Big Brother 8, Kika kap për fyti Albën

Dita

Dy protagonistë të Big Brother 8 e kanë ekzagjeruar lojën e tyre duke e kaluar gjer në përleshje. Njëri prej lojtarëve, Kika është hedhur mbi Albën që ta kapë për fyti.

Fillesa e debatit mes Albës dhe Kikës u bë një fjalë e këtij të fundit, i cili i ka thënë Albës “të dua”.

Ajo  nga ana e saj i është lutur Kikës që mos t’ia thotë më, sepse e bën për të vjellë, ajo është një fjalë aq e bukur, por e thënë nga goja e tij duket e neveritshme.

Skena të tilla janë krejtësisht degraduese dhe dëmtuese për vetë mesazhin e gabuar që ato përcmojnë tek shikuesit  dhe më gjerë në shoqërinë shqiptare, ndaj mendimi i parë që na kalon nëpër mend teksa e shohim, është se drejtuesit e Big Brother-it duhet të marrin patjetër masa ndëshkuese në spektaklin e së shtunës.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=CQfD3CZZbwY

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *