Në sa vilajete ndaheshin trevat shqiptare?

redaktor

I nderuar lexues! Vilajeti ishte njësi administrative-ushtarake në Perandorinë Osmane. Sipas regjistrimit të vitit 1431 sanxhaku shqiptar ndahej në këto vilajete: vilajeti i Gjirokastrës, i Vajonetës (Delvinës), i Këlcyrës, i Kaninës, i Skraparit, i Beratit, i Tomoricës, i Çartallozit e i Pavllo-Kurtikut (Shqipëria e Mesme) dhe i Krujës. Me reformën e viteve 1864-1868 u krijuan vilajetet si njësia më e madhe administrative. Tokat shqiptare u ndanë ndërmjet 4 vilajeteve: i Shkodrës, i Janinës, i Manastirit dhe i Kosovës. Popullsia mbizotëruese e tyre ishte shqiptare, por në viset periferike kishte edhe pakica malazeze, serbe, maqedonase e greke.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *