Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Engjëj në opozitë e djaj në pushtet. Kjo është fytyra e vërtetë e opozitës aktuale. E them me keqardhje se nuk e meritojmë. Nuk e di se ku pashë e dëgjova një treshe “engjëllore” të PD. Mbaj mend më shumë z.Strazimiri meqë është më shumë grindavec se të tjerët. Në gojën e tij cinizmi merr formën e një grotesku injorant. Kam mendimin se ishte një shfaqje vulgare e mentalitetit që sundon sot në partinë e doktorit të kthyer në simbol të neverisë e urrejtjes për së paku 70 përqind të shqiptarëve. Në vitet e mbretërimit ai arriti t’i shkaktojë njerëzve të vendit të “tij” më të keqen e të këqijave: Humbjen e besimit në pronë e në ligj. Për shumë kohë do ta vuajmë këtë pisllëk diabolik që polli krimin e korrupsionin. Pikërisht kjo treshe djajsh predikonte pa cipë e turp për atë që kishin katranosur, se si i bëhesh dermani krimit të krijuar e yshtur po prej tyre. Turp e neveri bashkë. Shqiptarët e kuptojnë këtë hipokrizi bajate. Reagimi i tyre nuk do të vonojë. Më të mirën DITES. Profeti.
