De Biazi edhe zyrtarisht bëhet Xhani

Dita

Jo vetëm trajner i Kombëtares Kuq e Zi, por tashmë zyrtarisht shtetas shqiptar. Presidenti Bujar Nishani i dorëzoi
ditën e djeshme pasaportën shqiptare trajnerit të ekipit tonë përfaqësues të futbollit, Xhani De Biazi.

Ceremonia u mbajt në Durrës, ku ekipi kombëtar ishte duke zhvilluar përgatitjet e fundit një ditë para ndeshjes së rëndësishme eliminatore me Armeninë. Në faqen e kombëtares janë shpërndarë edhe fotot gjatë momentit të takimet të Presidentit me çunat. Kreu i Shtetit ka shfrytëzuar takimin me lojtarët, për t’u uruar atyre suksese në ndeshjen e pasdites së sotme në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nuk na mbetet gjë gjetur veçse të shpresojmë se pasaporta që kreu i shtetit i dorëzoi trajnerit, të na sjellë fat në fushë, se kur ta jep bekimin Bujari, është serioze puna. Por çunat nuk e lanë pa gjë Presidentin, ata i bënë dhuratë atij një… top!

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *