Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14177 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 262 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1960 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre
Telebingo shqiptare shpërblen me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra pjesëmarrës të rregullt të lojës më popullore të fatit në vend, teksa mijëra të tjerë u janë gëzuar shumave të fituara në hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës.
Fati u ka buzëqeshur më së miri edhe lojtarëve të përzgjedhur si fitues në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fituese të parë të lojës, Bukurien në kryeqytet, e cila me zarfet e mbajtura ka fituar plot 50,000 lekë. Loja është zhvendosur me tej në qytetin e Elbasanit, duke përzgjedhur si fituese të radhës Dhorën.
Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ajo ka siguruar nga loja e fatit shumën prej 80,000 lekësh, e cila fshihej në tre zarfet e preferuara të saj.
Vildani në Tiranë ishte fituesi tjetër i përzgjedhur në lojën telefonike që ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e bërë, Vildani ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 40,000 lekë.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës në qytetin e Laçit. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Nikoleta është shpallur fituese e shumës 70,000 lekë. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën pasardhëse, ku fituese është shpallur një familje kryeqytetase.
Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur në fund të lojës, kjo familje ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë, të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1.714,800 lekëve ka zgjeruar edhe më tej hartën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh kësaj here shkon në qytetin e Kavajës, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14177 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 262 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1960 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

