“Tu Si Que Vales Albania”, nga 1 prilli në “Vizion Plus”

Dita

“Tu Si Que Vales Albania” është talent show më i ri në ekranet shqiptare, që do të nisë transmetimet e tij nga e mërkura e 1 prillit në ekranin e “Vizion Plus”.

Talente të të gjitha fushave do të shfaqin më të mirën e tyre për javë të tëra në spektaklin më të ri shqiptar, i cili do të drejtohet në këtë edicion të parë të tijin nga gazetari dhe moderatori, Drini Zeqo. Paneli gjykues do të përbëhet nga producentja e njohur Holta Dulaku, autori dhe drejtuesi i “Al Pazar” Agron Llakaj si dhe nga kantautori Kristi Popa. Ndërkohë që çdo javë jurisë do t’i bashkohet dhe një anëtar i katërt, që do të përfaqësojë mendimin e publikut në këtë spektakël.

Në puntatën e parë, ulur në këtë poltron do të qëndrojë mezzosopranoja e mirënjohur, Vikena Kamenica. “Tu Si Que Vales Albania” është patentë origjinale e “Endemol” dhe vjen në variantin shqiptar nën dirigjimin e një stafi profesionistësh të përbërë nga Holta Dulaku, Ardi Asllani dhe Bledar Linza.

Share This Article
2 Comments
  • Une jam diada llazari dhe jam 11 vjec. Dua te regjistrohem tek tusiquevales per te shfaqur talentin tim.Ju pershendes te gjithve,Holta Dolakun , Agron LLaken qe e admiroj shum dhe Kristi Popen i cili punon tek shkolla ime si mesues.Mirupafshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *