Çfarë ishin dervenët?

redaktor

I nderuar lexues! Dervenët ishin gryka, shtigje ose vendbanime të rrezikshme, që pushtuesi osman i ruante dhe i mirëmbante për të siguruar qarkullimin e lirë në rrugët kryesore. Ruajtësit e dervenëve caktoheshin nga fshatrat përreth dhe quheshin dervenxhi. Gjatë shek.XV-XVI banorët e viseve malore nga Hoti e Kelmendi deri në Tropojë e Pejë, ishin ngarkuar të siguronin qarkullimin e lirë në rrugët që kalonin nëpër krahinat e tyre dhe lidhnin Shkodrën me qytetet e Kosovës dhe Vlorën me Gjirokastrën. Kundrejt këtij detyrimi malësorët përjashtoheshin nga disa detyrime feudale dhe ruanin njëkohësisht të drejtën për të vetëqeverisur krahinat e veta. Në periudhën e shthurjes së sistemit të timarit në shek.XVII-XVIII, në vend të dervenxhinjve, shërbimin e kryenin repartet ushtarake të dervenëve nën komandën e pashallarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *