Babai i Mark Frrokut e pranoi vrasjen e ndodhur në Belgjikë

Bledar Lumani

Në relacionin që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend, thuhet se babai i Mark Frrokut, e ka pranuar vrasjen e kryer nga i biri.

Këtë gjë ai duket se e ka pranuar “në mbledhjen e baballarëve”.

Në mbledhjen e baballarëve” të zhvilluar në një fshat të Shkodrës, nga ku viktima është me origjinë, kanë qenë prezent: babai i viktimës, vëllai i viktimës, George Kurti, Preng Frroku, babai i Mark Frrokut (Besnik Morina), Bibë Djava, babai i Lek Bib Djava, Fran Ded Joka, babai i Hile Joka (Arjan Bytyci). Babai i autorit të katërt, Nikoll Vukol (Vuka) nuk është paraqitur në mbledhje pasi djali i tij, Alex Vuka (Besnik Vuka) nuk e vlerëson veten përgjegjës për vdekjen e viktimës, duke pretenduar se viktima kishte vdekur para se ai të ndërhynte. Megjithë mungesën e babait të Akex Vikës, borxhi i gjakut është vënë dhe secila prej katër familjeve duhet që ketë e tutje “të paguante një jetë” që të vendosej sërish paqja.

Sipas zakonit, një dënim i rëndë në Bejgikë është i barabartë me një jetë. Mbledhje konfirmoi se, arsyeja e vrasjes së Aleksandër Kurtit ka qenë larja e hesapeve në lidhje me shtetasen L.A. Sipas Nikolas Kurti, vëllai i tij, Aleksandër, kishte disa probleme me një farë Ben, (Arben Frroku), më të madhin e tre vëllezërve Frroku, tutor i prostitutave me emrat L, M dhe Z. Nikolas Kurti ka deklaruar se Arben Frroku ishte porositës i vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti, e kryer gna vëllai i tij “Mark” alias Besnik Morina. Lek Bib Djafa (Xhafa) ka deklaruar se ka marrë shumën 10 mijë dollarë amerikanë për ekzekutimin e shtatsit Aleksandër Kurti. Nga shpjegimet e shtetasit Nikolas Kurti rezulton se ditën e ngjarjes ka patur një debat midis viktimës dhe tre djemve të baballarëve, në “Gare du Midi” në Bruksel. Një person i katërt ka ndërhyrë, toni është rritur dhe personi ka nxjerrë thikën”, thuhet në relacionin e prokurorisë.

Share This Article
6 Comments
  • O zot me ke ndajme kete toke e fatet tona. Njerez qe vijne nga mesjeta e me e kegja na drejtojne? Nuk duhej te kishim ecur perpara ne keto 25 vjet????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  • Enver Hoxha duhet te denohet pas vdekje pasi me vdekjen e tij la pas ujqerit dhe cakejte Ramiz e Berisha qe e shnderuan Shqiperine ne nje thertore dhe shqiptaret ne mish per top.Si ka mundesi qe me paturpesine me te madhe shajme e mallkojme nje sistem qe zhduku gjakmarjen kete gangrene shekullore te shqiptareve dhe brohorasim Berishen per shtetin rumpalle qe krijoj ku shqiptaret shkojne per lesh nga gjakmarjet e rolin rilindura.Si ka mundesi qe jemi kaq naive dhe besojne cakejte berishjane per parajsen qe na sollen kur vetem ne 20 vite popullsia qe ne sistemin e kaluar ishte kater fishuar tani eshte pergjysmuar.Si mundet qe ne te ulim koken para krimit e krimineleve qe jane bere njesh me shtetin dhe nuk ndeshkohen nga drejtesia Si ka mundesi qe nje tradhetar I kombit qe aktualisht I kane rrjedhur dhe trute jo vetem qe nuk ndeshkohet nga ligji por vazhdon te percaje sabotoje e mbjelle teror ne popull me falangat e tij te krimit.Kur tu japim pergjigje ketyre pyetjeve dhe jo te biem viktime e slloganeve mashtruse per dekriminalizimin e politikes atehere shqiptaret do ndjejne dhe kuptojne se vertet u perkasin botes se qyteteruar europiane.Deri atehere zoti na meshirofte per mekatet tona

  • Arben, mos prite pergjigje nga askush. Ne duhet te ngrihemi, Jo nen DREJTIMIN e PD, PS, LSI……..por te pavarur nga politika. Te gjithe politikanet dhe zyrtaret qe ngrohin veze, e celin kriminele neper ZYRA duhet te largohen me forcen e protestave PAQESORE. Ne sheshe te gjithe, cdo dite, deri sa te ikin. Bllokon te REUGEVE. BASHA jashte bashkise. Te mos lejohet te HYJNE ne ZYRAT e ketij populli nje kriminel si BASHA, po te vitet ne PRANGA per21 JANARIN. Populli eshte deshmitare me I mire. Te marim prokurore e Gjyqtare nga Brukseli e t veme gjerat ne vendin e DUHUR. Ndryshe me keq do te behet, ne se ai popull ben KRIM ndaj vetes dhe votone prap per keta sharlatane, te te gjitha NGJYRAVE ……

  • Babai e pranoi vrasjen ? Paradoks ! Perderisa i jati nuk eshte marre ne pyetje nga Prokuroria Belge apo ajo Shqiptare asgje nuk eshte pranuar e provuar.Akoma merreni me mbledhje te Frontit Demokratik apo me artikuj gazete ?
    Pranohen vetem ato qe jane thene dhe firmuar para organeve kompetente te drejtesise.Do shikoni se cfare qendrimi do te mbaj i jati kur te thirret ne Prokurori.
    Ka ardhur dhe ka kaluar koha se kush na i beshkengjiti ne politike keto kontigjente kaq te “vyera” te mazhorances.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *