Letër e nënshkruar,
Ilia Berberi
U mbars mali dhe polli një mi. Shqiptarët do donin që këtë shprehje të mos e dëgjonin më, por jo, ajo është bërë si ferrë nëpër këmbët tona. E risolli dhe një herë përdorimin e kësaj shprehjeje, telenovela më e pështirë e parë ndonjëherë nga shqiptarët, “çështja Doshi”. Ajo uli siparin në një turp të pashembullt, duke bërë “nul” gjithë atë zallamahi të krijuar prej një muaji, duke shqetësuar njerezit me protesta apo duke penguar punimet e kuvendit. Por ajo që do ta quanim problem mbi problemet është se drejtësia përfundimisht nuk funksionon. Reformimi i saj është tepër urgjent. Me “çështjen Doshi” prokuroria performoi një mungesë te theksuar profesionalizmi. Të ngrejë gjithë këtë furtunë dhe në fund të mjaftohesh me lënien në arrest shtëpie të dy deputetëve, do të thotë se nuk kemi drejtësi të edukuar profesionalisht, pra akuza nuk është parë me korrektesë ligjore. Përshëndetje Dita
