A është kjo, lufta e tretë botërore?

redaktor
  1. Kjo luftë e pati një fillim…

Guxojmë ta quajmë Lufta e Tretë Botërore. I kish dhënë shenjat shumë kohë më tej, por shpërthimi i saj, jo vetëm si zjarr i parë, por si fillimi i një fronti ndërkombëtar, për natyrën dhe projeksionin e saj makabër, u nismua më 11 shtator 2001. Ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, si një përfytyrim dhe një fiksion gati fantazmagorik.

Sulmi ndaj SHBA ishte ngjarja e topitjes së madhe. Shoqëria njerëzore (fragmente të saj) ia përgatitën vetvetes këtë spektakël makabër. U përzgjodh vetë njeriu municion u përzgjodhën objektivat kulturorë dhe ndërtimorë më të mrekullueshëm të kohëve moderne; shkëlqimi i Kullave Binjake, një shënjestër kulmore e vendkomandës së lartë Pentagon apo dhe objektivi i paarrirë i Shtëpisë së Bardhë. Politikanë, strategë, teknicienë, filozofë e sociologë u shtangën e u fshehën në teoritë e tyre, pambarim, sikur të mos ndodheshin pranë njeriut, pranë vetvetes, në planetin e tyre, Tokë. Sfida ishte kulmore. Lufta u hap, fronti u përgjak, efekti ishte topitës, projekti ishte i mirëmenduar, dhe objektivi i parë i realizuar. Më shumë se 3000 të vdekur, në një kohë të shkurtër, e bota u gjet e papërgatitur. Në krahun, që po e quajmë “antinjerëzor” është pjesa tjetër “njerëzore” njeriu si pjesë e njeriut, ideologë të panjohur, strategë po ashtu, të panjohur, teknicienë, fetarë shpirtërorë, që përgatisin një algoritëm të asillojshëm, të saktë, sulmues, goditës të objektivave njerëzore të qytetërimit të sotëm, si terma, që të nesërmen e ngjarjes, u përdorën kudo në botë. Ajo nuk është një luftë kundër qytetërimit Perëndimor, por në mjedisin gjithëplanetar.

  1. Vetëm terrorizëm?

Ky ishte fillimi i një lufte të përbotshme që sot e kësaj dite vijon të quhet ashtu siç e quajti Presidenti Bush: Luftë Globale kundër Terrorizmit. Po a është e drejtë të quhet vetëm terrorizëm, si akte vetëm violente për të krijuar frikë se ato vijnë nga rrjedha fetare, me objektivë po kështu fetare, politike, ideologjike?

Erdhën e u trazuan termat: “Luftë”, “Taktikë ”, “Strategji”, “Armatim” po këto të gjitha mbeteshin të çala, të mekura, të tejshkuara, që s’mund t’i përqasnin me standardet shpjegimore të përvojës së shkuar të luftërave që bart njerëzimi, e kësisoj, me këmbëngulje nuk pranohet Lufta e Tretë Botërore, që është një luftë ndryshe… Askush s’e thotë një fjalë për faktorin “Njeri” kundër pjesës tjetër: “Njeri”, që siç e trajtojnë manualet e teoricienëve ushtarakë është dhe mbetet si faktori thelbor i Luftës.

Mendja dhe bindja njerëzore bën që individë të marrin përsipër, jetësimin e kamikazëve modernë që shpirtërojnë “armë-municion-njerinë”, sulmet vetëvrasëse si një epidemi e pandalur, për të kryer aktin shkatërrimtar ndaj njerëzve dhe ndaj vetvetes. U kujtuan dhe sërish ende kujtohen, se u bënë edhe paralajmërime profetike për atë që ndodhi (shiko Bremmer), e ndaj filluan analizat e ëndrrave frojdiane, që s’bënin gjë tjetër, veçse paralajmëronin atë që ka brenda vetes, shoqëria njerëzore. Frojdi po të ish gjallë do të gjente vërtetimin e mbramë, të asaj ndeshjeje kozmike të forcave të kundërta të së mirës dhe së ligës që rrojnë brenda qenies sonë.

  1. Mesazhe të përditshme ogurzeza

Përndarë, në botën e gjallë planetare, në formacione gati mitike, si gejzerë dhe erupsione të zeza, dalë nga thellësia, poshtë magmës së Tokës dhe poshtë magmës civilizuese të njeriut janë të ndezura transhetë dhe arteriet e kësaj lufte. Afganistan, Siri, Nigeri, Jemen, Libi, Somali, nga brigje të Nilit, rrotull Jeruzalemit ku është Mali i Tempullit pranë të cilit sot e kësaj dite kacavirren Judaizmi, Krishtërimi dhe Islami, vijojnë beteja pambarim, që nga përfytyrimi i Moisiut e këndej. Në shkolla, në ambasada, prej Pakistani deri në Australi, Indonezi, Kanada dhe Skoci, në Çeçeni, kthim në Madrid, Nju Jork, përflaken kafe, restorante, trena, metro, klube të natës dhe të ditës. Në krahë të Mesopotamisë së lashtë, që ish djep qytetërimi duket ISIS, që kërkon Kalifatin… dhe në Afrikë me “Boko Haram”; në Somali, “Al Shabab”. Gjithçka me ideim, projektim, financim, dhe zbatim. Ide me përnjohje, në shoqëri dhe natyrë, hedhur në harta, zbarkuar në kryerje aktesh, beteja ndryshe nga ato klasike ushtarake, duke prodhuar vepra të egra.

Iraku pushtohet në vitin 2003, mbi 100 000 civilë të vrarë. Në Siri 200 000 sirianë kanë vdekur për një kohë të shkurtër, 3. 7 milionë janë arratisur… Asad mund të jetë lidhur me Korenë e Veriut apo Iranin dhe kërkon shpëtimin nuklear që është shkatërrim. SHBA deklaron se ndaj ISIS do të duhet shumë kohë për ta dobësuar (!!!), ndërkohë që bëhet fjalë për një koalicion të madh. Presidenti Obama, krahasoi Kryqëzatat e krishtera të dikurshme dhe përqasja krijoi keqkuptime. Luftë rajonale, këtu, atje, nga formacione të vogla, në të mëdha, nga individë deri bashkësi, kampe stërvitore, ideologji, taktikë dhe strategji të paimagjinueshme, teknologji informacioni etj. Vdekja, frika kudo, tek bashkësi krejt të pafajshme, pjesë të shoqërisë sonë njerëzore, tronditur nga ky instinkt e agresivitetit, instinkti i vdekjes. Ky nuk është vetëm një terrorizëm islamik, por edhe një shpërthim trysnie fatale që gjen mundësi, kur zinxhiri është gati në këputje… dhe përdor me zgjuarsi dhe djallëzi, Islamin si kryefjalë, hap cipën e ndjeshme të njerëzimit, duke kërkuar për të sunduar dëshirat e rrezikshme të individit për agresion duke e zgjuar dhe çarmatosur atë…

Kur shtangia dhe ankthi bën spektakël, një i ri, fytyrëmbuluar veshur në zi, me sy alienësh, të përfytyruar, me një thikë në dorë, duke folur një anglishte me theks londinez, shkolluar në kohë moderne, me gjakftohtësi drithëruese, i pret kokën një pengu.

Skena vijon me avionë që organizojnë përmasën qiellore, për të kërkuar se ku janë formacionet luftarake, mandej ikin në dështim të plotë. Nga fshatrat e humbur shqiptarë, fshehtas largohen të rinj, thonë se kanë mbërritur në një farë toke të Xhihadit. Njeriu i tjetërsuar, shndërrohet lirshëm në një objekt-municion shpërthyes vrastar, që në ekstazë zhduk vetveten e tij dhe bashkësinë! Njeriu mbulon vetëm fytyrën e tij, fshihet pas një zezone dhe kryen veprën mizore, me një efekt të jashtëzakonshëm.

  1. Dëshpërim për natyrën e luftës

Në përgjithësi, filozofia e luftës është komplekse. Herakliti thoshte: “Lufta është ati i të gjithë gjërave…”. Këtu besoj se e ka rrënjën edhe thënia: “Lufta është e paevitueshme dhe i ka rrënjët në natyrën njerëzore…”. Nuk duhet të mundohesh për të gjetur koordinatat e luftës së sotme, ato mbeten të panjohura, kanë kthime dhe trazime në kohë. Po një gjë është e qartë: koordinatat duken dhe zhduken, ardhur nga e shkuara primitive e saj sado modernë që të jemi. Psikologjia dhe emocionet njerëzore, bartin të shkuarën kriminale të njerëzimit: Urrejtjen, kanibalizmin, masakrën dhe egërsinë irracionale. Historia e dhunës njerëzore ka lindur së bashku me Njeriun dhe prirja për luftë, (që mund të mos jetë në rrënjën tonë biologjike), por shoqërore… e megjithatë Lufta është, tek njeriu. Ai e ka me vete atë dhe do ta ketë. Denis Diderot thoshte se lufta është “një sëmundje konvulsive dhe e dhunshme…”. Shfaqjet radikale janë pjesë të traumës njerëzore. Në botën tonë poshtë rekuizitës së zezë tek ISIS i sotëm, ndëshkohen njerëz duke i vrarë me gurë, duke i kryqëzuar, e duke i hedhur nga katet e larta të pallateve, duke i varrosur të gjallë. Këto janë përmasa të papara të Luftës, formacionet kontinentale, ardhur nga thellësitë…

  1. Kush është armiku?

Teoricienë të rinj e modernë, hapin sytë dhe veshët të identifikojnë “Luftën klasike”. Ata thonë se Lufta moderne shfrytëzon konceptet, metodat, dhe teknologjitë ushtarake në përdorim gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe pas Luftës së Koresë… Mirëpo, ndryshimet janë dramatike në vetëdijen e Njerëzimit, çka s’ka lidhje me taktikë, strategji, veprueshmëri. S’është fjala vetëm për armët bërthamore dhe shpikjet e mëdha që bën raca njerëzore, për të vrarë pjesën tjetër të saj, që kryen asgjësim global. Vijon të përmenden ajri, toka, gjeohapësira dhe informacioni. Po njeriu ku është? “Vetvetja” e papërkufizuar e tij?

Një pjesë e racës njerëzore kërkon të shkatërrojë dhe shuajë pjesën tjetër. Kush është armiku? S’ka tjetër veç “Vetvetes së qenies njerëzore”.

Por nuk mund të mbetesh tek ky përcaktim, “terror!” edhe pse mund të bësh përqasje… jemi larg në kohë, por afër tek vetvetja. Danton dhe Robespier… të cilët ishin në të njëjtin front revolucionar bartën me vete një histori terrori që lindi dhe mbetet histori revolucionesh. Këtu i ka fillimet terrori revolucionar brenda të tijve, duke ngrënë bijtë e vet, edhe më vonë në sistemet totalitare komuniste, sidomos në mënyrë të veçantë në Shqipëri.

E sotmja nuk është thjesht Terror po luftë ndryshe, në formacione, skalione jo standarde të cilët nuk njihen kaq lehtë, nuk kontrollohen, sepse ato hedhin poshtë secilën teori të Artit të Luftës, që nuk merr parasysh raport forcash (sulmet vetëvrasëse etj… Teatri tragjik botëror, me dy xhihadistë fanatikë, hapi vetëm skenën në frontin kontinental. 80 000 trupa sigurie franceze dhe një botë në ankth….etj), sepse kemi të bëjmë me luftën e Re, fytyrën Primitive të Njeriut. Në Botë, ka një çorientim me përmasa të mëdha, edhe pse ngjan sikur po kalohet lehtë. Grupe shoqërore po radikalizohen, urrejtja po rritet. Luftën e kemi përditë në gjeohapësirën planetare dhe ne thjesht vijojmë ta quajmë “terror”. Ismail Kadare është shkrimtar, s’është strateg dhe as politikan. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk u përqendrua thjesht tek “Charlie Hebdo” por tek mësymja, goditja e lufta që iu bë Qytetërimit, Francës e Kulturës edhe pse nuk bëhet fjalë për përplasje të qytetërimeve.

  1. Epilog me Sigmund Freud

Frojdi vjen të marrë pjesë në analizë dhe t’ua prishë planet politikës dhe strategëve të luftës dhe sigurisë. “…Dukuritë e jetës mendore mund të përvijohen së fundi, tek ndërveprimi ose konflikti mes dy shtysave ose instinkteve … Erosi dhe instinkti shkatërrues… Qëllimi i të parit është të lidhë njësitë më të mëdha të mundshme, përkundrazi, i dyti është t’i zhbëjë lidhjet dhe kësisoj t’i shkatërrojë gjërat”. Ai vijon: “Por instinkti natyror, agresiv i njeriut, armiqësia e secilit kundër të gjithëve dhe e të gjithëve kundër secilit i kundërvihet programit të qytetërimit. Ky instinkt agresiv është i prejardhur dhe përfaqësuesi kryesor i instinktit të vdekjes …”.

Është vështirë, që shoqërisë sonë t’i krijosh një sistem paqeje. Kjo paqe përherë në mënyrë të padukshme, kërkon luftë. Ndryshe humbet dinamika e jetës sepse antagonizmi që lind zhvillimin, është brenda njeriut. Përpjekja për një paqe globale është duke u tentuar. Studiues të sotëm vënë në dukje, se përbërësit sinergjikë që lidhen me këtë sistem, do të mbeten sërish relativë, por duhet bërë ç’është e mundur për tolerancë dhe bashkëpunim midis bashkësive njerëzore, në një vlerësim dhe gjykim të përbotshëm, në njohje dhe mbrojtje të vlerave që janë arritur.

Historia njerëzore tregon se Njeriu ia ka dalë për të luftuar djallin e tij, por pa fituar kurrë… Ai është në luftë… Kjo pra, është një Luftë e Tretë Botërore, me mjete të tjera. Ajo, çka po ndodh, kërkon një përbashkim të të gjithë shoqërisë, feve, ideologjive dhe filozofive të tyre për t’i bërë ballë erupsionit që ka shpërthyer, në mënyrën më të papërfytyruar të kësaj lufte që çon në tmerrin dhe barbarinë e shekujve më parë…

*Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Kolonel në lirim i FA.

Share This Article
16 Comments
  • Me pak filozofi dhe me shume realitet.Kjo lufte eshte e nxitur nga ekonomia dhe mbulohet me fryme nacionaliste,fetare ,politike.Eshte ekonomia qe shkaterron vlerat e njerrezimit,qe shkaterron kombet deri ne qelizen familje dhe berthamen e kesaj qelize njeriun.Lufterat behen per qellime ekonomike dhe politika e feja apo organizatat terroriste jane nje mbulese e klaneve te fuqishme ekonomike.Popujt eshte veshtire ti cfarrosesh me arme por e arrin me lehte duke u hedhur prangat e varferise nepermjet sundimit ekonomik.
    Pushtimet nuk e detyruan shqiptarin te lere toke e vet por varferia dhe nderhyrjet koncesionare te mafies financiare te vendit dhe te huaj e bene te marre nga syte kembet.
    Nje amerikan ,nje grek,nje serb,nje shqiptar,nje arab,nje zezak,nje aziatk dhe nje shqiptar shkojne shume mire me njeri tjetrin kur nuk fusin hundet feja dhe politika qe u sherbejne klaneve te fuqishme e te pangopura ekonomike.
    Kur bota ti veje frena babezise atehere do te ulet rreziku i luftes.Deri tani nuk ka gjasa per kete.

  • Profesor ! I ke ren shum gjat e shum anash “byrekut” ! Ata qe shkateruan njerzimin,e qe instiktet kafshe qe trashegojm nga xhungala ku erdhem, perjetesisht i mbajten gjall ,e ne vend qe te bejm perpara ,mbetem aty maj peme me thojt e dhembet vrastare ,pa lejuar te ket paq e mirkuptim ndernjerzor,kan emer , kan flamur,kan hymn,e kan ndertuar nje “keshtjell ” zjarri si kuceder gjgande per tu pasuruar ,duke shtypur te dobtin !Kan emer ata qe arriten me armen me te fuqishme ndershekullore qe quhet ” para” e mer emrin e “bekuar dollar” dhe me kte leter magjike ,pasurojn,varferojn,pushtojn,dhunojn,mashtrojn popujt ! Kjo histori miku Kris i ka rrenjet qe ne kohet e revolucioneve shpesh te kurdisura ,qe ne luften e Bonapartit,Hitlerit e deri ne kto dit te tmershme lufte qe spo don te pushoj !Do te jap nje shembull real te vogel qe te kuptohet se cfar fshihet pas kesaj egersie qe nuk mundet ta kthej njeriun ne emrin qe ne zgjodhem qe te bejm dallimin nga kafsha qe ndonese na trem egersi e saj por ate cka ben e ben se duhet te haj ,e kur ngop barkun nuk ngacmon !
    Dikur u be nje marveshje ndershtetrore ,qe sasia e dollarit qe do shtypej duhet te kish kundervleren e garantuar ne flori !Ky vendim do ruante ekuilibrin ekonomik te shtetit qe te shtrinte kembet sa ish jorgani ! Presidenti Francez i atyre viteve DeGol konstatoi se ne qarkullim kish ren mas e madhe dollari e kjo e vuri ne dyshim e ju tha amerikaneve ,do ngarkoj nje vapor me dollaret qe kam ne treg dhe dua te mi ktheni ato ne flori sipas mareveshjes ! Kjo gje DeGolit i kushtoi nje revolt e mirorganizuar nga student qe donin “rforma”e u shtri ne protesta masive qe nuk po ndaleshin !DeGol kopili i ra ne te se kush ja kurdisi dhe si djali plangprishes uli kurizin dhe kaperdiu kercenimin e keshtu u kthye perseri te mbronte koltukun ! Passi u kthye me mendjen e “re”,cdo gje u qetesua,studentet u rehatuan,amviset mblodhen “tenxheret e kusiat”nga ruget e u kthyen neper shtepira e keshtu cdo gje kaloi !….Nje tjeter qe nuk ju bind ksaj “filozofie” vampiri ishe musteqja Stalin qe e dergoi Trockin e tyre ne shtepi te tyre ,e keshtu u kurdis Hitleri ti tregoj “vendin” …Sadami kerkoi te bente shitjen e naftes se tij ne shkembim monetar me baz € dh e pagoi me kok.Gadafi kerkoi te krijoj monedhen e pavarur e vendeve arabe ku te krijonte dhe lidhjen ekonomike te tyre dhe e pam ku shkoi !Pra profesor kto jan shum pak sepse historia esht shum me e thell e sidomos me cka po ndodh sot ne Siri! Pa dashur te zgjatem ,pas ksaj lufte qe nuk shmanget ka nje emer dhe ky quhet BANKA me mbiemra te ndryshem por pas se ciles fshihet perseri kucedra e zjart e pangopur !Rreziku tan esht se Putinin nuk po e mposhtin dot ,dhe po kruhen se banken qendrore te Rusis nuk e ven dot nen thunder e pikerisht ketu qendron rreziku i nje zjarri me permasa nukleare sepse Putini ” Car” e aspak demokrat nuk po blihet dot me para qe ta ver Rusin nen kontrollin e fajdexhiut ! Sa per shtes jan po ato “mekanizma”qe shtypin edhe € ,kte monedh te re postdollare keshtu luaj si te duan me vlersimin dhe cvlersimin e tyre! Keshtu pra i nderuar Kris un i rash shkurt e kasapshe ktij realiteti qe profesori e ka shkruajtur per profesora ,por ata qe shtypen e tridhen sot jan masa e madhe dhe e thjeshte popujve se saper udheheqjet e tyre ,ata jan tellall te shitur ne sherbim te sa thash me lart……..

    • Pa te hequr nje presje ,
      dhe duke te thene Bravo per shkrimin ,
      po shtoj nje Lajme te fresket :
      Nje kolon me mjete Ushtarake dhe trupa ,
      eshte ne udhetim per 1770 km ,
      duke kaluar , ne 6 shtet ,
      estoni , lituani , poloni , letoni , çeki e gjermani .
      Operazioni quhet ” dragoon ride ”
      fillon ne Estoni , dhe do te mbaroje me arritjen e trupave , ushtarake amerikane me 4 prill ,

      Nje operazion colosal Propagande ,
      dhe nje demostrim Force . Kundra kujt ??

      Rusia ka menduar te Krijoj nje monedhe ,
      te Fuqishme , me Dy shtete te tjera Ruse ,
      qe jane shume te Pasura ne Nafte e Gas .

  • “Profesor” , pse ngaterrohesh ne pune qe s’i merr vesh ? Pse e bjerr respektin qe ke krijuar per “kompetencen” tende ? Kush ta kerkoi kete “lajthitje” ?

    Profesoooorrrr , boten nuk e levizin ushtaret , sado te vriten ne front ! Ata kane ne dore thjesht te refuzojne qe te luftojne ! Por prape do te gjenden “pese mercenare” , sa per te krijuar “idene e luftes” , edhe sikur te ndodhe qe 99% e njerezve botes te refuzoje te luftoje !

    Profesoooor , ata qe shkrepin armet , apo tundin thikat , nuk luftojne per interesat e tyre ! Interesi i tyre eshte thjeshte rroga mujore qe marrin dhe pak ferkim krahesh sa per orgazem trupore dhe mendore !

    Profe , bere gabim !

      • Sigurisht qe je I gabuar ! Me perjashtim te lufterave clirimtare , apo lirimtare , ku individi lufton per vete dhe inetresat e tij jetike sic eshte liria e tij dhe bashkeqytetareve te tij , te gjitha lufterat e tjera jane luftera qe I ben “Kapitali I madh” , me mercenare te paguar me para , apo me truthare te paguar me fe , kjo pake rendesi ka !

        Por fijet I leviz tjeter kush dhe jo “ushtaret e frontit” ! Pra autoret dhe skenaristet , nuk gjenden ne terren dhe aq me pak ne vendin e krimit aty ku zhvillohet lufta !

        Edhe nje gje tjeter ! Kjo nuk eshte Lufta e Trete Boterore ! Luften e Trete e kemi perpara ! Ata qe kane mbushur vendet e tyre me armatim dhe I perfeksionojne sot e kesaj dite , e bejne sepse Luften e Trete e kane ne mendje cdo sekonde !

        • Lleshi me mire qe ,qe ky kapteri nga Progonati te na
          shkruante per historite e bunkerit te popullit shqiptar.
          Ato dy binjaket e Nju Jorkut le tja leje ustallareve,qe
          lozin golfin e qeshin me te tere boten.
          O Lleshi une ti nuk te kam shum qejf,se jemi shum larg
          nga njeri tjetri,por kur vjen puna tek bajgat e kesaj bote
          te madhe meshtrimi,bashkohemi ne nje pike te perbashket,per mos pertipur keto brockolla,qe i hane te
          gjithe kaqe thjeshte.
          Ata qe lozin golfin,nuk i kane ne mendje 3000 veta,
          per punet e medhaja te tyre,cili do qe te jene keta dhe
          shtetas te vendit te tyre.

          • Tartuf Sulioti :
            Edhe se je Ballist ,
            je Vellai Yne ,
            dhe ti , si Stanar nuk e Kupton ,
            se cili eshte Armiku yt .
            Neo – Feudalet Jane –
            O Stanar .- dhe jo Une ., qe ti na quan Komunist .
            Neofeudalet :

            Visioni i dyte :

            Nuk duhet QE europa te ishte ,
            nje model Amerikan ,
            me nje Qevei qendrore e zgjedhur demokratikisht , dhe me nje thesar
            te perbashket [ BC ] DHE ME gARANCINE E BORXHEVE PUBLIKE .
            Ne fakt asnje Fuqi nuk ja doli ne Amerike ,
            Ashtu si ndodhi ne te kundert ne Europe , Duke arritur kulmin e
            endres Neofeudale ,
            Duke kapur 3 Fuqite fondamentale :
            1- fuqine ekonomike
            2- fuqine politike
            3 – fuqine e manipulimit te popujve
            [Fevziu , Mero etj etj ].

            Neofeudalet ja kane arritur ti
            kene te tre fuqit ne dore ,
            Qe sot quhet
            eurozona .
            Vlera nemer nje e Neofeudalve :

            Nenshtrimi i masave INJORANTE .
            ……………. edTJ ETJ ETJ .
            o TARTUF VELLAI ,
            KUJDESU PER dhite ,
            por lexo me shume ,
            Te pakten ta dish se kush ta Fut .
            ,

  • Nuk e di aka me ndodh,por di qe ka me kene Lufta Finale.Shpresoj qe ateistat e muslimanet liberal te konvertohen ne Krishterim

  • Edhe un te falenderoj Krist dhe ndonese i rash shum tangent ceshtjes deGol, po shtoj, se fill mbas luftes dyt boterore, u quajt marveshja Breton Gunts, barazpesha e shtypjes dollarit ne sasi te floririt ! Ne fillim shkoi mir, por De Gol dinaku dhe jo vetem, kuptuan se dicka nuk shkonte mir me shpenzimet kolosale te luftes ne Vietnam! E kuptuan qe shtypeshin dollar varda, qe te mbulonin horllikun ,por ai qe guxoi ta plaste ishte De Goli, qe e pesoi, sic thash dhe profesorit ton, qe i ra kaq gjat i duhej ta vinte piken mbi “i” perderi sa e mori kte angazhim e te mos e tirte “kodra mbas bregu”! E per fat te keq sot bota esht nen sundimin e ktyre letrave “magjike”qe vendosin fatet e popujve dhe te ardhmen e njerzimit !
    Pershendetje !

  • Interesante analiza e jote z.Islami.Gjithsesi po konfigurohen edhe fuqi shteterore si Rusia, Irani, Koreja e Veriut etj. qe mund te perfshihen ne perplasjen me pjesen tjeter, atehere do te jete vertet lufta e trete .

  • Jam plotesisht dakort me dy komentuesit e pare dhe me vjen keq per kete hartim te dobet te profesorit, i cili akoma nuk e ditka qe kullat binjake i hodhi ne ere Bushi, qe te gjente preteks per te sulmuar Irakun. I lutem prof. te lexoje historine e krijimit te ALKAIDA-s dhe te mesoje qe kjo organizate eshte themeluar dhe shfrytezuar nga amerikanet per qellimet e tyre.
    Boten e drejton paraja profesor dhe parane e ka ne dore FED dmth. Rokfeler & Co.
    Sipas teorise se tyre njerezimi eshte shtuar shume dhe duhet te tkurret, prandaj ka dhe luftra. Ka krize financiare Prof. dhe Lufta ka qene dhe do mbetet gjithmone zgjidhja e tyre.
    Bota ka hyre me kohe ne shekullin e skllaverise moderne; tani ka vetem te pasur dhe te varfer. Apo mendon se EU eshte nje organizate bamirese qe e preu barku per ne dhe popujt e tjere dhe po na “ndihmojne” me para hua. Ata po na fusin ne kllapat e skllaverise ndersa ne u shkruajme hartime.

    • Pak boje stlolapsi sa per te vene nje 10 (dhjete) , per hartimin e “bukur” , e kam dhe une ! Prandaj nuk ka nevoje te shkoni aq lart dhe aq larg duke iu sherbyer atyre per te cilet jeta njerezore eshte nje hiç !

      Nuk do t’jua japin asnje dhjete , madje dhe do t’ju tallin dhe ofendojne per driteshkurtesine !

      Kush do nje 10 te merituar , nga une , le te shkruaje te pakten , per “harabelat” qe jane zhdukur tashme nga qytetet tona , per shkak te ndotjes dhe “ndertimshkaterrimeve” qe na kane marre diellin !

        • Faleminderit i nderuar ! Nuk ka kenaqesi me te madhe se te kuvendosh shqip me njeri tjetrin !
          Me “shqip” , une kuptoj kthjelltesine , pastertine e urtine e kesaj gjuhe dhe te mendimit njerezor qe kjo gjuhe si rralle te tjerat , ka mundesine ta jape !

          Respekte gjithashtu nga une !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *