Nuk janë të pakta rastet kur pilotët kanë qenë shkaktarët e tragjedive ajrore.
Air Marok 1994, piloti i dytë i fluturimit RAM 630 vendos të përplaset në veri të qytetit Agadir duke shkaktuar 44 viktima.
SilkAir Indonezi 1997, një Boeing 737 i kompanisë indoneziane zhduket nga radarët me 104 pasagjerë. Hetimet pas incidentit nxorën fajtor pilotin për një vetëvrasje të qëllimshme.
Egypt Air 1999, rrezohet në oqeanin Atlantik me 207 pasagjerë. Fjalët e fundit të pilotit ishin “po i dorëzohem zotit”. Nga hetimet rezultoi se ishte një akt i mirëfilltë vetëvrasjeje.
Mozambik Airline 2013, komandanti i avionit pret deri sa kolegu i vet të dalë nga kabina duke mbyllur derën e kabinës të avionit Embraer 190 dhe drejton avionin drejt tokës duke shkaktuar 30 viktima. Nga hetimet rezultoi se komandanti kishte pasur probleme psikike./D.T/DITA
