Dhjetë javë para përfundimit të La Ligas, Reali i Madridit dhe Barcelona bëjnë llogaritë me laps në dorë, duke studiuar kalanderin e ndeshjeve të mbetura. Në pamje të parë duket sikur Los Blancos janë më të favorizuar nga kalendari, pasi do të luajnë një ndeshje më shumë në shtëpi, por katalanasit kanë 4 pikë më shumë.
Kjo do të thotë se formacioni i Luis Enriques duhet të gabojë të paktën dy herë për t’ia lënë kryesimin rivalit të përjetshëm. E në rast se Barca dhe Reali e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, titulli do të shkonte për skuadrën e Carlo Ancelottit, që ka shënuar një gol më shumë në përballjet direkte.
Reali do të luajë në shtëpi ndaj Granadas, Eibarit, Malagas, Almerias, Valencias dhe Getafës, ndërkohë që do të vizitojë Rayo Vallecanon, Celta Vigon, Sevillan dhe Espanyolin. Sigurisht që transferta e Ramon Sanchez Pizjuan dhe ajo e Valencias janë dy sfidat më të vështira.
Nga ana tjetër, Barcelona do të presë në Camp Nou Almerian, Valencian, Getafen, Real Sociedad dhe Deportivo La Corunan, ndërsa do të vizitojë Celta Vigon, Sevillan, Espanyolin, Cordoban dhe Atletico. Dy përballjet vendimtare ku Reali shpreson në hapin fals të blaugranave në transfertë me Sevillan dhe në shtëpi me Valencian.

RRALI ka vdekur ju thoni qe ka kalendar te favorshem .
vamos barca !
Une mendoj qe Barcelona ka me shume hapesire per te mbartur ndonje barazim apo humbje ne 10 ndeshjet qe vijne, 4 piket para nuk jane fare pa vlere. Dhe nese pas ndeshjes se fundit do te jene me pike te barabarta, La Ligen e fiton ai ekip qe ka golaverazhin me te mire (ashtu sic ndodh me renditjen aktuale ne tabele) dhe jo ai ekip qe i ka shenuar tjetrit me shume…dhe deri tani edhe ketu Barca ashte superiore. Megjithate ….le te presim.
ne Spanje nuk ka ndeshje te lehta,por ne el clasico reali tregoj qe nuk ka psikollogjin e nevojshme