Gjeneral majori i xhandarmërisë franceze David Galterioe, ka njoftuar se shërbimet e shpëtimit kanë lokalizuar “një trup që lëviz”. Sekretari francez i shtetit për Transportin, Alain Vidalies ka thënë se avioni i Germanwings është rrëzuar në një zonë malore, e arritshme vetëm nga ajri dhe ka precizuar se mbetjet e aparatit janë lokalizuar dhe rreth tij ndodhen trupa. Avioni mbulonte rrugën mes Barcelonës dhe Dyseldorfit dhe helikopterët e emergjencës kanë arritur të shohin deri tani disa trupa.
Avioni bëri një telefonatë ndihme në orën 10.47 sipas orës lokale në një moment që ndodhej në lartësinë “shqetësuese” prej 1524 metra.
“Nuk e dimë momentin e saktë kur është rrëzuar, por ajo telefonatë tregon që avioni ishte në vështirësi ekstreme dhe se u përplas pak kohë më vonë”, theksoi përfaqësuesi francez i Ministrisë së Transportit.
Pierre Martin-Charpenel, kryebashkiaku i Barcelonette, afër zonës së aksidentit konfirmon deklaratat.
“Ekipet e shpëtimit janë duke shkuar në vendin ku u rrëzua avioni, në malet Estrop. Askush nuk ka arritur të shkojë deri tek avioni për momentin, por helikopterët kanë arrin të shohin avionin dhe disa trupa rreth tij”, tha ai. /DITA
