Mitrovicë, digjet shtëpia e Xhafer Devës, ish-bashkëpunëtorit të gjermanëve

Dita

Njëra nga shtëpitë më të vjetra të Mitrovicës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ajo është banesa e Xhafer Devës, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore kaloi në anën e gjermanëve dhe për një kohë ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës.

Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë se ende janë në mbledhjen e informatave, ndërsa më vonë do të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje.

“Zjarrëfikësit kanë intervenuar, dhe prej tyre presim që të dalin me konkludime”, ka thënë Zahiti për Koha.net, derisa nuk ka dashur të lëshohet më shumë nëse kjo zjarrëvenie është e qëllimshme.

Djegia e monumenteve të mbrojtura me Ligjin për Trashëgimi Kulturore tashmë është bërë praktikë e shumë pronarëve, për t’i lënë vend ndërtimeve të reja. Vetëm në Prishtinë, kësisoj kishte ndodhur me ish-hotelin Union, me ish-konsulatën ruse, e të tjera, raporton Express.

Pajazit Hjazeri, njohës i Trashëgimisë Kulturore ka thënë se është e tmerrshme ta shikosh një monument kulture të digjet në mes të ditës e mos të ketë në përkujdesje institucionale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *