njeh qelbësirat,
mbledhur në një shpurë,
ndaj koha e tyre,
s’do të vijë më kurrë!

Tek ata urrejtja,
nxin pas çdo fytyre,
ndaj s’e lëmë dot vendin,
në duart e tyre!

Share This Article
21 Comments
  • Kto vargje jane pasqyra e gajosur e burave te pdse . Ne to gjene vehten per tu ster qeshur çdo shqiptar me mend per keta nastradine te kesaj kohe te poshter qe po jetojme ,. I
    lumte autorit qe po na largon sa do pak stresin . Po peshtyjme po , po na kthen koha e keqe peshtymen .

  • Aben djali na bere te lumtur me poezite tuaja ,na bejne me simpatik,na mposhtin nga druajtja ,na mesoni te njohim te tjeret,na freskoni misteret e kujteses per keto mostra ,na mesoni te jemi me te lumtur me sarkazmen qe perdor ndaj kesaj klase politike qesharake.Si ka thene diku Fishta I madhe per nenpunsit dhe deputet e Zogut “Gomaret e Babatasit”perseri eshte aktuale kjo thenje e Fishtes sot me qeveritaret dhe deputetet aktual.

  • Lere opoziten, ore bejtexhi,
    Mos ki frike, nuk e marrin me pushtetin.
    Meru me qeverine Rama, qe po na con ne mjerim.
    Apo je ……..tifoz ?

    • s’ka gje me opoziten ,po nuk ka cfare ti bej HALEaces se Qelbesirave
      Nuk ka si te laje mmmmm…eten , nuk ka si te laje Frrokun ,Doshin ,
      Sterkajn , ,
      nuk ka cfare ti thote Koqos me sekretarin ,ate zboristin ,kolegun e bejtexhiut
      kane qene klasa oficer te dy , nga halli e ka dhe ky …mos te kthehem nga ajo
      rruspija me emrin LSI-ja …me Lefter Koken trafikant te qenieve njerzore
      Baba Takun e peshtire ,Monen e Lilon e dini vete
      nuk ka faj bejtezhiu ,nuk eshte tifoz …eshte gaztor i oborrit
      ka me shume inat me Strazimirin ,nuk e di qe Strazua ka shkolle sa ti mbledhesh te gjitha bashke Qelbesirat e Bashkuara dhe perseri gjysma e cv se tij arrihet …po keshtu eshte kur ngelesh ne dore te analfabeteve dhe kryevizatimorit dembabadem soji i horrit !
      Kokepalareve u erdhi hak
      e tha Shalsi “do vjedhim me pak ”
      Ali Babi ka me lezet
      te pakten hajdutet jane vec dyzet !

      • Love ! Ke gje per poezine, apo dole te na çash ate se tu ngacmua Strazo qerosi. Ne fakt jo Starzimiri qe eshte nje gur i pjerdhur mulliri, por te gjithe kukullat ruse te Saliut duhen rrahur jo me grushta por me shpulla si grate sa tu skuqen faqet se jane te nxire siç ka dhe shpirtin. Paska shkoole Strazimiri? Aman te qafsha me llahinkat e Kavajes çfare shkolle ka ky Strazua yt se e mirke ne lulet te sumes per ate?! Te kam lexuar shpesh sa here qe del Arbeni, di si çakmak i prishur kerkon te ndezesh flake, por nxjerr vetem fende. Ty te vjen keq se pse nuk shkruan per haleancen? Prit se eshte nje hale plot njehere qe duhet pastruar se qelben nje popull te tere me halete e tyre, pastaj e kane rradhen dhe ata te leshelise, apo koqerise.

  • “Dhe një Krisht të jesh,
    Strazon të dëgjosh,
    të kaplon dëshira,
    me grusht ta qëllosh!”

    E mrekullueshme, gjigante, vigane, titane, heroike, superiore kjo strofe me vargjet 1000 here me te bukura se Rubairat. He, Beni , mos vdeksh kurre se mi bere keta te huajt perqark tavolinave te me shikojne sikur une ika nga fiqiri! E ku e dine keta skoceze se ne Shqipri ka nje Kuvend plot me kavanoza!

  • Keta nuk duhet te goditen.. por ti pergeresh ne fytyre… do te ishte sherbimi me mire… vemendje “figura te shquara” Halimka sa nje loqemaçoku,Strazimiri kokeloqe,, Paloqja, Lulashi pakellqe, Riskari pijaneci,Bubumçi qarraman.. ja per keta vuan Kombi… pika

  • Nuk Kam cfare te them per te madhin Arben Duka sepse i thane te gjitha postuesit me larte postuesit.
    Me respekt dhe nderimet me te medha, V.Duka.
    (V.O. Duka eshte pseudonim.,mos mendoni se e kam fis Te Madhin Arben Duka)

  • Aman moj Sallakja
    Rapa-tapa shkruar
    Ky mjerim qe kemi
    Eshte I trasheguar

    E kemi peshqeshe
    Nga agjent SALIU
    Lulash krimineli
    Qe ne dere na mbiu

    Ket mjerim e kemi
    Edhe pak nga vedi
    Qe voten I japim
    Ketij far agjenti

    Mos ja servire Rames
    Corben moj te Saliallit
    Po coja ne dere
    Partise se Djallit

  • Ju lumt Z.Arben.Poezit e tua na nxjerrin gjumin,na shtojne oreksin per pune-gjume-defrim,na nxjerr dufin e eger qe kemi me horrat drjtues te PD si hajdut,kriminel,shites e shkaterrit te proinane te ketij vndi,po na mbani me shprese per te jetuar ne kete vend te bukur por te bere sterr nga SB qe sa here del ne opozit e mallkon qeverin si ta kishte armik te betuar e vrases se babes e nenes se tij.E ç’mund te presesh tjeter nga nje frymzim shpellar,qe pranon kanunin e L.Dukagjinit,qe armatosi popullin per te vrare njeri-tjetrin-kundershtarin politik…!

  • Ty te lumte goja/o vjershetor i mire/keta jane nevojtorja/ e qelbur dhe e peshtire.
    Keta jane te gjithe minj/qe levizin ne gjirizet/jane krimat e zinj/te Sales qe dridhet.
    Qe dridhet nga krimi/dhe nga korrupsioni/qe kur u dha kushtrimi/nga 23 qershori.
    Keta vetem vodhen/plaçkiten e rrenuan/ pasi mbushen torben/nga frika u terbuan.
    Keta vrane e shpifen/infektuan çdo qelize/ kur bejne opoziten/ bualli u duket mize.
    Kjo fare e se keqes/pellet si gomaret/per krimet evetevetes/akuzon kundershtaret.
    Ata qe jane permendur/e te tjere pas tyre/jane vete te qelbur/pas nje kryeqelbesire.
    Saliramtrap shpellari/eshte kryeqelbesira vete/Drakula vrastari/qe shurros perpjete.
    Ik oj fare e keqe/me dege, me rrenje/me krime e privilegje/je qelbur koke e kembe!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *