Ndaj Armenisë duhet një sfidë perfekte për kombëtaren Shqiptare, në mënyrë që të evitohen surprizat e pakëndshme. Ky është mesazhi që trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi jep në konferencën për shtyp një ditë përpara sfidës. Italiani i natyralizuar me pasaportë shqiptare fton të gjithë për qetësi duke vlerësuar kualitetet e kundërshtarit.
“Duhet të bëjmë një ndeshje taktikisht perfekte pa lejuar hapësira për kundërshtarin sepse kanë kualitete në kundërsulm. Ne nuk luajmë për barazim por për fitore. Për të fituar duhet studiuar loja e kundërshtarit, të përgatitemi psikologjikisht dhe të bëjmë detyrat që kemi kryer në stërvitje. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos na pushtojë entuziazmi. Kundërshtari ynë është i rrezikshëm dhe duhet marrë në konsideratë ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona”.
Në një linjë me trajnerin është edhe kapiteni Lorik Cana i cili kujton se skuadra ka gabuar shpeshherë kur i është kërkuar fitorja. Lideri i kuqezinjve evidenton përmirësimin e skuadrës gjatë kësaj kohe duke theksuar se suksesi është objektivi i grupit.
“Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”.

Thone se jan shqiptare!!
Loriku n’Xhami
Bajaziti ne Kish
Koka n’Arabi
komet n’Itali
do lujn futboll
lum ti moj Shqypni
djemt jan tu u tall
thojn jan kuqe zi
po pse moj katerina e madhe, ndryshimi i karakterizon shqipetaret!
c’te keqe kane se kane vajtur te luten ne vende te ndyshme kulti!