Drejtoria e Policisë së Tiranës, me anë të një shkrese drejtuar Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka dërguar një informacion një javë më parë, në lidhje me akuzën për vrasje në Belgjikë të deputetit Mark Frroku dhe vëllait të tij Arben Frroku.
Me shkresën me numër protokolli 1646, të datës 23 mars 2015, Policia e Tiranës ofron një informacion dhe kërkon konfirmimin nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, nëse shtetasit Arben dhe Mark Frroku janë apo jo të shpallur në kërkim nga Belgjika.
“Shtetasit Arben dhe Mark Frroku, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, me shtetësi e kombësi shqiptare, kanë jetuar në Belgjikë gjatë viteve 1995 – 1996 dhe u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas kosovarë me emrat Liman Krasniqi (Arben Frroku) dhe Azem Krasniqi (Mark Frroku). Gjatë kësaj periudhe, këta shtetas dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge me emrat Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi. Ju lutemi të konfirmoni nga ana juaj nëse këta shtetas janë të shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Bashkëlidhur ju dërgojmë certifikatat personale të këtyre shtetasve për procedurë dhe kompetencë”, thuhet në shkresë. Megjithatë, mësohet se ende nuk ka ardhur një përgjigje nga Interpol Brukseli, raporton Panorama.


Nga bythgris refugjat ne jete perallore me pushtet makina e ligjvenes WTF
Ku kerciti ooooo Mark…..ku kerciti ooooo Tum …..Ku po kercet oooo Arben Ndoka…..beju gati ooo Ristan….. Oooo Berish..oo Fatmir…Zeni…. Gita….Z.Adriatik Llala te uroj nje dite te kendeshme dhe plot shendet…
Nese eshte e vertete qe Frroku eshte vrases Rama mban pergjegjsi personale per koalicionin qe beri me kete kriminel. Megjithese une mendoj se eshte nje fllluske alaLllalla pasi pritet qe brenda te henes gjykata ti liroje deputetet qe mbahen per ca akuza qe nuk ngjisin. Nga ana tjeter si votues i partise socialiste, deklaroj se qe nga ky moment nuk votoj me asnje Parti qe eshte ne koalicion me Ilir Meten. Nese nuk i vihen prangat kokelopes se monikes, krimi dhe korrupsioni do te jene neper kembe perhere. Po te cmontohet Meta Shqiperia dekriminalizohet prej verteti.
Zoterinj
Ramush Haradinaj Kishte 4o akuza nga prokuroret ne gjyqin e Hages.
Akuzat pa prove ne GJYKATE jane flluska sapuni. OK
Ramushi kishte 40 o 400 akuza, por kishte dhe 400 miliarde euro qe shpetoi, te gjitha te bera me droge,
Policia eshte kot qe ben teater sepse informativa nga Interpoli i ka ardhur me kohe e vakt qeverise Rama qe qellimisht e ka injoruar:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/03/27/skandaliato-q%C3%AB-qeveria-mbajti-t%C3%AB-fshehta-p%C3%ABr-mark-frrokun#.VRZKNeGrGJw
Nuk mund te perdoret drejtesia si shantazh sepse keta guxuan te sfidojne bosin e tyre te partise.
Dori:Nuk fitonte ndryshe e majta vetem me kryeminel e me para te pista .Meta i siguroj qe kur ishte kryeminister me arin e Krrabes e shume e shume te tjera.
Eshte per tu çuditur se si kemi jetuare deri ne 23 qershor 2013,ku vetem kreminelt sundonin nje popull te tere dhe kryekremineli mbidhte parate.Epo derman mos gjetesh o Sali Berisha dhe harram ate qumesht te asaj nene qe te lindi dhe te rriti.Tani nga do te hedhesh syte vetem maloke te pa gdhendur dhe kreminele shikon,kjo eshte e verteta.(Ndjese miqeve te shumte te mij malesore dhe trima)