Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ndaloi dje të kërkuarin Skifter Vathi, 26 vjeç, banues në kryeqytet. Vathi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 2 vjet burgim, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po kështu në pranga ra edhe i dyshuari Dritan Brahja, 22 vjeç, banues në Fushë-Milot, sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit me targa AA600GU, në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 9,5 gramë lëndë e dyshuar si kokainë. Ndaj Brahjas u ngrit akuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kurse dosja i kaloi Prokurorisë.
