Vilson Cakovic pezullohet pa afat për gjestin ndaj flamurit kuqezi. Klubi i Apolonisë ka dalë me një komunikatë për shtyp, ku sqaron vendimin për të pezulluar portierin serb për një kohë të pacaktuar. Në fakt në seancën stërvitore të së mërkurës, Cakovic nuk ishte i pranishëm dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ndërpresë marrëdhëniet përfundimisht me Apoloninë. Në deklaratën e klubit fierak shkruhet se Cakovic u bë protagonist në fushë me një veprim joprofesionist, ndaj u vendos të pezullohet nga të gjitha aktivitetet deri në një vendim të dytë.
Në fakt pritej një masë e tillë ndëshkimore nga ana e Apolonisë, për shkak të presionit të madh që kishte edhe nga opinioni sportiv në vend. Vilson Cakovic është pjesë e Apolonisë që nga janari i 2013, madje është konsideruar një ndër më cilësorët në kampin fierak. Gjatë sezonit aktual ka qenë titullar fiks në skuadër teksa është aktivizuar në 25 ndeshje të Superligës.

Ministri pa palce kurrizore kete tipin duhet ta kishte shpallur “person te padeshiruar” qe diten e gjestit antishqiptar.
fajin e ka dhe ai lala i m… ,qe doli me flamurin dhe nuk e mbrojti por rrinte si mut i lagur