Sa është sipërfaqja e Gadishullit Ballkanik?

redaktor

I nderuar lexues! Gadishulli Ballkanik është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Sipërfaqja e tij është rreth 505 000 km2. Shtrirja më e madhe e Gadishullit Ballkanik nga veriu në jug është 950 km, nga lindja në perëndim 1260 km. Kufizohet nga Deti i Zi dhe Marmara në lindje, deti Egje në juglindje, deti Jon në jugperëndim dhe detit Adriatik në perëndim. Në veri kufiri tokësor në një gjatësi prej 1600 km kalon përgjatë rrjedhjes së ulët të Danubit nga grykëderdhja në Detin e Zi e deri në bashkimin me lumin Sava, pastaj ndjek rrjedhën e Savës deri në Lubjana ku kthehet drejt jugperëndimit e del në gjirin e Triestes buzë Adriatikut. Pozita gjeografike në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tokësore, detare e ajrore, i jep Gadishullit Ballkanik rëndësi të madhe politike-strategjike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *