Më 24 prill të vitit 2012, gjyqtari Ibrahim Hoxha e ka shpallur fajtor për plagosje të lehtë me dashje. Ai është dënuar vetëm me 60 mijë lekë gjobë, për goditjen e një klienti në lokalin e tij në zonën e Kombinatit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 150 mijë lekë gjobë.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Mark Prengë Frroku për veprën penale të “Plagosjes se lehte me dashje“, parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal dhe po në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 90.000 (nëntëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale përfundimisht i pandehuri Mark Prengë Frroku dënohet me 60.000 (gjashtëdhjetëmijë) lekë gjobë. Pagimi i gjobës do të bëhet brënda një viti nga data që vendimi të marrë formë të prerë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Mark Frroku. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tirane, brenda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes. U shpall sot, më 24.04.2012.” 
Mark Frrokut iu dha ky dënim pasi ai e pranoi krimin. Në një nga seancat avokati i tij mbrojtjës u shpreh se ai ndihej i penduar. “I pandehuri tha : Une ndihem I penduar .Kerkoj nga gjykata nje denim sa me te bute”. Frroku u kallëzua nga shtetasi B.Gosturani. Më 11 shtator të vitit 2011 ai u godit nga Frroku me “një mjet të fortë mprehtës”, siç rezulton në raportin mjekoligjor, pas një debate që ai dhe bashkëshortja e tij patën me një kamariere të lokalit të Frrokut. Sherri nisi kur kamarierja pretendonte se Gosturani nuk e kishte bërë pagesën, ndërsa klienti këmbëngulte se e kishte paguar faturën. Në këtë moment ka ndërhyrë Mark Frroku duke e goditur atë dhe duke i shkaktuar disa plagë, raporton Lapsi.al.
Mark Frroku ka mohuar që ai të ketë qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale. Vendimi i gjykatës provon të kundërtën, ndonëse dënimi është me gjobë.

po cpret nga keta njerez te eger te rritur ne bjeshke ?
Gabon zoteri, te rritur neper shpella e guvash.Kur nuk i beri njerez Enver Hoxha nuk ka njeri qe keta kafshe te egra te behen njerez,eme pak te qyteteruar e kulturuar.
jan vra shqiptaret neper bot,
jan kacafyt per droge e femnat,
kan bo para te lyme me gjak e lot,
e tash i kena ul ne Parlament.
Doshi bosi i Shkodres
ne Mal te Zi ka influenc
osht lidh me sllavet e Rusise,
e ka bo t’modh njat biznes
Jon dhe dy vllazit e urte
Frroket qi nuk bzajn
si ujqte naten te vrasin
e diten si qengjat te qajn
O ZOT CA PO NA DEGJOJN VESHET NGA 3 MUJ BURG VAJTI 6 MUAJ DALE SA DO QENDROJ GJITHSE SI KY MOSTRA SDUHEJ TE ULEJ NE PARLAMEND
SHUM I SAKTE KOMENTI
Po kush i pranon ne politike keta me emra Frroku ?
Me gjyqe para Hienave
Cakalli u ngrite e tha:
Po cfare keni me mua?
Une vetem mishin ha!!
Une kockat bej gati
Per ju gjithe sa ini
Me mua ne grup
Vec miresi do kini
Hienat bujare
Shpejte kane kjo duar
Cakalli I vogel
Nuk duhet denuar
Ne fature shkruan
Nje cmime modest
Pa Cakejte, Hiena
Vertete do te vdese!!!!
Ceshtja “Doshi”eshte sajuar qellimisht per te hequr qafe MARK FROKUN !
Kjo tregon se cfare populli kemi,se si voton ne tymnaje dhe jep voten kujt ti kete servirur partia edhe pse mund te dije 1000 te zeza per ate person e ne rastin me te mir,e shesin voten per nje cope me te madhe buke.