Pse pasagjerët? Kjo është pyetja që nga momenti i aksidentit edhe sot bëjnë gazetat, gjithashtu edhe lexuesit. Vazhdojmë të arsyetojmë me ato pak elemente që dimë nga jeta e tij private, por prapë mendimet nuk na lënë të qetë.
Zakonisht ndodh që një depresiv i jep fund vetes në vetmi, e shumta merr me qafë njerëzit e familjes se i konsideron pjesë te problemeve të tij, por rasti i pilotit gjerman shkon përtej çmendurisë personale, kur vendos te dënojë me vdekje njerëz të panjohur. Më keq akoma, ishin te panjohur që sapo kishte takuar. E imagjinon tek dera e kabinës qe përshëndet një nga një tek ngjiten, dhe me një buzëqeshje i urdhëron mirëseardhjen në bord.
Pasi i ka takuar, si mund t’i tradhtojë? Përderisa i kishte mbyllur derën komandantit, e dinte dhe ishte i ndërgjegjshëm për çfarë po bënte. Përjashta ishte gjithë bota, dhe ai po e dënonte me vdekje.
Nuk mjafton depresioni për të shpjeguar një tragjedi të tillë, ashtu si për terroristët nuk mjafton feja. Duhet një dozë e lartë deliri, dhe ndjenjë mbifuqie të shpjegosh kultin e vdekjes simbol. Me gjithë iracionalitetin e gjestit, duket se jeta e tij, fluturimi, duhet te ishte edhe vdekja e tij. Të tjerët, 149 pasagjerët i janë dukur një efekt anësor./Massimo Gramellini La Stampa

Boll më me genjeshtrat e depresioneve.
Feja iu ka mbushur mendjen se ka lumturi ne boten pertej varrit , dhe keta te merzitur me mynxyren toksore ku ua kane nxire jeten , nxitojne per ne boten tjeter !
Aq deformime te medha psiqiko-skizofrenike shkakton feja , sa ky viktima ka menduar mire edhe per pasagjeret ! Pra perse ta duan kete jete ? Thjesht per te bere skllavin e hajduteve parelinj qe te vjedhin , te grabisin “me shtet” , te torturojne dhe nuk te lene as te qash ?
Me mire ne boten tjeter ku feja garanton parajsen ! Haaaaa Ha….Ha……