Shaqiri flet për largimin nga Interi

Dita

As Xherdan Shaqiri nuk ka arritur të ndihmojë Interin që të kalojë një stinor pozitiv, pas transferimit të tij në klub gjatë afatit kalimtar të janarit. Por, ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Giuseppe Meazza. “Inter nuk është në nivelin e Bajernit, por do të mbetem këtu, sigurisht. Zikaltrit më kanë dhënë mundësi më të mira me një trajner të nivelit të lartë. Kemi një projekt që parasheh që Inter të ngjitet atje ku e meriton të jetë, dhe dua t’i ndihmoj rreth kësaj”, deklaroi Shaqiri për “TagesWoche”. “Milano më pëlqen më shumë se Mynihu. Skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur? Sigurisht Bajern, Është më e mira në botë”, u shpreh ai. Edhe pse aktualisht është i lumtur në Inter, ku erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit nga Bajern Mynih, Shaqiri dëshiron që ta përfundojë karrierën në Bazel. “Do të më pëlqente ta përfundoj karrierën te Baseli. E them seriozisht. Nuk do të kthehesha për para, por për të luajtur prapë”, deklaroi Shaqiri.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *