Drejtoria e disiplinës e mbledhur sot për të shqyrtuar veprimin e shtatë policëve të cilëve u shpëtoi këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi) ka dhënë masa disiplinore të rënda.
Tre punonjës të policisë janë ulur në detyrë, ndërsa 4 të tjerë janë pezulluar pa të drejtë page për 10 ditë, ku mësohet se janë efektivë të policisë së qarkullimit rrugor të Tiranës.
Këngëtari u arratis nga komisariatit nr 3 ku ishte ndaluar pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin me targë AA 866 FO, pa leje drejtimi dhe nuk ju bind urdhrit të policisë rrugore , teksa pas ndalimit të tij ai rezultoi të kishte konsumuar alkool mbi normalen e lejuar të qarkullimit rrugor.

Nuk ja vlen komenti !
Ca me thon ?!