Dashi
Tashmë orbita e Marsit, që për të lindurit e kësaj shenje nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u duruar, ka përfunduar dhe ju ndjeheni të lehtësuar. Afërdita ju favorizon në fushën sentimentale
Demi
Edhe pse shenja juaj është ndër më të favorizuarat nga qielli, ju këshillohet të lëvizni pak më shumë dhe të mos të prisni t’ju vijnë të mirat vetëm nga yjet. E komplikuar dashuria.
Binjakët
Si zakonisht për të lindurit e kësaj shenje është Merkuri ai që edhe në momente aspak të favorshme të kthejë gjithçka pozitive. Mund t’ ju vijë një kërkesë që do t’ju gjejë të papërgatitur.
Gaforrja
Afërdita nga njëra anë dhe Urani nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dy aspektet, atë afektiv dhe në atë të punës. Kujdes, nga njerëzit që ju thurin lajka.
Luani
Edhe pse mund të keni ndonjë problem të vogël në raportet më dikë apo në punë në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë.
Virgjëresha
Pas një periudhe jo shumë pozitive, duket se gjërat po fillojnë të qartësohen dhe kjo do të vlejë për të bërë zgjedhjen e duhur dhe në kohë. Vazhdoni të jeni komunikues më të gjithë.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen ndoshta paksa të turbulluar ose të çorientuar në pjesën e parë të ditës dhe kjo sepse do të jenë nën ndikimin e Marsit. Pak më të disponueshëm për partnerin.
Akrepi
Eshët Saturni ai që sot ju sjell energji të reja, duke bërë që të përballoni më mirë një ditë plot tension e stres. Më shumë duhet të bëni për të përmirësuar raportet me dikë
Shigjetari
Është një moment mjaft pozitiv në planin profesional prandaj duhet të përfitoni sepse në të kundërt do të humbni një rast të volitshëm. Duhet të jeni më racionalë në ato që bëni.
Bricjapi
Me Marsin në shenjë do të jeni vërtet më kërkues e më këmbëngulës, por kujdes sepse edhe agresiviteti juaj do të jetë i lartë. Afërdita mund të sjelle lajme të reja për dashurinë.
Ujori
Edhe ju do të jeni në ndikimin e një Marsit mjaft pozitiv që do t’ju stimulojnë në planin profesional, ndërsa xhelozia nuk ju lë të bëni përpara në raportet ndërpersonale.
Peshqit
Duke pasur një kuadër yjor shumë pozitiv do të jetë më e lehtë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje të arrini objektivin ditor. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër pune.
