Deputeti Tom Doshi i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e tij.
Në shkresën e tij zyrtare, avokati Vladimir Meçe, i cili do të mbrojë ligjërisht Doshin në këtë çështje, vetëm pasi është pajisur me një prokurorë ligjore, i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bazuar kërkesën e tij në pasaktësitë proceduriale.
Sipas tij, kërkesa e Prokurorisë nuk është bazuar në procedurë.
“Ai është person që i ka shërbyer hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria dhe është treguar i gatshëm të paraqitet përpara organit të akuzës sa herë është parë e nevojshme. Në asnje rast deputeti Doshi nuk i është shmangur hetimit, thuhet në kërkesën e avokatit.
Dosja Doshi prej dy ditësh është në duart e prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërsa deputeti tjetër Mark Frroku në një deklaratë të shpërndarë për mediat, i quan politike akuzat e ngritura, ndërsa kundërshton kërkesën e prokurorisë për të ushtruar kontroll të banesës.

jep 5 leke futesh ne valle JEP 100 NUK DEL DOT
z.Tome nje fjale e urte popullore shkodrane thote :”mos e ngacmo grethin me krane se e peson te zezen tende “paçi fate dhe u sherofshe shpejte nga formulat e katalogut tuaj shterpe.BUM-BUM