21 qershori, PD ngre Komisionin e Integrimit për kandidatët

Dita

Partia Demokratike ka ngritur komisionin e integritetit, i cili do të shqyrtojë pastërtinë e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Komisioni i Integritetit është ende në proces ndërtimi dhe pritet nga fillimi i javës të jetë i gatshëm që të shqyrtojë figurat e propozuara nga kryetari i PD-­së Lulzim Basha.

Kryetari Basha do të bëjë publikë emrat e kandidatëve në fillim të javës së ardhshme. Synimi kryesor i platformës së dekriminalizimit të Partisë Demokratike është, që në zgjedhjet lokale të 21 qershorit persona me rekorde kriminale të mos jenë pjesë e këtyre kandidaturave, raporton Tema.

Në listën aktuale për çdo bashki janë 4­5 kandidatura që po shqyrtohen nga krerët e PD­së, që të vendosen kandidatët me integritet të lartë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *