Që kur Izet Haxhia, ish truproja i ish presidentit dhe kreut të PD-së Sali Berisha, i larguar drejt Turqisë që prej 15 vjetësh, pranoi të rrëfejë për DITA-n të vërtetat e tij për ngjarjet e errëta që kanë ndodhur gjatë viteve të tij pranë Berishës, deklaratat e tij kanë trazuar shumëkënd. Në shumicë dërrmuese, lexuesit dhe publiku e ka përshëndetur këtë vendim të Haxhisë në shtatorin e vitit të kaluar dhe kuptohet që shumë ngjarje tashmë janë parë edhe nga këndvështrimi i munguar prej vitesh: Ai brenda rrethit të ngushtë të Berishës. Duke hedhur kështu një dritë të re mbi një sërë sferash, skandalesh e vrasjesh. E vetmja që nuk është trazuar, është drejtësia shqiptare, por ndërkaq palët e prekura duket se nuk kanë ndenjur duarkryq.
Izet Haxhia, në një reagim nga faqja e tij në facebook deklaron se ka marrë kërcënime ditët e fundit; nuk çuditet kur i vijnë nga “cubat e Berishës”, por bën habi me mbështetësit e ish presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Haxhia thotë se nuk i trembet vdekjes dhe nuk ka frikë, pasi kokën e tij e kanë peshuar rëndë që shumë vite më parë kur u detyrua të largohet nga vendi. “Shumën nuk e them, se i mbetet qejfi Tomës”, shkruan ai. Por ky reagim është më i gjerë se kaq: Izet Haxhia bën një sqarim të drejtpërdrejtë se përse vendosi të flasë.

Më poshtë reagimi:
“Të nderuar miq dhe armiqtë e mi të shumtë. Desha të ndaj me ju disa gjëra. Ka disa ditë që kam marrë një seri kërcënimesh, ofendimesh e sharjesh nga më të ndryshmet. Shumica e këtyre kërcënimeve e sharjeve vijnë nga anonimë që fatkeqësisht shfrytëzojnë lirinë që u japin mediat sociale për të shfryrë dufin e tyre. Një pjesë janë nga cubat që mbështesin kryecubin Berisha, por ajo që më bën të çuditem janë kërcënimet që po marr nga trimat pacifistë të pacifistit të ndjerë Rugova.
Kjo erdhi pas një citimi që Berisha kishte bërë për mikun e tij e që unë isha vetë dëshmitar i këtij citimi. Unë nuk kam qenë roje e ushkurit të Rugovës apo Berishës. Pavarësisht se gojët e liga thonë që Rugova kur pinte, kthehej në një maniak seksual, apo Berisha nën ndikimet anësore të Haloperidolit që pinte ishte kthyer në një impotent.
Në jetën time nuk kam dashur asnjëherë të jem i famshëm apo me emër. Do kisha dashur të kisha qenë më mirë çoban i dhive që dikur në rininë e tij ruante Berisha, se ta ruaja Berishën vetë. Por e kaluara nuk kthehet as nuk blihet me asgjë. Kam qenë me fat që edhe pse kam qenë pjesë e stanit kriminal të Berishës, nuk kam bërë krime. Të jeni të sigurt që po të isha i përzier me krimet e tij, do të isha ose pranë tij ose në varreza.
Një fjalë kisha për këta pacifistët e Rugovës. Po të ishit aq trima sa tregoheni të fshehur pas anonimatit, do t’u ishit bashkuar luftëtarëve të UÇK-së e jo të iknit nga sytë këmbët e të shullëheshit në plazhet e Shqipërisë, kur luftëtarët e lirisë derdhnin gjakun për lirinë tuaj; kur lideri juaj shpirtëror takohej në Beograd me vrasësin e shqiptarëve.
Disa të tjerë më thonë që të bëri njeri Berisha. Unë u them këtyre, që Berisha nuk është bërë njeri për vete e jo të më bëjë mua. Ca të tjerë më thonë që ke ngrënë bukën e Berishës. Këtyre u them që unë kam ngrënë vetëm bukën që kam fituar me djersën time e jo atë haram që ka ngrënë Berisha me sahanlëpirësit e vet.
Ca të tjerë thonë që je shitur tek Rama apo Meta. Në jetën time as nuk më ka blerë njeri e as nuk mund të më blejë, jo se jam i pasur apo nuk kam nevojë për para. Jam i varfër, jetoj në varfëri, por nuk mund të pranoj të jem në një krah me ta që kanë qenë pjesë e një qeverie që ka dhënë urdhrin për mua që të qëllohet pa paralajmërim ku të shihet. Bëhet fjalë për qeverinë Nano të vitit 98, pjesë e së cilës kanë qenë Rama e Meta. Nuk besoj që Ramës t’i ketë ikur urrejtja për mua që më quante si drejtuesi i grushtit të shtetit të 14 shtatorit, që e detyroi të ikte nga zyra komode e ministrit me çorape për t’u fshehur në bodrumin e hotel Rognerit. Apo Meta nuk mund të ketë harruar atë kohë kur rrinte përpara meje me qëndrim të përulur që të merrte një përshëndetje.
E ndjej si një detyrim për shqiptarët dhe si një pastrim të shpirtit, që të tregoj me vërtetësi pa asnjë deformim ose urrejtje personale ato që di apo kam qenë dëshmitar në lidhje me Berishën, apo ndodhi të tjera.
Po ju them diçka, nuk e njoh frikën, nuk mund të më frikësojë asgjë. As vdekja e as burgu. Aq më tepër kërcënimet e pacifistëve të Rugovës apo ato të cubave të Berishës. Nuk më ka pëlqyer as nuk më pëlqen të ankohem. Nuk jam ankuar as atëherë kur për mua u vunë shuma të mëdha parash për të më vrarë. Shumën nuk e them se i ngelet qejfi Tomës. Por killeri që kishte marrë përsipër këtë vrasje, pasi mori kaparin më çon fjalë nëpërmes një mikut tim që “bëj kujdes se duan të të vrasin” dhe u kthye në vendlindjen e vet në Prishtinë.
Ju them armiqve të mi që nuk kam frikë, jo se jam ndonjë trim apo budalla, por unë e ndjej që jam me të drejtën e po bëj diçka të dobishme. Nuk jam fshehur asnjëherë, as nuk do të fshihem. Adresën e dini. Po ju pres. Mund t’ju qeras me ndonjë salep po më dhatë mundësinë. Armë nuk posedoj sepse vazhdimisht jam i kontrolluar nga policia turke.
Por kisha një lutje për Argitën, që po pate mundësi ma dërgo atë pistoletën e vogël që të pata dhuruar kur u ktheve nga arratisja që bëre në Itali në mars 97.
Respekte të gjithëve, Izet Haxhia”.




PARA DO KOHESH NE NJE KOMENT PATA SHKRUAR SE PERSE SHTETI SHQIPETAR NUK E MERR NE MBROJTJE DESHMIMTARIN AKOMA TE GJALLE TE KRYEKRIMIT SALI BERISHA 1991-1998,APO KANE URDHER NGA FABRIKA QE PRODHOI KETE PERBINDESH QE MOS TE HAPEN DOSJET E “ZEZA” SIC DEKLARONTE SHPESH I NDJERI S.ZHULALI PER KETE PERIUDHE TE ZEZE SI PER POPULLIN SHQIPETAR EDHE PER KETE VEND QE GJITHMONE MIKUN E KA QUAJTUR ARMIK,E ARMIKUT I KA THENE MIK!MOS VALLE ATIJ PO I PERGATISIN NDONJE DALJE PER GJAH,E PASKETAJ NDONJE AKSIDENT AUTOMOBILISTIK?
Izet,me dukesh pak…….partizan mbas lufte!
NUK JA VLEN. ME DUKET SE DHE GAZETA POJA NXERR ME PIKATORE. MO MIR NIGJONI, BATISTIN, RITA PAVONEN, XHANI MORANDIN EPLOT TE TJERE QE TE KENAQET SHPIRTI, DHE JO KTO ” XHEVAHIRET” E “CUNIT TE VOGEL” TE LALES.
hem ,sarkazem e paster .
Plumbin e paguan zonja Malltezi dmth .
rri urte Argite ,rri urte …. se rruga eshte e gjate dhe si shume ne hak keni hyre
nuk i dihet se cfare drejtimi marrin kelyshat tuaj …dhe ndoshta plumbi eshte gratis
Izet ,nuk je ndonje tip qe inspiron simpati te madhe ,por per sa po ben te detyrohemi
RESPEKT !
Izeti i sajon te gjitha cfare thote, ai nuk ka qene kurr aq afer sa te flitet ne prezencen e tij per dicka, dhe nuk ka qene pjese e gardes se presidentit qe ne ’94, ndoshta edhe me pare. Le te gjeje nje foto ne zgjedhjet e ’96 apo ’97 qe eshte aty afer. Po, ka qene organizatori i sulmit ndaj kryeministrise, ose me mire ndaj mureve te kryeministrise, se kunder mureve qellonte me kallash dhe mbante kapuc ne koke. Kjo eshte hileja e madhe qe Izeti nuk e tregon, kush e dergoj atje? Mos i besoni ketij mashtruesi ordiner.
Unë ndjej pendim në fjalët e Izetit? Pranon botërisht që ka qënë pjesë e stanit kriminal të berishës por,që nuk ka vrarë njeri! Duhet një lexim psikologjik dhe eksperiencë jete për t’a kuptuar. Unë mendoj se e kuptoj. Por e këshilloj të ruhet dhe të ndërrojë vënd sepse tani ka marë vlera si një aset i artë provash për prokurorinë e ardhëshme shqiptare! Është aset për të dëshmuar të vërtetat e helmëta që shtetit shqiptar i janë injektuar nën drejtimin e antishqiptarit dhe antikombëtarit sali shpellar berisha! Ruhu Izet! Duhesh për shtetin jo për vehte,duhesh për shqiptarët jo për agjenturat antishqiptare,duhesh për vëndlindjen tënde Tropojën së cilës berisha ja griu e ja shfarosi djemtë! Nuk ruan vehten, ruan dhe dëshmon për varrmihësit e shqiptarëve,të tropojanëve,të shtetit shqiptar e madje dhe të atij të Kosovës! Ruhu Izet në emër të ç’ka shpreha më lart! Ruhu që të shkojë saliu varrmihës në varr! Jepni besën e Moisi Golemit i cili pas pendesës u bë kryebesniku i Skënderbeut dhe i shqiptarëve! Ja ropën lekurën dhe nuk ra më viktimë e tradhëtisë! As ti nuk duhet të biesh më viktimë. Nuk duhet të vdesësh pa vdekur saliu ! Nderime!
Ty t’lumt goja për ato kshila pllumb zaimi. Nuk duhet t’vdes pa dek saliu. A ndigjon Izet. T’fala,iza i vogël.
Meqenese nuk je ordiner dhe i di te vertetat, shkruaji ketu. Edhe “ordineret” kane te drejte te japin deshmi. Kopeja e species saliere brohorit per vrasjet qe ben kreu i kopese se tyre. Po kjo kope ishte ne hall te madh qe kreu i kopese se cubave, shpellareve, egersirave, derrave, gomereve, dhive e dhenve te dilte i fituar duke i dhuruar detin Greqise.
Une kam qene ushtar ne pallatin e Brigatave dhe mund te ta them me siguri te plote qe Izeti i di gjerat shume me mire dhe me te plota sesa ti dhe une. Prandaj po ke qejf per qyfyre me mire kalo nga ndonje gazete tip Hosteni (nese akoma eshte “gjalle”. Kur ti e ditke me siguri te plote qe ai ka qene organizuesi i sulmit ndaj Kryeministrise, e ke per detyre te shkosh ne prokurori dhe te deshmosh atje per sa di. Megjithese ma merr mendja se je ndonje tip “gjysmako-partiak” qe e vetmja gje qe ben ne jete, eshte te presesh votimet mos keputesh ndonje kocke.
Tipat si ty e shkallmuan Shqiperine, se nese dallkauku Sali nuk do kishte vegla per ti perdorur, do tja rruante ketij vendi, por per fat te keq, e rruajti.
Po ti mer lale,
nga i di te gjitha keto, apo ke qene ti afer sal salepit, e nuk do qe t}i marre vlerat e degjimit te ketyre ndodhive Izeti?
IZET, TE TE RRUAJ K….. SALI BISHA.
DIJE SE JE HEROI I TE GJITHE SHQIPETAREVE.
Izet populli I ndershem eshte me ty. Me burrerine dhe trimerine tende na ke bere per vete te gjitheve. Te respektojme per sinqeritetin dhe vendosmerine qe tregon. Ti ja nxorre bojen berishes me shume se kushdo, me shume se politikanet servile qe e kane dredhur tere kohen dhe ja lane berishen mbi koke ketij populli te vuajtur. Ti i ke bere popullit tend nje nder te madh, ate qe s’po bejne dot qeverite socialiste. Shteti shqiptare duhet te te japi perkrahje dhe mbrojtje. Dhe te hapi sa me pare nje proces gjygjesor ku te denohet krimineli dhe I cmenduri sali berisha. Ti per shqiptaret sot je nje hero.
Te urojme jete te gjate dhe fat per te miren e Shqiperise!
Pershendetje dhe gazetes “Dita”!
..ju parafolesit qe dini me kompetence cfare ka ndodhur , keni qene me afer Sales ? Izeti del me emer e mbiemer , po ju me anonime keni kurajo ti dilni para e te ja kundershtoni ? ne historine e njerzve te degjuar , ata qe kane ditur me detaje e me mire cka ndodhur realisht ,kane qene personeli i sherbimit plus qe Izeti nuk ka qene injorant .Ka mbaruar shkollen e mesme me nota te shkelqyera e bere fakultetin e mjeksise .
“””Pranej na ka zili bota se kemikshtu herojsh. Ju hongert mortja e ju shpelafte panuklla
edhe ti po ne ate mallkim je!
SKENARI I EDI RAMES PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA CESHTJA DOSHI
Pse ky fakt trondites del ne pah pikerisht tani kur ujerat e politikes shqiptare jane trazuar.A mos ndoshta Izet Haxhise i kercenohet familja nga qarqet e pushtetit per te folur pikerisht ne keto momente kur mazhoranca i ka punet pisk.A mos ndoshta eshte e sajuar apo eshte e sinqerte.Fakti qe del tani le per te dyshuar.Qeveria po ben gjithcka per te erhequr vemendjen dhe per te reduktuar pasojat e superskandalit Doshi.Ndosha Haxhia eshte nje Durim Bam i dyte,i kercenuar e manipuluar per interesat e mazhorances.Tani u kujtua Berisha ta kercenoje pas 15 vitesh.Ka shume pikepyetje.
Jo shoku, se “superskandali” koDoshi eshte ne vazhdimesine e perpjekjeve per te shkaterruar Shqiperine. Shife tritolin ne Lazerat, ne Sarande dhe shif pak ne Booking.com sesa rezervime u kthyen mbrapsht nga turiste qe duan te vizitojne Shqiperine. Nuk dua te mbroj Izetin, qe normalisht duhet dhe do ta mbroj per aq sa duhet, por fshati qe duket nuk do udherrefyes. Qeveria e sotme dhe ajo e djeshme jane koke e kembe te zhytura , ndryshe nuk shpjegohet qe me te gjitha faktet qe kane dale ne drite qeni i madh leh akoma dhe kelyshet po terbohen. Por faji ne kete mes eshte i popullit, kur nuk i merr me hu te gjithe, mire bejne e lehin. Une po dyshoj seriozisht nese atje ka ngelur popull, besoj vetem turmat kane ngelur dhe kjo do te thote veteshkaterrim i shqiptareve..
Per nendetsen 105
-bravo Imami!!!!
-pasi te trodhi berisha,je bere si zymbyl agai,(eunuk i sulltan selimit)
Po ti mer nendetse e nxorre koken?
Po mos bre burre! Mos bre!
Mos ja merr kreditin sale dhelpres per te krijuar skenare mashtruese e ja jep Edit, se i ul vleren sale finokut e i ngelet hatri saluqit tend!!!!!!!!!!
O nendetese 105 e rreme, hiq dore nga vjedhja e pseudonimit se ben gafa si ajo e diteve me pare, kur nxorre ceqet ne euro qe ne vitin 1996, kur euro u hodh ne qarkullim ne 1 janar 2001, pra 5 vjet me vone. Le nam o i zi! Kopjon stilin tim, por nga qe te mungojne njohurite ben gafa. Xhanem nuk e ke vetem ti fajin jo. Faj ka edhe ustai yt qe nuk ta perpunon sic duhet “ustanovken” d.m.th. “vijen e sjelljes” apo si i thone tashem “engagement approach”.
Pax Vobiscum o nenedetese e mjere 105 here false!
UN DO THOJA RESPEKT PER KETE NJERI, NDOSHTA PO DHE NDOSHTA JO,,,I KA SHERBYER PER 8 VJET SALI BERISHES, KA MARE PJESE DHE NE AFARET KUNDER SHQIPTAREVE , PRA SALIU ATO QE KA BERE NUK I KA BERE ME DUART E TIJA POR ME DUART E TIJ DHE TE DISA TE TJEREVE, KY PERSON THOT KAM BERE DETYREN, PRA DETYRA E KETIJ PERSONI ISHTE TE CONTE ZENIN ME MAKINEN E KRYEMINISTRIT PER TE MARE LEKET E DROGES, ( SIC E KA POHUAR VETE IZETI) PRA KETO ISHIN DETYRAT E TUA, PO SA DETYRA TI KE KRYER SI KETO MOR IZET, NUK BESOJ QE TI RRIJE ME DUAR NE XHEPA DHE RUAJE VETEM SALEN, TI DHE SHOFERI QE SHOQEROJNE NJE MINISTER, KRYEMINISTER. APO PRESIDENT JU JENI KONTAKTI I PARE ME KETA NJEREZ, PRA CFAR DO DHOJ URDHERI I MIRE APO I KEQ JU JENI TE PARET PER TA ZBATUAR, SIC KE THENE DHE VET TI NUK KE VRARE, POR KE QENE TIP VIOLENT ME SHPULLA DHE ME GRUSHTA, PO PSE MOR IZET TI DUHET TE QELLOJE NJEREZ, DETYRA JOTE ISHTE KOMPLET TJETER, MOS NDOSHTA ME VIOLENCEN TENDE KRIJOJE ME SHUME BESIM TEK PADRONI YT? SHOKU IZET,, DETYRA JOTE ISHTE KREJT TJETER NE ATE KOHE THJESHT TRUPROJE E NJE KRYEMINISTRI APO PRESIDENTI, POR TI I KE SHERBYER ME DEVOTSHMERI PADRONIT SALI, DHE KE MARE PJESE Ne pUNET E TIJ TE MBRAPSHTA KUNDER SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE, E KUPTOJ PENDIMIN TEND, POR PO TE ISHE I PASTER SI NJERI DEMOKRAT, KETE PENDIM DUHEJ TA BEJE NE VITE E PARA KUR I SHERBEJE BACES SALI, DHE TE THOJE QE KJO PUNE NUK ESHTE PER MUA SEPSE UN JAM NJE NJERI I NDERSHEM, MEGJITHATE RESPEKT PER KURAJON KUNDER FAMILJES SE PADRONIT TEND SALI QE I SHERBEVE PER. 8 VITE ME DEVOTSHMERI, TE UROJ QE NJE DITE TE GJITHA FEKTET QE KE TE TE SHIKOJME NE GJYKATEN SHQIPTARE PER TI MBYLLUR NJR HERE E MIRE GOJEN E SALI BERISHES, URIME,,,,
@@@@@I nderuar z. Izet Haxhia shkrimet tuaja jane mbreselense tregojne se ju po thuni te vertetat ashtu si kane ndodhur lakuriq ,pamvarsisht se mund te jene te hidhura per dike.je nje burre I madhe I ketij vendi te mbushur me shpifsa e legena .Ke fituar dashurin dhe mirsine para zotit dhe popullit te ndershem shqiptar,deren e ke te hapur te sejcili per kontributin e madhe qe po jep, po ve dhe jeten ne rrezik per shqiprine demokratike.Ndaj I kerkojme qeverise se E.Rames ti dale ne mbrojtje Izet Haxhise per kete deshmi si deshmitar okulare I vertete I ngjarjeve te zeza qe kan ndodhur ne shqipri ,kunder krimit dhe kriminelve qe livadhisin sot ne shqipri.TI siguroi te kthehet ne shqipri dhe ti siguroi nje pension ne Turqi aty ku eshte dhe ti merren ne mbrojtje familja ku jeton.Falenderoim g.Dita per kontributin qe po jep ne lufte kunder krimit.@@@@@@@@@@@@@@@@.
Edhe po te hoqen,nje .ute ma pak e as gja ma teper.
O izet haxhia bravo te qoft qe flet ske cfar humb me.pse nuk i fute 1 plumb kokes se do i kishe ber nder ktij populli,po me mir von se kurr nxirrja te palarat edhe te shofim neqoft se kjo mut drejtsie qe kemi do bej te pakten 1 here ne 25 vjet fashizem punen e vet.zoti te rujt edhe ktu mke per cdo lloj ndihme kudo qe te jet vij ne turqi qe neser po pate nevoj per ndihme.zoti te rujt
ore shpella ,, ai thote ja ujku , ju kerkoni gjurmet ! Izeti ka dhene ca shpulla se ne gjithe boten bodygardet nuk meren per te perkedhelur po per te shtene frike . po nuk ka bere politika per te marre ne qafe nje popull te tere . sikur Izeti te ishte vertet dakort me violenzen e shypjen e te pafajshmeve per te siguruar privilegje per vete , do vazhdonte te ishte mire e jo i syrgjynosur.Merruni me faktet qe zbulon qe kane te bejne me politiken shkaterruese te Berishes e me drejtesine e munguar
Cub Saliu, cub Izeti. Jeni te njejte.
IZETI VODHI LEKET E SUDES E IKU TE RrOJE SI LEPUR.
Do mbahet mend si roja qe u be “Shkrimtar”
Lepuri ka marre nje laptop kujdes i duhet …kujt. Ti sherbeje familjes te pakten ne pleqeri se Rinine e jeten ja fali salit.
Saliu te gjitha amanetet ja paska besuar rojes e ky na i beson neve. .
O nendetsja 105, me duket se po mbytesh ne detin e trazuar! Kapi varkat e shpetimit sa nuk je vone
Izet Haxhia bravo te qofte per kurajon qe tregove per te thene te vertetat nga brenda qe kryecubit Berisha nuk ja njifnim. Jam i sigurte qe ti di shume me shume nga sa ke thene. Por e kuptoj pse nuk i ben publike, se ketu tek ne nuk ka DREJTESI qe ti hyn ne pune te vertetat. Kryecubi Berishe eshte thartuar shume keq prej teje prandaj dhe te te kercenon me veglat e tij. Ti mos e qeth k… fare se skan ca te bejne as impotentet e Berishes dhe as ata te pederet e Rugove pederit. Gjithe te mirat pac.
Je trim dhe shpresojme te jesh dhe i zgjuar dhe te ruash veten dhe te verteten bashke me te. Tranzicioni ka shume te panjohura dhe shoqeria meriton te verteten ndryshe do vime rrotull si kali ne leme. Dhe nderkohe shteti – qeveria, prokuroria te veprojne se po flitet per gjera jetesore per nje shoqeri demokratike. Qofte duke garantuar jeten e deshmitareve dhe familjeve, qofte duke hapur ceshtje penale ndaj te perfolurve.
Po ju vjen fundi te gjitheve dale nga dale o politikane te fulliqur
I nderuar Hashia! Edhe pse ke lene “shije te Jo te kendershme, gjurmet te liga, apo kujtime te hidhura” per ato qe ke bere ne ate periudhe, une nuk anje deshire apo impenjim te futem ne analizen shkak-pasoje, lider-truproje, viktim- kriminel, popull-qeveri agjente….etj……etj.
I rendesishem eshte Fakti qe,ju keni mare persipe.Ju celet nje drite jeshile, per ate qe ky shtet duhet te bej, pamvarsisht, e se dhe ju vete do te ndesheni me akuza reale apo te reme, e alibi te tipit BERISHA&CO, apo te aktorit dhe autorit DOSHI&CO….
E rendesishme eshte qe ju gjeni KURAJON dhe reagoni per ato qe mund te keni bere ne kushtet e kercenimit JETIK……., e po te mos e benit ju do ta bente dikush tjeter,I sic edhe e ka bere per 16 vjet pas Ike’s suaj, per te cilen BERISHA ju ka cilesuar edhe vrases te Hajdarit…
E rendesishme eshte qe ju nuk I keni duart te LYERA me gjak!!,,
Por shume interesante eshte fakti: “pistoleta ne rreth vicios” dhe kjo e ka nje domethenie shum te madhe. Kjo eshte nje “DICIDURE” shume e lexueshme dhe madje shum qarte.
Ju jeni duke dhene nje kontribut te jashtezakonshum per popullin tuaj. Jam e bindur, populli te kuptone drejte. Eshte ky popull qe tash ju vlereson dhe fal, eshte per vonesen ne kohe, pasi dihet qe nuk eshte e lehte qe perballesh me agjentet shqiptare…..
RESPEKTE ZOTI HAXHIA! RRUHU NGA “PISTOLETA NE RRETHIN VICIOZ”
Izet!aty nga viti 2000 nje person qe ka qene spiun i sigurimit(kane qene si familje)pastaj ka vazhduar me te gjitha qeverite e pas vitit 1990 si spiun por gjithmone duke mbajtur flamurin e pd-es,gjoja ishte ne kerkim i kane dhene para sepse ju ka premtuar se do te gjej ty ne Turqi,ka shkuar ne Turqi ka bere qef me parate e sherbimit sekret dhe eshte kthyer e ju ka thene se nuk e gjeta dot,po ky person e di qe sali berisha e ka nxjerre poshte azem hajdarin per te “verifikuar” nje makine te dyshimte(e thote neper tavolina me shoke por puna eshte qe ta thoi ne gjykate) te njejtat gjera i di dhe Genc Pollo sa i perket daljes se azemit nga zyra e sales i cili ka shkuar ne zyren e tij dhe ka dale prej aty duke montuar seliniciatorin ne pistolete.Unè kam pershtypjen qe shumica e politikareve majtas dhe djathtas jane bashke sepse dhe spiunet i kane te perbashket te njejtet…..
;
Orlo.
Perse i drejtohesh Izetit? Apo ke shprese se Izeti do ta nxjerri emrin qe ti megjithese anonim nuk e thua?
Kam kohe qe i ndjek rrefimet e Izetit .Jane shokuese per kedo qe i degjon por aspak te verifikueshme .Ne nje shtet tjeter ketyre do u i ishte shkuar deri ne rrenje .Prandaj per disa jane te besueshme e per te tjeret fantazi .Nje gje nuk ndryshon thelbin e gjithckaje.Saliu eshte nje kriminel i pathyeshem .Kjo vertetohet vetem me nje fakte .Dergimi i forcave mercenare per te shtypur popullin e Jugut .Planet e nderhyrjeve ushtarake me perdorimin e armeve kunder popullit .
Cdo akuze tjeter e tipit Izet, ku mbeshtetet tek prezenca e tije dhe e Saliut, rrezohet per arsye se nuk vertetohet . Degjoni cfare thot Arturi : Ai ( Izeti) ska qene asnjehere kaq afer sa ctregon. Pra fare mire Arturi si deshmimtar ne mbrojtje te Saliut deponon para trupit gjukes se Izeti genjen ose sajon .
Saliun ,jo tani por dhe me pare ,nuk kane guxuar ta marin te pandehur me histori te treguara .Me tha i thash .E pash .Ju them . Hiqni dore e mos shpresoni pa i perplasur fakte kokforte qe kane peshe kombetare e jo gerr e verr. Pse nuk veproje Nanua e tani nuk po vepron Rama.Vriheni mendjen se nje inisjative e tille kerkon burra me koq.. e jo me llafe facebook e gazetash .Ne kemi nje fakte tjeter,nuk po flas per Gerdecin ,po per popull te shtrire per toke nga plumbat qe i pa gjithe bota ne 21 janare dhe askush nuk po e merr inisjativen me minimale ta ndaloje e ti kerkojne shpjegim .Arrestohet Tom budalli qe duket hapur qe i sajoje te gjitha . Kemi shitjen e detit me firme e vule .Saliu nuk eshte kaq budalla. La Gerr Verrin te beje studimin dhe Luli qe firmosi . Pra ne burge Gerveni e Luli e jo Saliu. Kemi shkaterrimin e ekonomise drejt gremines me arqitekt Ridvan Bolen e jo Saliun.
Hiqni mendjen, nga keto mesiper, qe te vene Saliun ne bangat e te akuzuarve .Zogu ishte ne doren e Nanos kur mori pushtetin mbas ngjarjeve te 97 .Saliu e kishte humbur dhe mendoje te arratisej .Populli ziente dhe armet ishin neper duar .Situata i rreshqiti dhe cdo ndeshkim ishte i mundshem .Tani ka vetem nje obsjon .97-2015=18 vjete A lejon Kushtetuta jone te merret i pandehur ????? .
Sic jam shprehur dhe here te tjera vdekjen e Saliut e duan te gjithe .Por asnje nga ne dhe shteti nuk e bene dote .Ngelet hapur vetem nese mbi te do veproje kanuni .Ata qe jane ne gjakne te mund ta bejne nje gje te tille dhe Zoti qe eshte larte .
Mos mendoni se me vjene keq per te .Por ja qe ndodh dhe keshtu si molla e ndalume e Migjenit .Ne nuk e kafshojme dote . Mos me thoni per Drejtesine se do qesh .
Kur njerzit humbin c,do vyrtyt
Kur njerzit SHNJERZOHEN
ME MIRE VONE SE KURRE………………………………………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Faktet qe solli Izet Haxhia ne intervistat dhe reagimet e fundit kane bere qe cdo shqiptari te ndershem t’i ndizej urrejtja ndaj shkaktarit kryesor te fatkeqsive te ndodhura keto 25 vitet e fundit ne Shqiperi.
Respekt Izet Haxhia!
Vetem Prokuroria nuk do t’ja dije ndaj fakteve dhe deshmive te servirura ne media kunder fajtorit kryesor te shkaterrimit te jetes dhe mireqenies se shumices se shqiptareve: Sali Ram Berisha.
Duket se vetem Revolucioni demokratiko-paqesor do te sjelle pastrimin e Shqiperise nga “gremi” I llojit Sali, Fatos, IlirMete, EdiRama dhe klanet e tyre gjakpirese.
bravo
Po i pershkruan mprehtesisht te vetequajtur “pacifistet” . Kur behet fjale per UÇK-ne apo kritik ndaj Rugoves apo Berishes, e harrojn pacifizmin e qarten dhe ju del shkuma prej gojes plot urrejtje e vendosmeri qe asnjeher nuk e shfaqen ndaj armikut te perbashket . Respekt per Izet Haxhin e viteve te fundit. Te uroj shendet e jete te gjate !
mqse e njoh pak Izet haxhine,po i jap nje keshille prej miku te sinqerte.Ruaju vertet nga krye hafija.Personi me emrin e vertet ose jo;Pellumb Z.thote disa keshilla te verteta,por harron se Izet Haxhia mund te mos jete aq trim sa thote vet,por eshte me shum eksperiece ne jete ne cdo situate qe te ndodhet do ja dali.Edhe dicka per ju komentus qe kercenoni ,Me ate njeri kini kujdes kur e kercenoni se as ju ka fare ne llogari juve.Por nje njeri si ai qe di kaq shum per kryegangsterin e madh shqiptar eshte vertet shume i rrezikuar.Dhe ai palo shtet duhet urgjentisht te marr masa per ta mbrojtur kete njeri.Uroj te mos i ndodhe ndonje aksident.
O ZONJA O ZONJUSH? LEJLA, MOS PO E NGATERRON GJE ME ATA BOYDIGARDET E DISKOTAKAVE QE SHKON TI, SHPELLA NUK PO FLET PER BOYDIGARD QE MBAJNE QETESINE NEPER DISKO APO LOKALE NATE, E KE KUPTUAE GABIM OSE HIC FARE,,,’
Me qenë trim ashtu si thua,kishe qendru ne Shqipëri e nuk kishe ikur o i mjerë. Ku ishe që nuk fole më heret. Tu ndal taxhija e tash po leh.
Izet !
Une qe te shkruaj jam nji ish shok i ngushte i Azemit ,para viteve 90 te,se me pas ,edhe une u arratisa jashte vendit.
ashtu sic di ti te gjitha pislliqet per kriminelin Sali,po ashtu une di aq shume per Azemin,por nuk ka rendesi,sepse ai u zhyt apo me mire te them se ate e futen ne gracke per te bere shume gjera qe te ngjyrosej ai per cdo te keqe.
sic thashe se une u arratisa jashte vendit ,por me nji ndryshim me ty,se ti vazhdove ti sherbesh nji Satani te Jashtezakonshem ne dem te kombit.
nuk te gjykoj se pse more pjese ne zhulerat e spiuneve qe punonin kunder interesave te vendit,si Saliu me banden e tij udbashe,Por,mos u krenaro me bemat e tua,te 14 shtatorit 1998,me tanke e bozhibozuke kunder shtetit !
ti thua se ke jetuar me djersen tende dhe mire ke bere,por duhet te kerkosh falje per te gjithe ndihmen qe i ke dhene udbasheve me injorancen tende ,sic e the duke bere revolta bolshevike , dhe se Edi ka ikur me corape nga zyra ,ti mos u kreno,sepse ajo qe bete ne ate shtator ,asnjerit pjesemarres nuk i falet dhe aq me shume ty ,qe ishe [sic thua i drejte] !
kurse per ata qe te kercenojne,mos u merzit !po te ishin te vendosur per ta mbullur gojen ,do ta kishin bere….pervec te gjitha atyre denoncimeve qe ben dhe mire bene,sepse i ke dhene opinionit public nji tjeter version te besueshem per pesh peshet e perfolura kundrejt bemave te kriminelit te betuar Berisha,bej edhe nji autokritike per gjithshka negative ke sherbyer,,,sepse keshtu do te dukesh akoma me shume burrrr !
I nderuar Izet! Per te gjitha sa ke shkruar e ke dhènè intervista tè kam lexuar dhe te jap kurajo.Njeriu kur mendon qe ka bère gabim dhe pendohet duhet tè rrefehet me sinqeritet dhe pèr kète tè besoj.Por mendoj se pèr sa jeni rrefyer duhet ti tregoni te gjitha krimet e sali berishes tamam si njè dèshmitar para gjyqit.Beheni inçizimin e kesaj dèshmie ,dergojani prokurorisè pèrgjitheshme dhe te gjitha institucioneve nderkombètare ne vendin tonè dhe kujtdo tjetèr e mendoj se do te jesh i qetè.Sa pèr kèrcènimet mendoj te ruhesh nga thengjijt e mbuluar e jo nga ata qè duken.Per sa ke bère tè respektoj.
O IZET BEJ KUJDES . se mos te vret Xha Braho me gur Cakmaku.
Z.Izet! Jam afersisht ne moshe me ju dhe po e them sinqerisht,qe ashtu si dhe ju,nuk me rruhet per vdekjen fare.Problem jane femijet,familja,por sa e sa njerz kane vdekur nga Zoti,dhe jeta vazhdoi.Nuk kam patur dhe as do kem ne jete asnjehere problemet tuaja,thjesht per faktin qe kem jetuar me djerse dhe qe nuk mund te behesha ithtar i asnje force politike,sepse do te me dukej vetja si aktor i filmave pornografike.Te gjithe ata qe jane mare dhe merren me politiken e ndyre te ketij vendi,te gjithe militantet,te gjithe drejtoret,shefat,etj,per mua jane lavire filmash.Mos e rruaj se te vrasin,sepse i njeh mire ne kohen tende te keqe,(sepse ke patur kohe shume te keqe ne jeten tende dhe ke shume borxhe karshi njerezve te ndershem dhe te pafajshem).Sa per ato qe u ke bere legenave pokitikane ,mire jua ke bere,sepse ne mos nga ty e meritonin nga dikush tjeter.Dava b…..as mos te te vrase ndergjegja se te gjithe b…. jane.Do te te rru…. trapin!Problemi im me ju eshte vetem raporti me ndergjegjen tuaj,sa i qete do te jeni ne krevat,jo nga frika e jetes,por nga vrasja e ndergjegjes.Ju kerkoj vetem qe te beni paqe me veten tuaj, dhe neser une te ndihem krenar kur im bir te me thote:”kAM SHOK DJALIN E IZETIT”!Te uroj me zemer qe tja arrime bashke kesaj dite!
I besoje Izetit per te gjitha cfare ka thene,dhe duhet pergezuar per dinjitetin qe ka treguar .I uroje jete te gjate , atije dhe familjes se tije. Gjovani Falkone,Heroi i Drejtesise italjane ka thene:”Njeriu vdes nje here, kushe jetone me friken ,vdes cdo dite “
fol o Izet fol po nuk ka kohe dhalla te merret me ty se prishet thartohet,,,,,pastaj cfare u duhesh ti koklopes edhe kallomit kur tregon qe njeri servilosej per nje pershendetje tjetri ikte me corape si kokerr travestiti,,,,do merren me Tomen edhe me Frrokun se mos na arratiseshin se na prishej imazhi i “qeverise demokratike te ngjalave”,,,,,,,,tani ne prill prit kur te na pjellin ndonje te re tjeter kta ripjellsat,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
Per markun! Qe je nje plehre e shoh cdo dite por qe je dhe bythelepires e nuk ka nevoje por mos e provoko izetin se te pakten ai del me emer dhe fytyre e nuk fshihet mbas “ukut” mbi te gjitha eshte malesor si ti dhe jo burre kurve sic je ti komentus i paguar!
Izet, kardeshim, vazhdo linjen e ndershme qe ke nisur. Te gjithe kemi bere gabime ne jete kur kemi qene te rinj. Rendesi ka qe as ke vrar e as ke prer njeri. Vete fakti qe nuk je blere nga hjena e Vicidolit per heshtjen tende, tregon shume per karakterin tend. Duhet ta dish qe tashme je kthyer ne nje asset te pazevendesueshem per te gjithe ne shqiptaret e ndershem.
Edi Rama, nese ne te vertete nuk je pjese e piset e asaj palo kliptokraci mafjose qe gjoja quhet shtet atehere impenjo gjithe strukturat e duhura per sigurine qe ky qytetar shqiptar meriton.
AH, JO! Sherbimet sekrete antishqiptare po nxjerrin assat e fundit kunder Shqiptarëve! Izet Haxhia eshte nje nga fundërrinat e ndyra te tradhetise qe përdoret kunder Shqiptarëve.
OOOO Izet ty eshte per te ver emrin HERO I TE VERTETES .
Une i kam lexuar te gjitha deklaratat qe ke bere , jame nje nder ato shqiptar TE SHUMTE qe besoj ne tregimet e tuaja te sinqerta. Qe ne dite te pare ke dalur me emer dhe mbiemer te vertet d.m.th nuk je psedonim , dhe kjo te jep onore dhe burreri .
Per sa i perket klyshave te Salushit dhe Rugoves ti behesh 100 vjeq o IZET . Te uroj me gjithe zemer shendet te plote .
IZET duhet me e krye edhe nje amanet ( BAC Y KRYE ). Te futen ne burg spiuni dhe tradhetari i fundit i shqiperis SALI BERISHA.
NJE LUTJE PER EDI RAMEN . BEJU BURRE DHE JEPI AMNISTIN IZET HAXHISE DHE KTHEJE NE SHQIPERI .PER KETA BURRA KA NEVOJ KY VEND.
Kush e njeh Izetin dhe familjen e tij , ne Babine te Tropojes , verteton se Izeti tregohet i sinqerte ne ato qe thote e tregon ! Familja e Izetit ,ashtu si shume familje te shumta ne Tropoje ne kete periudhe “pluralizmi ” u shkaterrua : Ju vrane vellezer, ju vrane niper , ju burgosen vellezer qe vazhdojne te jene ne burg, vete eshte ne arrati pa mundur te vije ne vendlindje apo te shihet me njerezit e tij apo me shoket apo miqte ! Dhe e gjithe kjo per shkak te nje Njeriu – Monster !
A nuk eshte kjo nje ARESYE E FORTE – qe Izeti te flase ! Kur te fliste ? 2005 – 2013 , pushtetin e kishte ne dore , ky njeri monster , edhe sot Drejtesine e ka perseri ne dore AI .
Fatkeqesisht ky vend nuk ka BURRA por ka MESHKUJ !
Ishalla do vije dita te lindin. BURRAT !
Dua te sqaroj dicka per kete Izetin qe me qene une gjykates e denoj me burg te perjetshem.por ngaqe po pendohet cdo dite dhe po pastrohet ne ndergjegje qe duhet akoma me shume une ia fal denimin dhe e le me kete internim prej kaq vitesh ne Turqi.Me Saliun dhe kundra Saliut kane qene shume politikane.A ishte Ceka qe cfare nuk volli dhe u strehua perseri ne batakun e Saliut qe vazhdon ende?Po Pollo cfare tha e cfare nuk tha dhe vazhdon te fleje me te ?Po Imamit sa dhembe ia thyen “heronjte e Saliut”?Po Selami mbeti pa buke dhe pa grua ne Amerike dhe erdhi e u ul ne prehrin e Saliut?Po Tritani nuk u ngop me presh ne Lushnje por deshi dhe “lakrat e Saliut”?Po F.Cupi qe sa ishte ne Vlore beri “autpsine ” e Saliut e tani ben “autopsine ” e vetes ?Dhe sa te tjere ka keshtu si keto ?Por e theksoj asnje prej tyre,asnje e asnje nuk veproi,nuk deshmoje sic po ben Izeti?Dhe a dini se pse ?Se Saliu i mbajti per 8 vjet ku u pasuruan per gjithe jeten.Vetem nje i ngjason Izetit qe i kane “ballit”Saliut.Ky eshte Mero Baze qe per mua i barazoj ,Izet =Mero =nje.E kjo vjen vetem per nje arsye:Izetin e internoi dhe ne rastin me te pere e fut ne burg si vellezerit e tij ose e vret.Familjes Haxhia ia ka mbyllur jeten,femijet i ka lene jetim me baballare te gjalle.Ajo familje jeton se nuk mund te vrasin veten ose ishalla kane menduar sipas Kanunit qe Sala e ka per zemer.Po e njeta gje ndodhi edhe me Mero Bazen.Pasurine ia shkatrroi,ia dogji,vete Baze gati sa nuk iku nga trute.Dhe tani Baze e ka treguar dhe po e tregon veten me te vertetat qe thote cdo dite ne median e shkruar apo televizive.Kete po ben dhe Izeti nga Turqia.Keto te dy i bashkon hakmmarrja ndaj Berishes dhe kane te drejte,keto te dy nuk kane te ngopur deri sa Saliu familjerisht te denohet nepermjet ligjit,se poshtesite e tyre i kane provuar mbi shpatullat e tyre,mbi familjet e tyre.Shpresoj qe Haklajt dhe Haxhiajt do t’ia dalin se shpejti se Mero nuk di te tille ligje te Kanunit.
jeta esht e shkurter por njekohsisht e gjate varet si e interpreton.
mund te jetosh tegjith jeten duke gabuar ose duke i ber dem te tjerve,akoma me e demshme esht qe gabimet e tua i vuan nje popull i ter.
per mua izet haxhia esht nje person qe duhet vleresuar per ate qe po ben duke demaskuar figuren me antishqiptare ,njeriun me te poshter qe na takoj te kemi si lider .
per ket arsye nuk merrem fare me gabimet e vogla te izetit por me kontributin qe sot po i jep ketij populli
ka momente kur njeriu i jep jetes nji diapazon shum her me te madh se ajo individuale,keshtu qe izet ruaje veten ne radh te par per te miren qe i ben ktij populli te stervuajtur ,pastaj per familjen fmijt dhe prinderit .
O Zoti Izet ! ju kam shkruar dhe tjeter here dhe po ju them perseri qe vazhdosh kauzen tende qe ke nisur se je ne rruge te drejte dhe do fitosh e do hysh ne historine shqiptare si njeriu qe ne momentin e ktheses qe po ben Shqiperia drejte Europes keni thene te vertetat me te medha per te gjithe ata qe e kane mbajtur kete vend peng te vendeve fqinje qe nuk na e duan te miren. Vazhdoje pa u trembur sepse ata qe bejne kercenime anonime nuk jane burra por frikacake. Nese do idhin burra do te ta thoshin hapur sikur ti po tregon hapur gjithshka qe ka ndodhur ne dem te ketij populli. Te uroj jete te gjate dhe suksese ne kauzen tende. Me shume Respekt arvanitasi nga Tirana.
..i paperseritshem …si malesoret e dikurshem ,kreshnike.