HEC-et në 2014, prodhuan 27 % të totalit të energjisë

redaktor

Energjia e prodhuar nga HEC-et private dhe me koncesion ka vijuar ritmet e rritjes edhe gjatë vitit 2014, me rreth 14 për qind më shumë në krahasim me vitin 2013.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i statistikave për prodhimin e energjisë mësohet se, kontributi nga hidrocentralet publike përfaqësoi gjatë vitit që shkoi 72,1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 për qind.

Më vitin 2013 kontributi i HEC-eve të vogla në totalin e peshës së prodhimit të energjisë ishte 11 %. Prodhimi i përgjithshëm i energjisë për vitin që shkoi shënoi një rënie me 32 për qind, por kjo nuk preku rentabilitetin e prodhuesve privat, për shkak se, në treg u shtuan edhe shumë operatorë të rinj.

Rritja në këto nivele e prodhimit të energjisë nga privatët vunë në vështirësi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare KESH e cila duhet të blinte me çmimin m 9 lekë për kilovatorë. Prodhimi i HEC ve të vogla e kaloi programimin që kishte bërë KESH duke akumuluar një borxh ndaj prodhuesve të vegjël më shumë se, 50 milionë euro gjatë vitit që shkoi.

Qeveria po shlyen borxhet ndaj HEC-eve të vogla në fillim të këtij viti nga fondi i programuar në buxhet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe ngelen edhe 30 milionë euro të cilat janë në proces shlyerje.

Për të ulur kostot e kompanisë KESH qeveria miratoi vendimin për të ulur me 25 për qind çmimin me të cilin HEC duhet të shesin energjinë këtë vit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *