Gianni De Biasi zyrtarisht shqiptar

Dita

Gianni De Biasi është shtetasi më i ri i Republikës së Shqipërisë. Tekniku i Kombëtares shqiptare ka marrë pasaportën kuqezi nga presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Ceremonia është zhvilluar në Durrës, aty ku Kombëtarja po zhvillon përgatitjet për sfidën e nesërme kundër Armenisë.

Italiani De Biasi e ka falenderuar presidentin Nishani për këtë ngjarje.

Kohë më parë ai ka deklaruar se do të kishte dëshirë të paisej me pasaportë shqiptare pas kontratës 3­vjeçare të lidhur me Ekipin Kombëtar. “Ah…, e di çfarë do më pëlqente? Që miku im Kryeministër të më jepte nënshtetësinë shqiptare. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare: Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”,­ka thënë De Biazi tre muaj më parë në faqen zytare në internet të “Tifozëve Kuq e Zi”.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *