Emisioni ‘Opinion’ i gazetarit Blendi Fevziu u përfshi nga një debat i ashpër mes palëve politike në një debat, për shkak të një fjale që tashmë është futur në ligjërimin politik, specifikisht të opozitës: “Aleanca e qelbësirave”!
Ishin Taulant Balla i PS-së me Luan Ramën e LS-së, të cilët reaguan ashpërsisht ndaj Grida Dumës, pas artikulimit prej saj të kësaj fjale, gjatë një komenti të saj. Por si është “historia” e këtij termi? Kjo fjalë, ka qenë pjesë e një shkrimi të Mustafa Nanos në gazetën DITA, dy vjet të shkuara, ku opinionisti i mëshonte faktit se për largimin e Berishës, do ia vlente të kishte një aleancë me çdo forcë politike opozitare (thënë afërsisht: “sado e qelbur të dukej”), mjaft që Berisha të mos ishte më në krye të qeverisjes.
Sipas kontekstit të shprehjes, Nano ka pranuar parimin e zgjedhjes së të keqes më të vogël përballë asaj më të madhe. Por në këtë “aleancë me qelbësira”, Nano nuk ka përmendur LSI-në. Në kohën kur është shkruar shkrimi madje, një aleancë PS-LSI dukej gati e pamundur. Dhe e vetmja dilemë, është se tek “qelbësirat” e Nanos llogaritej ose jo edhe LSI-ja. Edhe nëse llogaritej, më e rëndësishme është të potencohet konteksti i frazës, ku më shumë se për të goditur të majtën, ajo ka goditur rëndë pikërisht PD-në dhe Berishën.
Por paradoksi është që pikërisht opozita, e ka marrë frazën e rëndë kundër saj (gjithnjë në kontekstin e thënë), duke ia ndryshuar kahjen e adresimit. Kjo ishte e gjithë historia e frazës aspak të hijshme “aleanca e qelbësirave”. Kuptuat gjë ju?! Kjo ishte.

Une kuptova qe ti thua mos me godit me te njejtin armatim qe te godas une. Dmth i paskeni me copyright edhe sharjet edhe shpifjet edhe ofendimet. E kuptove ti, sa i zgjuar je?
Po pra, ky ishte konteksti, edhe sikur te mblidheshin qelbesirat ia vlente, sepse nuk duhej me te vinte ne pushtet S-haleja. Kur PD e perdor kete term eshte vertet per te qeshur.
Une e quaj Berishovicin ”QELBESIRA GUINES ” !!!
Kur deshiron qe qelbesirat te bashkohen per te marre pushtetin eshte naive te mos mendosh se ai pushtet heret a vone do te qelbet ere.
Ta hedhim qelbesiren, ishte thirrje kur shqiptaret kerkonin te hidhnin bustin e diktatorit, se kush e tha i pari, sdihet, por kjo thenie ka si autor popullin dhe nuk eshte aspak e vertete, qe kete shprehje e ka thene Muc Nano.