Kali para e gomari mbrapa… për sallam

Dita

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i ri me listën e kafshëve për majmëri, importimi i të cilave është i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në listë bie në sy se nga tatimi do të hiqen edhe gomerët.

Por lista është edhe më e gjatë. Nga taksimi përjashtohen të gjithë zvarranikët, pulat, rosat dhe qengjat deri në një vjeç. Por ky lajm, i cili ka qarkulluar nëpër rrjete sociale nuk ka lënë indiferentë edhe komentuesit. Gazetari Lutfi Dervishi i ka kushtuar një status duke thënë se drejtuesve të shtetit po i heqin privilegjet, ndërsa gomerëve po iu shtohen. “Hiqet TVSH për gomerët! Asgjë për t›u çuditur! Por pse ndodh në kohën kur flitet për të pakësuar privilegjet për drejtuesit…?!” shkruan Dervishi duke nuhatur këtu një hile.

Ka pasur komentues të tjerë që këtë lehtësi për gomarët e cilësojnë si shtim të sasisë së sallamit. Është folur gjithmonë që sallami në vendin tonë në shumicë prodhohet nga mish gomari, kali apo dhe më keq…

Share This Article
9 Comments
  • Dritëro Agolli

    KALI DHE GOMARI

    Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
    gomari para ,pas gomarit kali.
    Të dy ngarkuar me thasë mirë,
    nga vapa të munduar e djersirë.

    Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
    ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
    Por kali më në fund durimin humbi,
    e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

    Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
    ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
    E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
    kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

    Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
    dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
    Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
    Përpara nxjerrin veç gomarë.

    • thuaj edhe ndonje fjale per Salen se i ngelet hatri… nese je parimor se 21 janari, dhenia e detit, zhdukja e buxhetit, piramidat, vjedhjet e votes, 14 shtatori, 2 prilli, vrasjet ne gjueti etj etj nuk mund te mbeten anonime. Apo besnik deri ne fund!

  • Sallami me mish gomari dhe kali nuk eshte as i keq as i demshem. Eshte thjeshte nje ceshtje perceptimi kulturor.

  • NUK KUPTOJ CFARE KANE TE KEQE MISHI I KALIT DHE GOMARIT????!!!!!!

    DERISA JANE BARENGRENES, JANE NJESOJ SI VICI DHE LOPA.

    GJITHE BOTA I KONSUMON.

  • TITULLIN E KETIJ SHKRIMI NUK E KUPTOJ KUR ATA NE ILUSTRIMIN E DHENE TE DY JANE PERBALLE!NDERSA PER VERDHACUKUN BERISHJAN ,DERVISHI NUK IA VLEN TE KOMENTOSH HUMORIN E KETIJ GAZETRI PESHTARAK,OSE THENE NDRYSHE PESHTYMES SE SALES, QE VETEM AI QE E KA FORMUAR E KUPTON E KERKUSH TJETER(se harrova ka raste edhe S.Balla)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *