Që çështja e Tom Doshit dhe Mark Frrokut po përdoret nga PD për të përfituar politikisht, tashmë nuk ka më dyshime.
Por, televizionet pranë saj dhe vetë PD, janë duke tejkaluar çdo masë, duke falsifikuar edhe dokumente.
Bëhet fjalë për dokumentin që komisar Dritan Lamaj i ka dërguar Interpolit, ku kërkonte informacion për Arben dhe Mark Frrokun.
Më datë 23 mars 2012 Dritan Lamaj dërgoi një letër zyrtare me numër protokolli 1646 drejtuar Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe pranë zyrave qendrore kombëtare Interpol në Tiranë, duke kërkuar informacione mbi Arben e Mark Frrokun.
Lamaj donte të dinte nëse ishte e vërtetë që dy vëllezërit Frroku që kishin jetuar në Belgjikë ishin të kërkuar nga autoritetet e Brukselit për vrasjen e një qytetari shqiptar.
Por, përgjigjia ishte fshehur nga ana e zyrtarëve të Berishës në polici.
Por sot, në mënyrë të papritur televizioni ABC NEWS, media e shpallur hapur pranë Partisë Demokratike, ka falsifikuar dokumentet.
ABC e ka paraqitur atë si një dokument i çuar me 23 mars 2014, raporton A1 Report.
Dokumenti i falsifikuar dhe i servirur si një scoop është botuar edhe në disa gazeta afër PD dhe nga Sali Berisha, ndërkohë që Arben Ristani ka dalë në një konferencë shtypi, duke thënë se Edi Rama ka fshehur dosjen për Mark Frrokun.
Në fakt, ata që e kanë fshehur, kanë qenë drejtuesit e Berishës në Policinë e Shtetit./b.l




Ket e verteton edhe Edi Rama qe edhe pse e dinte se Frroku eshte ne ndiekje penale e ka bere deputet.Dy iken nga PiS ka edhe 17 te tjer.Jan edhe shume te tjer te rritur ne bllok.
oooo mark uk po car lesh EDI RAMA thua o krric,po kreret me te larte te policise se qeverise berisha ku min ishte fshataromaloku flamur noka,fiillo nga agron kulicaj-tonin vocaj e Co shkonin neper restorante lluksi duke honger+pire me vellezerit frroku,eshte e kote me ty mark ti je gamore i trashe edhe sqepari nuk te gedhend dot …
Po Prokuroria Ku eshte?
Kjo loje mediash A1 Report prane se majtes dhe ABC prane se djathtes, ne vend qe te qartesoje ben me shume tymnaje rreth ceshtjes.
Nga dokumentet e mesiperme del se vellezerit Frroku nuk ishin te kerkuar per vrasje, atehere si shpjegohet qe prokuroria belge i ka kerkuar prokurorise shqiptare arrestimin e tyre si te dyshuar per vrasje? Gjithashtu nga dokumentet e paraqitura ne media nuk dokumentohet data kur eshte derguar informativa, qe konfirmon inkriminimin e vellezerve Frroku, ne duart e prokurorise shqiptare?
http://www.lapsi.al/lajme/2015/03/28/dosja-e-deputetit-mark-frroku-ka-kryer-vrasje-n%C3%AB-belgjik%C3%AB-n%C3%AB-vitin-1999#.VRcBheGrGJw
Ajo cka ka me rendesi eshte arsyeja pse megjithe akuzat e opozites Edi Rama nuk mori mundimin te menjanoje deputetet ne fjale sidomos pas reagimit qe Frroku pati ndaj akuzave te Topallit.
Clodheni kot . Politikanet jane llumi, gazetat jane llumi i llumit . Hajde ja.